Madeleine Albright ishte “Gruaja e parë më e fuqishme” në historinë e SHBA

0
Wright Albright - postscript

Albright udhëtoi në një botë të rrëmujshme të pas Luftës së Ftohtë, që shtronte pyetje të mëdha se kur dhe si duhet të angazhohen SHBA për të ndaluar dhunën.
Fotografia nga Brad Trent/Redux

Passhkrim

Si Sekretare e Shtetit, ajo parashikoi rrezikun e sundimit të Putinit edhe kur bënte fushatë për zgjerimin e NATO-s në kufijtë e Rusisë.

Nga Robin Wright24 mars 2022NewYorker.comPërktheu Arben Çokaj

Madeleine Albright ish Sekretare e Shtetit e Shteteve të Bashkuara.

Madeleine Albright ishte zyrtarja e parë e lartë amerikane, që takoi Vladimir Putinin, menjëherë pas ngjitjes së tij të papritur në Presidencën Ruse, në vitin 2000. Ata folën për gati tre orë për gjithçka, nga marrëdhënia e Moskës me Perëndimin deri te përdorimi i shkopinjve për ushqimin kinez. Në një Op-Ed të fundit për The Times – botuar një muaj para se të vdiste, nga kanceri, të mërkurën, në moshën tetëdhjetë e katër – ish-Sekretarja e Shtetit kujtoi përshtypjet e saj fillestare për liderin rus.

Putini është i vogël dhe i zbehtë,” shkroi ajo, “aq i ftohtë sa të jetë pothuajse zvarranik“. Ajo e përshkroi atë si thellësisht të “turpëruar” për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe “të vendosur për të rikthyer madhështinë e tij“. Gjatë gjithë një karriere në punët e jashtme që zgjati gati gjysmë shekulli, Albright ishte shpesh parashikuese e frikshme, veçanërisht për Rusinë dhe tragjeditë e Evropës. Në fund të fundit, ajo lindi në to, në ish-Çekosllovakinë, në vitin 1937.

Familja e saj fillimisht u largua nga nazistët e Adolf Hitlerit dhe më vonë nga komunistët e Jozef Stalinit, ndërsa ata u zgjeruan më thellë në Evropë. Ajo zbarkoi në Kolorado në moshën njëmbëdhjetë vjeç dhe u bë shtetase amerikane në moshën njëzet vjeçare. Ashtu si shumë emigrantë të gjeneratës së parë, Albright zhvilloi një dashuri të thellë për – dhe idealizoi iluzione rreth – atdheut të saj të adoptuar. “Vetëm në Amerikë një refugjat nga Evropa Qendrore mund të bëhej Sekretare e Shtetit,” u tha ajo qytetarëve të sapoformuar amerikanë, dekada më vonë, në një ceremoni natyralizimi.

Unë kam udhëtuar me Albright gjatë katër viteve të saj si Sekretare e Shtetit. Ajo ishte një diplomate e devotshme dhe udhëtare e furishme deri në të gjashtëdhjetat e saj. Në vitin 1997, ne kaluam zigzage nëpër dhjetë vende në tre kontinente në dymbëdhjetë ditë, duke përfshirë një takim, në një orë të paperëndishme, në zyrat e OKB-së në Gjenevë, midis ndalesave në Londër, Islamabad, Delhi, Riad, Vankuver dhe qytete të tjera që mezi i mbaj mend. Ajo na kaloi të gjithëve.

Edhe pse mezi pesë këmbë e gjatë (150 cm), Albright nuk kishte asnjë shqetësim për t’u përballur me diktatorët. Ajo u përball me Saddam Huseinin për arsenalin e tij të raportuar të armëve të shkatërrimit në masë dhe bëri udhëtimin e parë të një zyrtari të lartë amerikan në Korenë e Veriut për të negociuar me Kim Jong Il për raketat balistike. Ajo nuk ia doli në asnjë kërkim, por ishte gjithmonë e gatshme të provonte.


Të preferuarat e New Yorker-it

Robin Wright, një shkrimtare dhe kolumniste kontribuese, ka shkruar për The New Yorker që nga viti 1988. Ajo është autore e “Rock the Casbah: Rage and Rebellion Across the Islamic World” (Rok the Casbah: Bujë dhe rebelim në të gjithë botën islame).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.