Koment
— Kjo kërkon mirëkuptim, empati dhe vetëdije, që pritet nga secili individ, e ende nuk po ndodhë.Shumica e kësaj kaste politike janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara…
Skënder MULLIQI
26 vjet paqe në Kosovë. Përfundimi i luftës dhe fitorja nga Serbia hegjemoniste i gëzojë shqiptarët kudo që jetojnë.U fitua shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan pas një lufte titanike historike dhe të luftës të fundit çlirimtare më shumë njerëz të vrarë dhe të masakruar nga regjimi terrorist i Millosheviqit. Edhe të gjithë pasardhësit e tij deri të krimineli i luftës Aleksander Vuqiqi, po kërkojnë sërish luftë për pushtimin e Kosovës. Nuk po pranojnë së për Serbinë tokat shqiptare kan humbur përgjithmonë. Ata edhe po pretendojonë luftë duke mbajtuar rregullisht veriun e vendit më shumicë serbe të destabilizuar, por që nuk do të arrijnë më kurrë të pushtojnë apo të ndajnë Kosovën.
Politikanët tanë duhet ta kujtojnë gjithmonë luftën dhe sakrificat e saj për liri dhe pavarësi, që i kanë harruar ! Ata në vend të saj kan zgjedhur diskriminimin sistematik të shumicës, e privilegjet i kan ndaluar për familjët e tyre dhe militantët e ndryshem partiak, duke u bërë milionerë më para të popullit, shumë të vuajtur historikisht nën okupim serb, dhe tash në kushte të paqës nga “okupatorët e politikës”. Manipulimi dhe shtypja politike sikur janë bërë normë politike dhe institucionale, gjuha e urrejtës, gjuha e përqarjës dhe shprehjet e intolerancës po shkatërrojnë hapësirën publike. Kjo “paqe negative“ po përdorët si monedhë nga politikanet, e cila po pëngon transformimet pozitive shoqërore dhe politike në vend.
Krizat e vazhdueshme politike dhe institucinale janë duke u prodhuar pa asnjë nevojë, e të cilat kriza janë duke na shkaktuar dëme të mëdha si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke humbur shumë donacione nga BE-ja. Duke manipuluar fajin kolektiv, duke mos pranuar përgjegjësinë individuale, aktorët kryesorë të politikës po pengoojnë plasimin e të vërtetës, të zbatimit të te gjitha reformave të sistemeve të cilat po funksionojnë më defekte. Kjo dëshmohet nga kontradiktat e shumta në marrëdhënien midis institucioneve dhe shoqërisë. Sjelljet hazardeske dhe banditeske politike ndaj mirëkuptimit dhe empatisë, balanca e vazhdueshme e transmetimit të frikës dhe përçarjes në hapësirën publike, praktika e përjashtimit të shumicës, janë barrë që mbahen nga breza e breza qytetarësh.
Është pritur nga aktorët kryesor të politikës të parandalojnë këtë situate të keqe me kriza. Kjo kërkon mirëkuptim, empati dhe vetëdije, që pritet nga secili individ, e ende nuk po ndodhë. Shumica e kësaj kaste politike janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara. Nëse nuk largohen nga skena politike, henez mund tu shihet sherr aq madh, sa do të jetë i pa riparueshem. Vendi është duke u pru në rrezik të madh nga këta diletant të politikës. Populli nuk ishte dashur të preferojë heshtjën e rrokullisjën që i bëhët Kosovës! Kemi njerëz të rinj profesionial të cilët duhet të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike të vëndit, dhe të tjetrët që e kan vullnetin e mirë.
Kur rrymat kryesore politike të botës po qojnë drejtë një lufte të madhe, dhe ideologjitë –veqenarisht kur shpresojmë për përparim – po çojnë drejt shkatërrimit të gjithçkaje që është e shejtë tek njeriu. Kjo krizë globale nuk është duke i interesuar kësaj kaste politike sikur po jetojnë në ndonjë planet tjetër! Edhe në fakt nuk kan faj së shumica prej tyre rastësishtë dhe më lidhje gjenden në poste të larta politike–pushtetare, dhe nuk dinë pertëj hundës së vet, e le me të dinë së çka don të thotë shteti dhe kombi. Dihet së ku të dërgojnë mizat, siç thotë një fjalë të popullit?! Njerëzit që nuk i kuptojnë trendet dhe nuk ndryshojnë trende nuk i duhen askujt….!











