Lufta dhe Paqja

0
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Sot, në botë sikur politika, inteligjenca, sharlatanizmi, kultura dhe arti futen të gjitha në të njëjtin kazan. Vetëm primitivët provokojnë, çdo idiot, gjysmë-inteligjent apo labrador mund të provokojë. Qytetërimi i botës sonë do të kërkojë ndryshime rrënjësore shoqërore – në fakt, një revolucion. Por, revolucioni nuk do të thotë të fillojë më një luftë të re. Fundi i njerëzimit vjen në këtë botë sikur të ishin të gjitha regjimet e formës autoritare. Ekspërtët e ndryshem situatën globale po e komentojnë në mënyra të ndryshe.Disa po thonë së më fillimin e nisjës të luftës në Ukrainë dhe në Gaza, ka filluar Lufta e Tretë Botërore, edhe pse ende po provohet paqja nepërmes ndërmjetësve të ndryshem.

Nese nuk bëhën hapa komonkret thirrjët për paqe duket apstrakte.”Paqja” nuk është një term që na lejon të bëjmë dallimin vendimtar politik që na nevojitet. Pushtuesit gjithmonë duan sinqerisht paqe në territorin e pushtuar të shtetit sovran siç, po synon këtë edhe Vladimir Putin në Ukrainë. Kjo formulë paqeje më legjitimim të pushtimit të territoreve të huaja po pretendohet edhe në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në rrypin e Gazës. Kjo logjikë sa është apsurde është po aq logjikë fashiste për shtypjën e popujve të tjerë. Njësoj po dëshiron në Ballkan edhe Serbia e Vuçiqit, që më luftë të re të realizon Serbinë e Madhe, dhe pastaj sigurishtë së shovenistët serb do të kërkonin paqën.

Kjo formulë e re nuk është gjë tejtër pos një luftë më përmasa globale shumë tragjike për njerëzimin. E vetmja mënyrë për të parandaluar një Luftë të Madhe tjetër është të shmanget një “paqe” që kërkon luftëra të vazhdueshme lokale për t’u ruajtur. Tek kush mund të mbështetemi në këto kushte? A duhet t’u besojmë njerëzve të politikës të vendeve autoritare siq janë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Serbia në Ballkan dhe ndonjë shtet tjetër? Duhet të përjashtohen nga loja politike apo mos të lejohen nga bota demokratike, lojërat e tilla, më logjikë autoritare pushtuese të shteteve të tjera. Po jetojmë në një kohë e cila konsiderohet post – ideoogjike. Realpolitika nuk është më e mirë.

Ajo është bërë thjesht një alibi për ideologjinë, e cila shpesh përdor një dimension të fshehur për të errësuar krimin që po kryhet hapur. Një akt agresioni po shpallet akt mbrojtjeje siç pretendon Serbia për luftën në ish-Jugosllavi. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot. Rusia e ka pushtuar qartë Ukrainën dhe po synon qartë civilët dhe po zhvendos miliona. E megjithatë, komentatorët dhe ekspertët janë vazhdimisht në kërkim të “kompleksitetit” që qëndron pas gjithë kësaj. Duket së Evropa dhe Amerika vonë i kan kuptuar këcënimet e Putinit, duke menduar se thjeshtë janë lojë fjalësh, së thjeshtë është lojë manipulimi, dhe doli mendim shumë i gabuar. Putini sulmoj ushtarakisht një shtet sovran siç është Ukraina, dhe pastaj ajo ishte e interesuar që të shpërndaj luftnën në rajone të tjera krizash, siç ndodhi edhe më luftën në Gaza.

Presidenti serb, gjatë vizitave të shpeshta në Rusi po mere instrukcione nga Pujtin që të përdorë të njejtin skenarë luftë edhe në Ballkan, kur dihet për problemet e theksuara etnike. Real politike në shumë raste duket naïve se ka rezultate naïve. Është naïve të supozohet se edhe pala tjetër, armiku, po synon një marrëveshje pragmatike të kufizuar. Për të parandaluar kaosin total politikat botërore ishte dashur të bëjnë gjithëqka që të lirohen nga ideologjitë fashiste më përqendrim ushtarak të pushtetit. Ultranacionalizmi dhe ultranacionalistet, siq i kemi edhe në pushtetin e Serbisë, janë sinjali i agonisë dhe të vdekjës së pushtetit kombëtar, dhe vdekjës të demokracisë dhe lirive elementare njerëzore. E vetmja zgjidhje e vërtetë është të ndryshojmë pikëpamjen për botën.

Një ilustrim i rëndësishem. Para disa kohësh, Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një organizatë konservatore amerikane, njoftoi se Moska planifikon të destabilizojë Bosnjën dhe Hercegovinën gjatë presidencës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke rishikuar Marrëveshjen e Dejtonit. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më 28 shtator se Rusia do të “rishikojë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit” gjatë presidencës së saj të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor 2025, duke pretenduar se marrëveshja dyshohet se shkel “të drejtat e popullit serb”. Lavrov paralajmëroi se Dejtoni mund të “shëmb” dhe akuzoi Perëndimin për “shkelje flagrante” të marrëveshjes dhe një sulm ndaj shtetësisë së Serbisë.

Ai theksoi veçanërisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet perëndimore, e cila, sipas tij, është bërë një sulm ndaj interesave të Serbisë dhe “Ortodoksisë Serbe” në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kremlini i ka përdorur edhe më parë këto marrëdhënie për të përhapur përçarje në Evropë, për të minuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe për të larguar vëmendjen perëndimore nga Ukraina në Ballkan. Sipas analizës së ISË, kjo është pikërisht ajo që ai po planifikon tani përmes levave institucionale në Kombet e Bashkuara.

Si në Bosnje që është EUFOR qe edhe mbajti ushtrime ushtarake në këtë shtet, edhe në Kosovë është KFOR si strukura ushtarake të NATO-së të cilët do të kujdesen për paqën në Ballkanin Perëndimor, duke parandaluar qdo tentativë të Rusisë dhe Serbisë për të gjuajtur zjarrin e luftës edhe në rajonin tonë. Sigurisht duke u bazuar në këto deklarime të Moskës zyrtare, presidenti serb, Aleksander Vuqiq duke aluduar për Kosovën, deklaroje së “do të ndodhë lufta”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.