Milazim Zeqiraj
( Kushtuar 1612 dëshmorve të kidnapuare gjat luftës se fundit në Kosovë më 1999 )
Marrëveshje pas marrëveshje
për dëshmorët tanë.
Edhe kjo e fundit në Bruksel
mbetet në leterë si ato më parë.
Vitet po ikun, por edhe ky vit kaloj
Ne si për herë më lot nën çepallë,
për varre të hapura pa dëshmorë.
Armiku pa mëshirë,
ishte më zjarrë në sy e hekur në dorë.
Luftën në front më UÇK nuk ja mbajti,
Liria e jonë që vinte nga qielli ate e tmerroi.
Nga inati i humbjeve filloi më hakmarrjë
Golgota shqiptare më 24.3.1999 filloi.
Më krime shfarose
ndaj popullit duarë thatë filloj,
se e donte Kosovën pa shqiptarë.
Populli në ikje drejt bjeshkës
për një grimë jetë.
Armiku pa meshirë nga inati i humbjeve
në beteja më ballore më UÇK
dhe nga bombardimet e NATOS
filloi të hakmerrej ndaj popullit duar thatë
më kidnapime e vrasje masive
vetëm pse ishin shqiptarë.
Të vraret i varroste në Serbi
për ti humbur krimet pa gjurmë,
Kosovën e donte pa shqiptarë.
Ne ishim pa forcë,
ne ikje luteshim për fatin tonë.
Për armikun, mëshira nuk egzistonte,
ishin barbarë si ata më parë.
Krimi gjenocidal ishte arti i luftës së ti
Ne në liri mbetëm të vujtur e lotë në sy.
Më ose pa marrëveshje
na i kthe dëshmorët tanë.
30.12.2024