LUANI I EPIRIT

0
Ali Pashë - Tepelena
Sabile Keçmezi-Basha
Sabile Keçmezi-Basha

Sabile Keçmezi-Basha

LUANI I EPIRIT

(Ali Pashë Tepelena)

Në pikturën e zbehur nga ecejaket
Në murin e suitës të hotelit “Grand Saraj”
Na priti me buzëqeshje të ngrirë
Si vet malli në fytyrën prej guri
Ejani këndej, na tha
Këtu është bota ime e përtejme

Nga kalaja na buzëqeshi Janina
Në bregore rriteshin minaret
Baladat i rriteshin në gishta
Vetëm edhe një gllënjkë ujë dua
Nga ishulli i “Kastros”
Ku merr fuqi
Trimëria ime e kuqe

Këmbëkryq biseduam në mindere
Me mjekrën e bardhë mbuloi Epirin
Që rrufet mos ti lëndojnë truallin
Dhe kalaja e shkërmoqur
I qau në prehër

Ai qeshi…
Sa mundi qeshi
Për testamentin
Që kurrë nuk vuri ferman
Për ballin e stolisur me gjerdanë
Te Vasiliqes së bukur

Papritur ai dhe ajo ikën nga ëndrra
Për ta gjetur vetveten
Në një dimension tjetër
Të ditës që do të harroj
Për të ardhur nesër…

Janinë, 27 qershor 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.