Liria është fjala më e shtrejtë

0
Newborn - Prishtina

Koment

Skënder MULLIQI

Liria eshtë fjala më e shtrejtë. Ajo është “një luftë dhe përgjegjësi e përditshme”, duke kujtuar rëndësinë e vitit 1999, ku lufta më Serbinë përfundoi në favorin tonë pas shumë dekadash nën okupimin serb. Nuk duhet kurrë të harrojmë këtë. Mos të harrohet gjaku i atyre që qëndruan herokisht dhe dhanë jeten për liri dhe pavarësi. Mos të harrohet dhe kjo vlenë për politikanët tanë të cilët kurrë pas lufte nuk pushun më lojërat e tyre politike në Kuvend dhe jashtë kuvendit. Nuk guxojmë të harrojmë masakratë e Mejës, Lubeniqit, Rahovecit, Reqakut dhe shumë masakra në çdo cep të Kosovës.

Ato duhet të jetojnë përgjithmonë mbrenda nesh. Kuvendarët e zgjedhjeve të fundit nacionale sikur kan harruar së një komb merre frymë dhe qendron mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Shumë baballarë, nëna dhe djemë e vajza lindën dhe luftuan që Kosova të merrte frymë lirshem. Çdo pëllëmbë e kësaj toke është lagur më gjakun e atyre që i thanë jo okupimit nga Serbia fashiste. Ishte dhe ka mbetur një mesazh vendosmerie dhe detyrimi i shënjtë ndaj Atdheut.

Ne nuk e morëm shtetin në pjatë, ne lufuam për të me gjak. Dhe tash duket së zor ishte ta fitonim e ta krijonim, dhe më zor ta ruanim. Sigurishtë së nuk po bëjmë sa duhet detyrën kombëtare që ta ruajmë shtetin, që është edhe detyrë e shenjtë ndaj atyre që dhanë më të çmuarën për këtë vend-jetën e tyre. Dita e Shtetësisë e vitit 2008 simbolizon luftën shekullore të popullit shqiptar për liri dhe një shtet të pavarur. Prandaj, është mesazh dhe thirrje për vigjilecë dhe përgjegjësi dhe respect për sakrificën e bërë. Kjo sigurishtë së nuk është histori e mbaruar. Shteti ndërtohet përditë dhe pandalshem.

Nuk ndërtohet më opstrukcione politike që po e shohim në institucionin më të lartë të shtetit, për 24 herë më radhë, për fat të keq kjo për Libër të Ginisit. Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë, por armiku mbetet i njëjtë. Shpirti i fashizmit serbomadh në Ballkan nuk fle, ai vetëm na mbikëqyrë dhe pret mundësinë e tij. Qëllimi i tij është i njëjtë: të shkatërrojë shqiptarët, të fshijë identitetin tonë. Të vdekurit tanë nuk ranë pre e heshtjës dhe përkuljes prej frikacakësh. Kur humb emrin tënd, ke humbur identititin dhe Atdheun tënd.

Nuk duhet të lejojmë. Nuk mund të ndërtosh një shtet nese vazhdimisht përdorë manipulime dhe rrena, për përfitime përsonale. Duhet të jemi të palëkundur në bashkëpunimin, unitetin dhe stabilitetin afagjatë të Kosovës. Vetëm kështu ecim përpara dhe mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.