Milazim Zeqiraj
Zgjedhjet 9 shkurt 2025 nuk ishin zgjidhje
Pas zgjedhjeve të lira të 9 shkurtit 2025, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje doli parti fituese me 42% të votave (48 deputetë).
Megjithatë, si parti fituese ai nuk mori përgjegjësinë për krijimin e institucioneve dhe e mbajti vendin të bllokuar.
Më 26 tetor 2025, ai pranoi publikisht se nuk i ka numrat për formimin e qeverisë.
Ai që nga zgjedhjet,i ka hapur luftë opozitës, gjykatatave, Gjykatës Kushtetuese, mediave dhe Listën Serbe.
Në ndërkohë, proklamoi edhe “Republikë të Tretë” imagjinare, e cila e sfidon rendin kushtetues të Kosovës, një ide mjaft e rrezikshme për vendin.
Qeveri në detyrë, pa detyrë
Z. Kurti erdhi me premtime për ndryshim. Ne besuam.
Në pamje të parë, gjithçka dukej normale, por pas zgjedhjeve nuk i muar përgjegjësit që me koalicion ti formoj institucinet. Në ngërç politik deklaronte: “Kuvend s’ka, por ka qeveri“ në detyrë pa detyrë.
Ai apelonte: “Votoni Kuvendin e më sfidoni në krijimin e qeverisë.”
Kështu para ditë në Kuvend,
pas dite në qeveri, që ende nuk është formuar dhe me 26.10. 2025 premtoj se nuk i ka numërat për formimin e qeveris.
Tani kemi Kuvend por nuk kemi qeveri.
Për premtime askush nuk flet më.
Jeta e qytetarëve rëndohet çdo ditë, për fajin e votës së vet.
Ky është një teatër politik ku fjalët ka shumë, por rezultatet mungojnë.
Kosova nga viti 2023 është nën masa nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Në arenën ndërkombëtare, Kosova po paguan çmimin e e elitës së vet politike
Masat realitet i hidhur
Ka filluar “ zhgenjimi nga lideri i shpresës” që tashmë nuk po gëzon më përkrahje se nuk diti të menagjon 42% të votave për formimin e qeverisë.
Në këtë kohë Kosova muar njohje nga Siria, kurse pak kohë më parë nga Kenia dhe Etiopia, njohjet jane janë suksese të Kosovës.
Masat nga EU, mos pranimi ne KE janë mossuksese.
Integrimi në Bashkimin Evropian është shndërruar në lojë të pafund, ndërsa dialogu me Serbinë ka humbur kuptimin, tani pas takimit në Oher u ba hallakam dhe barrë e rënd për Kosovën.
Fajsimet e pa besushme
Është e pa besushme se opozita ka bërë lobim në Departamentin e Shtetit Amerikan për izolimin e Albin Kurtit.
Po aq qesharake është edhe akuza se opozita është “dorë e zgjatur e Serbisë”, ose Albin Kurti është “bashkëpunëtor i Serbisë”.
Pasojat për mos formimin qeverisë
Në vend që z. Kurti më LVV si fitues i zgjedhjeve ti formonte institucionet dhe të forconte pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare që të thellonte marrëdhëniet me EU dhe administratën amerikane dhe të ndërtonte një prespektivë të fortë perëndimore, ai po e dobëson kosoven me bllokim duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve për hoshe e boshe se nuk i ke fitu 51%.
Kjo situatë po e dëmton Kosovën çdo ditë më shumë.
Ne nuk kemi luksin të humbim kohë – se nuk kemi kohë.
Ekonomi e ngrirë dhe shoqëri në ikje
Ekonomia dhe mirëqenja shoqërore e Kosovës nga masa e Bashkimit Europian ka stagnim. Çmimet po rriten, pagat mbeten të njëjta, ndërsa familjet po varfërohen.
Për rininë, migrimi është bërë nevojë, jo dëshirë.
Kjo politikë është plagë mbi plagë që po e zbraz vendin nga rinia e tij.
Kosovën e mban gjallë populli i saj me punën jo kjo kastë politike që sundon nga paslufta e deri më sot.
Disa zëra të shoqërisë civile dhe disa gazetarë janë ende zëri i ndërgjegjes publike, që guxojnë të tregojnë të metat e pushtetit. Opozita ende nuk po gjenë rrugë ti kundërvihet këti pushteti dhe ta bind masën për gabimet e pushtetit.
Populli i Kosovës me rininë e vet është kapitali më i vlefshëm dhe më i sigurt i vendit.
SHBA-të dhe vendet evropiane janë me popullin e Kosovës, jo me politikanët e saj, duke garantuar ende mbështetje dhe siguri që vendin të jetë larg kaosit.
Rruga drejt Perëndimit është e ardhmja e Kosovës
Kosova sot duhet të ndahet nga politika infantile dhe të vazhdojë rrugën e vet euroatlantike.
Kursi i majtë populist dhe ideologjik ka rezultuar i pashpresë.
Populli shpreson ende në SHBA dhe në aleatët perëndimorë.
Çdo ditë e humbur nga kjopolitikë është një ditë më pak për të ardhmen e vendit dhe rinisë.












z. Milazim!
Portali Fjala e LIRË, admin. i së cilës është i nderuari Arben Çokaj, publikon shkrime që janë të rëndësisë së veçantë dhe tërheqin lexuesin, për lexim dhe KOMENT.
Shkrimin e juaj – bukur të gjatë, e lexova me kujdes, i cili shkrim është më shumë se KRITIK, veçmas ndaj LVV.
Sido qoftë ju lumtë për guximin!
Nuk jam i sigurt se a i keni dëgjuar fjalët që Presidentja e Kosovës – Vjosa Osmani ia tha si përgjigje në pyetjën e gazetarit të DW – Bahri Cani-t!?
Po e përfundoj KOMENTIN me këtë mendim:
As teologët me më famë në kisha e xhamia, as ligjëruesit më të njohur në Shkolla e Universitete – NUK KANË AQ NDIKIM TE POPULLI, SESA MEDIAT DHE SHTYPI.
Respekt,
për juve dhe
për z. Arben Çokaj
Shumë i ndëruari Z. Hasani.
Më vjen mirë që e keni vlersu shkrimin tim, e përshendeti edhe Z. Arben për gazetën më karaktër kombëtar.
Dua të kjartsoj unë nuk kam ndërdije të kritikoj individ ose parti politike. Partitë politike tona janë vlerë kombëtare e jona. Ne kemi vujtur se nuk kemi pasur parti polotike. Jam kunder atyre qe mundohen to rrenojnë partit politike. LVV është parti e shpresës njëhere 51% e me 9.2.25 me 42%. Kët % nuk duhet zhgenjy.
Me respekt M. Zeqiraj