Magjepsja prej budallës e budallallëkut në shoqërinë tonë është tmerrësisht e lartë

0
Luizi - Kiara
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Ja si magjepset Kiara, ngeli pa frymë!

Eksperimenti social me BBVIP Albania ka treguar këtë herë më së miri, se një karapitik, një hajvan, një budalla, një person i paaftë të kontrollojë gojën e veprimet e tij, apo të punojë e të mbajë veten, hyn në Big Brother dhe e bën rrëmujë. Regjia e BBVIP ka krijuar idenë e një djali model, që të gjithë gratë e vajzat, sidomos në Kosovë, e më gjerë, e duan… Po flas me termat e Luizit, që ‘tall bythën’ me tjerët.

Dhe nuk është e lehtë që një person ta pranojë definicionin “budalla”, aq më tepër budallenjtë, që u duket karagjozi gjeni.

Ky është një problem i madh.

Gjatë kësaj kohe jam ndeshur me dy tipe njerëzish, me njerëz që kanë një dije e kulturë të caktuar, që thonë, ‘paske mbaruar’, si merresh me BBVIP?, dhe kanë të drejtë. Dhe me një tip njerëzish, që u duket vetja aq të zgjuar sa magjepsen prej një hajvani e thonë: kush je ti, një pikë ujë, që me kritikua Luizin?!

Unë kam dije, para, e produkt më shumë se Luizi, fitoj më shumë se ai, ky jam unë! Prandaj e kritikoj, dhe nuk magjepsem nga karagjozllëqet e mungesa e tij e kulturës.

Kështu që ju vazhdoni ashtu si jeni, të mos e shikoni Luiz neverinë e BBVIP, se ashtu ndieheni, ose shikojeni se s’keni çfarë bëni e kënaquni me të, dhe shani të gjithë ata, që nuk magjepsen si ju prej tij. Bota është e lirë e zgjedhjet janë tuajat, sipas nivelit që keni! Si fenomen social që është me ndikim shoqëror, unë do të vazhdoj si deri tani, do e shikoj herë pas here ndonjë eopisod në youtube.com, se nuk jam autik, nuk mund ta fshehë anti-patinë për të, sidomos kur e shoh se shumë shqiptarë janë magjepsur kaq keq prej tij, dhe mund të komentoj herë pas here ashtu si komentoj për gjëra të tjera. Pa ekzagjerime.

Por tani e di se sa u vlen lëkura disa miqve të mi në FB, sidomos atyre që për hir të një budallai të famshëm, më thonin mua, ‘kush je ti?’ A e morët vesh kush jam? Jam më i aftë të krijoj produkt e gjëra që i shërbejnë shoqërisë, se sa Luizi. As pi 14 Golden Eagle në ditë, as pi duhan e as rri duke rrejtë familjarët e mi, e as shikoj me gjetë grua, që të më mbajë me para, si Luizi.

Një rast banal dje me një luizist.

Dikur i pati ndodhur një aksident pa fajin e tij, duke ecur në rrugë, një makinë vjen me shpejtësi nga pas, frenon me forcë, dhe e godet në karroceri kamionçinën e tij. Bam… Policia merr vesh se ky ka para dhe ia marrin kamionçinën e tij në komisariatin e Shkodrës. “Pse ma morët?” i pyet ky. “Na thanë se ke para…” – ia kthyen ata duke qeshur. I shkuan 3 muaj e kamionçina që i duhej për punë qëndronte e bllokuar. Jep para ky i shkreti sa njërit e sa tjetrit polic, por pa sukses. E në fund vjen e më thotë mua, kështu e kam punën.

Mirë, i thashë unë, shko në prokurori e tako këtë person dhe sqaroje si është puna, parimisht, duhet me ta dhënë kamionçinën. E mori për 2-3 ditë, pa dhënë asnjë lek. Por kur erdhi tani rasti i Luizit, ai i dukej gjigand, e ti asnjë lek. I thashë, “e kush leshin je ti apo Luizi? A e pe shkrimin e Mentorit çfarë thoshte?! Se një shoqëri injorante dhe e degraduar vrapon kështu pas luizërisë…” Herën tjetër, nëse më kërkon ndihmë e nisi për te Luizi… :p

Prandaj, duke e parë fenomenin e një hajvani, që merr nam e habit dynjanë, i jam referuar Gjush Sheldisë, gjenialitetit të tij, që dekada më parë ka thënë:

Del një budallë në rrugë e shqiptarët vrap pas tij“, (pas Saliut, Jozefinës e deri edhe pas Luizit, etj.) “e thonë shikoje budallën sa gjeni është…
Del një i mençur në rrugë, dhe askush nuk shkon pas tij. E thonë, shikoje budallën…“. Këtë e kam provuar edhe unë si aksiomë me rastin në fjalë.

Si thoshte Mentor Kikia me shkrimin e tij “Luizeria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë“, ky popull ka probleme të mëdha, dhe e kuptoj fort mirë, pse ky popull është në këtë gjendje dhe ka edhe qeverisjen që e meriton, me e vjedhë e me e rrejtë gjithë kohës.

Shiko Luizin sa bir kurve është, i kërcej Kiarës sipër… Urrraaaahhhh…. Kënaquni o popull!

Duke parë Luizin që fyen e bullizon në një kanal kombëtar si Top Channel, i është hapur oreksi edhe fansave të tij të fyejnë e të kënaqen nga fyerjet, duke kujtuar se idhulli i tyre është luan. Kjo na ka ndikuar edhe ne tjerëve e pyesim: “pse i tolerojmë kaq shumë këta hajvana?

Valbona Mema doli nga BBVIP sepse u ndje e fyer prej Luizit e askush nuk i tha gjë atij… Ndërsa Bledi Mane tha ndër tjera kur doli: “Luizi ecën sikur ecën me bythë përtokë ose sikur është pronar i një klubi streaptease…

Popull tepër problematik, pa një identitet të mirëfilltë, popull tallava! Dhe Luizi që vjen nga Shkodra e kulturës… :p

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.