MALËSIA E MADHE PA UJË TË PIJSHËM, A E DINI PSE?

0
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Se uji në burim nuk shkon dot te konsumatori.

Malësia e Madhe furnizohet me ujë të pijshëm kryesisht nga burimi i Rjollit, i cili në burim nxjerrë 70 litra ujë në sekondë, të mjaftueshëm për të furnizuar me ujë 70 mijë banorë – thonë ekspertët e fushës, që janë marrë me atë punë. Kjo në pikun e thatësirës, dmh. në ditët e sotme, se në dimër nxjerrë më shumë.

Por ku është problemi që uji në burim nuk shkon te konsumatori?

Problemi është se pas një tërmeti në një moment të caktuar, tubacionet e eternitit apo qeramikës, që e merrnin ujin nga burimi, janë thyer dhe uji rrjedhë poshtë e humbet. U pat dhënë nga qeveria Meta një fond prej 500 mijë dollarësh për ta rregulluat këtë defekt, por paratë u vodhën, ikën në drejtim të paditur, dhe që atë ditë e sot, nuk është bërë më asnjë ndërhyrje tjetër në këtë burim, për ta marrë ujin e për t’ua sjellë banorëve në këto ditë të thata të verës.

Edhe me ujin për vaditje të Kanalit të Shtodrit, u dhanë 13 milion Euro për riparimin e tij e për të sjellë ujë për të vaditur tokat në Malësi. Ato para u vodhën, e me to u ndërtuan disa pallate të mrekullueshme në rërën e Velipojës nga një njeri afër Metës.

Njerëzit i dinë këto gjëra, por heshtin… dhe heshtjen e tyre e paguajnë banorët e Malësisë, që kanë hapur puse për të vaditur parcelat e tyre të tokave, se ujë për vaditje nuk ka. Dhe këto ditë blejnë ujë me shishe, për të pirë, se ujë në çesma nuk ka.

Pra, hajnia e korrupsioni, e lënë këtë vend problematik e të pazhvilluar. Tani Bashkia Malësi e Madhe ka për detyrë ta adresojë këtë problem, tepër të vonuar, por më mirë vonë se kurrë.

Problemi i ujit të pijshëm, nëse burimi i Rrjollit ka ujë të mjaftueshëm zgjidhet aty, të rregullohet ajo punë, uji të mos lejohet të humbasë nga burimi, por të futet në tuba e t’u silllet banorëve, sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo si fillim. E për ujin për vaditje, kjo duhet të shihet në perspektivë, dhe duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera, që të nxisin prodhimin bujqësor e blegtoral në Malësi.

Të mos rrimë duke pritë, se nga lart nuk vjen gjë, po nuk i luajtëm duart ne këtu poshtë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.