Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Ata që e vranë Kolonelin Ahmet Krasniqin, vranë të ardhshmen e Kosovës (S. N.), 21, Shtator 2025
Se krahu i majtë, UÇK-ja e udhëhequr nga Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e … Bardhyl Mahmuti për të cilët do të flas e të tregoj disa nga të bëmat e tyre, ishin besëprerë, hilexhi tregojnë edhe të dhënat që do ti paraqes:
“Në Oslo e kemi caktuar takimin për të biseduar pikërisht për ofertën e Ahmet Krasniqit. Jo për të bërë marrëveshje siç interpretohet. Takimi është i regjistruar dhe nuk ka nevojë të shtrembëroj asgjë. Disa gjëra i ka kërkuar që unë s’jam pajtuar. Ka kërkuar që komunikatat të lëshohen në emër të qeverisë, komunikatat që lëshonte UÇK -ja, dhe ka bë ofertë për t’u bashkuar të gjithë…” thotë Xhavit Haliti 1*)
Kolonel Agim Mehmeti në librin “E vërteta për FARK-un”, shkruan kështu:
“ …Atë natë, më 23. 05 1998, në mbrëmje vonë nga hoteli “Oslo”, Fatmiri (Fatmir Zymeraj, sqarim imi), Ahmetin dhe mua na merr dhe na dërgon në një vend në Oslo, aty ku Fatmiri e kishte një lokal-byro të vetin. Ne, me të shkuar në byro takuam Shaban Mujën dhe Xhavit Halitin. Më vonë Fatmiri e sjell edhe Adem Demaçin.
Të gjithë ulemi rreth një tavoline të gjatë. Pas përshëndetjeve, fjala e parë e Adem Demaçit ka qenë:
Fikni telefonat dhe nxirrni bateriat jashtë “ 2*)
E nënvizova me shkronja të zeza dhe një vijë të trash të zezë përfundi fjalisë: “Fikni telefonat dhe nxirrni bateriat jashte “, për të vërtetuar para lexuesve dhe shqiptarëve se Xhaviti ose është rrenc ose është rrenc, i pafytyrë e i pabesë.
Qe pse është Xhaviti edhe rrenc, i pafytyråe edhe i pabesë. Adem Demaçi iu thotë që ti fikin, mbyllin telefonat e bateritë e telefonave ti qesin në tavolinë bashkë me telefonat ndërsa Xhavti tradhtisht paska pasur ndonjë aparat tjetër përgjimi, manjetofon, telefon ose mjet tjetër që i ka inqizua bisedat pabesisht.
Kujt me i besua?
Ahmeti është vrarë, Ademi e Agimi kanë vdekur por gjallë janë edhe dy të tjerë, Shaban Muja dhe Fatmir Zymeraj.
Nëse Shaban Muja e Fatmir Zymeraj janë të pashpirt e të pandershëm, mund të deklarohen ndryshe nga ajo që ka thënë Adem Demaçi dhe e ka ka shkruajtur Agim Mehmeti, “mbyllni telefonat …”.
Kolonel Agim Mehemti, në librin “E vërteta për FARKUN” vazhdon:
“Pasi u pajtuam për të gjitha për çfarë kishim biseduar, Xhaviti, Shabani dhe Fatmiri i paraqesin si kërkesë Ahmetit për të ndërmjetësuar te Ministri i Financave, Isa Mustafa, pasi që Fatmir Zymeraj kishte mbledhur të holla për 3%-in në shtetet skandinave , mbi 170.000 marka gjermane dhe në momentin e fundit ato i kishte derdhur në Fondin “Vendlindja Thërret”.
Ahmeti iu ka premtuar atyre se ky problem do të zgjidhet pasi ne u pajtuam për të gjithat” 3*)
Kjo është pabesia tjetër. I muarën paratë dhe ikën e u fshehën pas llugave derisa erdhën forcat e NATO-s, për të dalur si triumfues..
“Kur këthehen në Tiranë, në zyrën ku punoja me Ahmetin, në pyetjen time drejtuar Ahmetit
–“bacë, ku janë këta djemë që kishin marrë pjesë në takimin e Oslos”? Ahmeti përgjigjet:
“-unë jam takuar një ditë me me ta dhe në kërkesën e bërë nga Xhavit Haliti, që të vie në shtab, ai Xhaviti, mu përgjigj se :
“-ne kemi punuar që tetë vite në konspiracion e kështu që për për çdo problem mund të takohemi në objektet jashte shtabit, në dhomat e banimit (në Tiranë)” 4*) ,
Jakup Krasniqi, deklaronte se nuk kishte FARK, më shumë se njëherë. Një gazetare shqiptare që punonte në Zagreb, Diana Rexhepi shkruante: “Është vrarë Krasniqi i gabuar!” 5*)
Kurse për Hashim Thaçin, Diana shkruante: Hashim Thaci deshi të më vras tri herë 6*)
Por të dalim te Kolonel Ahmet Krasniqi.
