Lirimi i Saliut nga arresti shtëpiak është shenjë e mirë për të dhe pér PD-në

0
Sali Berisha

Por për zgjedhjet e ardhshme, ende nuk dihet se si do të bëhet loja e kush mund t’i fitojë zgjedhjet.

Unë deri tani kam qenë me idenë, ik Sali, që të gjitha partitë të bashkohen e të largojmë edhe Ramën e pastrohet miré politika shqiptare nga 3 politikanë të korruptuar, që e kanë dëmtuar këtë vend.

Kurse me këtë vendim të sotëm të gjykatës, mund të shohim ndoshta një tonifikim të politikës e rolit të opozitës dhe nëse amerikanët kanë ndikim këtu, ata mund të mendojnë se roli i Saliut është i domosdoshëm për qeveri teknike e për largimin e Ramës.

Populli shqiptar nuk e do më Ramën aty, se ka rënë Euro por jo çmimet e karburanteve e ushqimeve që blihen me Euro, pra nuk kemi një forcim real të lekut, kemi më shumë një makinacion financiar të dëmshëm për ekonominë e vendit dhe kjo e ka varfëruar popullsinë, e cila nuk di kë të zgjedhë nga dy mamuthët e politikës shqiptare, Ramën apo Saliun?!

Mbetet për t’u parë në vazhdim, a do i dalin Ramës të palara nga drejtësia në muajt e ardhshém, si do të jetë aksioni opozitar, a do të krijohet një frymë popullire anti-Ramë, apo jo, a do të bëhet një qeveri teknike? – për të kuptuar që para zgjedhjeve se kush mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.