Logjika e komunizmit po e dëmton funksionimin normal të shtetit të Kosovës

0
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Në botë ka trazira dhe luftëra. Brezi i ri i shqiptarëve sigurishtë janë të lumtur që jemi të lirë, falë bababllarëve dhe gjyshërve të tyre, që bënë pjesën më të madhe dhe më të ndritshme të punës në fund të shekullit të kaluar, ku më luftë e çliruan vendin nga Serbia fashiste. Politikanet e pas luftës, jo të gjithë nuk kuptuan sa duhet së çka është dhe çka kërkon shteti? Më mirë më thënë lirinë dhe pavarësinë e shfrytëzuan për hesape të veta, më shumë së sa të tjerëve. Paten shumë dështime në zhvillimet shoqërore dhe politike të vendit, së fronti i tyre ishte pasurimi. Dhe, ky pasurim u bë në kurriz të qytetarëve të lodhur, të cilët sapo kishin dalur nga flakët e luftës çlirimtare.

Nuk patën vetëdije të re, kan mbetur të njejtë. Kanë mbetur më logjikën sundimtare të regjimit komunist zhvatës dhe përfitues. Pos në fushat e politikës dhe të ekonomise, më së shumti dështuan në kulturë, art dhe media. Në mënyrën e tyre, barinjtë e televizioneve të tyre po hyjnë në punishten e neokomunistëve, të cilët nuk janë në gjendje të plasojnë të vertëtën por rrenen dhe manipulimin. Këtu e kam fjalën për një pjesë të gazetarëve dhe analistëve politikë të disa televizioneve. Po plasojnë në opinion idiotësi politike ndaj politikanve të ri në pushtetin e Kosovës. Po krijojnë pa asnjë arsye situata të shpifura. Këta janë alarmi i kuq.

Diçka duket qartë së nuk shkon këtu.Dikush sikur po i këndon veti këngë, po i thurë elozhe. Për fatin e njerëzimit komunizmi ia ikur që 35 vite. Njerëzit e tillë burgosnin dhe përsekutonin më kënaqësin më të mëdhe njerëzit. Dhe, edhe pse ka kaluar ajo kohë ne nuk po largohemi shumë nga ideologjia e mbrapsht e komunizmit. Agresioni komunist ishte i madh karshi çdo vlere kombetare, dhe as sot nomenklaturat e mbetuara të ish komunizimit serbo-jugosllav nuk janë duke lënë Kosovën të qetë. Tek disa qarqe politike dhe mediale po funksionion formula e vjetër e Udbës.

Dhe, e gjithë kjo po bëhët nga ata që po paguhen mirë, të tipit tradhëtar të Fatmir Shehollit së bashku më shokët e tij. Këta po zbatojnë praktika të fshehura kunder Kosovës dhe të ardhmës të saj në Ballkan. Po krijojnë gjendje acaruese politike për të futur përqarje të mëdha. Asgjë më e mirë nuk mund të pritet nga njerëzit injorant, të cilët refuzojnë të marrin pjesë në mënyrë normale në jetën shoqërore dhe politike të vendit të vet. Kjo pjesë e njerëzve më kokat e tyre të prapambetura politikisht po tentojnë ta çmontojnë më propagandë të ndyrë shtetin e sapo lindur të Kosovës me mediat e tyre të tipit të Hajrie Spikericës… Deri kur se..!?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.