Krerët e UÇK-së, konkretisht Hashim Thaçi e kishte kërcënuar Kol. Ahmet Krasniqin.
“Çka mund të them se në takimin e parafundit të cilin e patëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Bardhaniq më 01.09.1998, prezent ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Idriz Zyrapi, Ramush Haradinaj, Binak Gashi etj, ishte bërë fjalë se do ta vraasin Ahmet Krasniqin dhe këto kanë dalë nga goja e Binak Gashit i njohur si “Breshka”, sepse e ka gruan serbe dhe gjithnjë sipas Binakut e njeh Ahmetin nga Kroacia, ndërsa në bisedë telefonike të cilën e ka zhvilluar komandant Tahir Zemaj me Ahmet Krasniqin në prezencë të Hashim Thaçit në një moment Ahmeti e kërkon Thaçin në telefon duke i thënë se, “Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande.
Ti e din se çka jemi marrë vesh në Tiranë”, pas kësaj bisede Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, pas tri jave u ekzekutua Ministri Ahmet Krasniqi në Tiranë.
A ishte rastësi apo vrasje mirë e organizuar me aktorë dhe urdhërdhënës nuk duhet të jesh shumë i mençur për t´ia qëlluar” 7*)
Bardhyl Mahmuti, është ai i cili në shoqatën “Liria”, në mbrëmjen e 21 shatorit 1998 ka thënë: “ … do ta vrasim edhe Ahmet Krasnqiqin” 8*)
Ky faqezi, Bardhyl Mahmuti tash rren se gjoja nuk ka thënë se do ta vrasim Ahmet Krasniqin por e vërteta është se ai dhe lehaqenat tjerë të lpk-së, krahu i majtë i UÇK-së janë përgjegjesit, nëse jo dorasit që atdhetarëve siq ishte Kolonel Ahmet Krasniqi u vranë. Koloneli vritet para mesit të natës së 21 shtatorit kur në shoqatën “Liria” ende kishte bashkëqytetarë që e kishin dëgjua fjalimin e Bardhyl Mahmutit.
Bardhyli, Xhaviti, Hashimi, Jakupi nuk mund të flenë të qetë sepse janë ata që i kanë ndërsye bandat vrastare kundër patriotëve shqiptarë e familjeve të dalluara nacionaliste.
Ata mundohën të fëshihen pas UÇK-së por uçk-ja e tyre, krahu i shmajtë nuk po mundet me e mbrojtur as vetvehten.
Ata, atje në Hagë, avokatët dhe dëshmitarët po pranojnë se nuk kanë pasur ndikim as autoritet, nuk kanë pas hierarki, zingjir komandues e nuk është ditur kush është komandant e kush është ushtar, kush është spiun e kush patriotë dhe a kishte apo jo Shtab të ashtuquajtut “Shtab të Përgjithshëm 9*)
Po të ishte ndryshe, Hashimi nuk do ta “emëronte” Bislim Zyrapin Komandant të Shabit të Përgjithëm të UÇK-së.
1*) “Haliti: Kam marrë para, por jo tetë milionë marka, Gazeta Liria, 24.05.2018
https://gazetaliria.com/haliti-kam-marre-para-por-jo-tete-milione-marka/
2*) “E vërteta për FARK-un, Fillet e organizimit të sistemit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1998, fq 107
3*) Po ay, “E vërteta për FARK-un”, në faqe 113
4*) fq. 114, 115 “E vërteta për FARK-un”.
5*) “Diana Rexhepi përgjigje ish zëdhënësit të UÇK-së, zotriut Jakup Krasniqi, lidhur me prononcimin e tij në SHQIPTARI.EU, Publikuar me: 8 Maj, 2016
6*) Pročitajte ovo na: https://www.info-ks.net/vijesti/interview/138863/diana-rexhepi-hashim-thaci-pokusao-da-me-ubije-tri-puta (Hashim Thaci deshi të më vras tri herë)
7*) “Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, 27 Gusht, 2019
8*) “Bardhyl Madhmuti,1998, në Liria.Do ta vrasim Ahmet Krasniqin”
“LDK BOS
12 november 2014
Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!
”Serbët vrasin e ”UÇK-ja” flasin”, i shkruante Mer Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998!
Shkruan: S. Kastrati, Suedi
9*) Duncan: Nuk kam pasur dëshmi se ekziston një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake
Të dhënat janë marrë nga librat dhe portalet dhe janë 100% të verifikuara si të sakta.
FUND
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 22 shtator 2025
sinankastrati09@hotmail.com











