7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj LIRIA DHE DEMOKRACIA NË KËNDVËSHTRIMIN E ZEF AHMETIT

LIRIA DHE DEMOKRACIA NË KËNDVËSHTRIMIN E ZEF AHMETIT

0
Zef Ahmeti - Liria dhe demokracia

Nga Isak A H M E T I

I. Në vend të hyrjes

Zef AHMETI (1975) është emër i njohur jo vetëm në rrafshin kombëtar. Punimet e tij shkencore, siç dihet tashme, janë të publikuara në revista e gazeta të njohura e të ndryshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Është autor i disa monografive studimore shumë të rëndësishme dh me vlerë si
1. Mendime mbi kushtetutën dhe shtetin, Zagreb, 2005,
2. Çfarë është kultura shqiptare, Albanisches Institut Tiranë-St. Gallen, 2012,
3. Liria dhe demokracia – raporti i ndërsjellë, Prishtinë-St. Gallen, 2014, etj.

Për këto dhe veprat e tjera studimore të tij kam shkruar edhe më parë dhe kam theksuar se ato janë me vlera shumështresore, por dhe kontribut i çmueshëm dhe i padiskutueshëm në shkencën e albanologjisë!… Prandaj si të tilla meritojnë qasje të veçantë!

II. Liria dhe demokracia, raporti i ndërsjellë, Prishtinë – St.Gallen, 2012, fq. 141,

është njëra nga veprat më të rëndësishme të Zef Ahmetit të cilës po i qasem sërish edhe për faktin se lënda që është trajtuar në këtë vepër studimore, siç e ka thënë edhe vetë autori, përmban disa fusha që autori i ka vlerësuar se mund të vihen në një tablo të përbashkët për të kuptuar më thellë disa aspekte shumë të rëndësishme pse jo edhe vendomtare për një shoqëri të lirë e demokratike.

Që në fillim është menduar dhe vlerësuar, thotë autori, që të shpjegohen nocionet liri – demokraci, duke iu shtuar këtyre disa mendime, të cilat shpesh plotësojnë njëra tjetren por edhe vënë në dyhim disa mendime dhe nxisin mendjen për të kujtuar disa vlerësime të tjera. Ky libër, të cilin po e marrim në një rishqyrtim më të thellë edhe për faktin se është interesant dhe me vlera shumdimensionale mbase edhe i vetmi i këtij lloji në mjedisin tonë kulturor-shkencor. Në libër janë paraqitur mendime që dominojnë në Perëndim, ku ne si komb, edhe pse i shpërndarë në disa vende, pretendojmë të jemi pjesë e tij, t’u përshtatemi ecurive të tyre,ecurive rajonale-kontinentale-globake.

III. Struktura e librit

Librin në fjalë autori e ka strukturuar në shtatë kapituj si vijon:

I. LIRIA

1. DISA QASJE RRETH SEMANTIKËS SË LIRISË
2. LIRIA NË ANTIKË,
3. LIRIA NË MESJETË,
4. KOHA E RE DHE E SOTMJA,
5. LIRITË NË AKTET JURIDIKE NACIONALE DHE KONVENTAT NDËRKOMBËTARE

II. KULTURA DHE LIRIA

1. Ç’ËSHTË KULTURA?
2. KULTURA DHE LIRIA.

III. DEMOKRACIA

1. ASPEKTI HISTORIK I ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË,,
2. ANTIKA,
3. MESJETA,
4. KOHA E RE DERI NË SHEK.XX,
5. LLOJET E SISTEMEVE JO DEMOKRATIKE ,
6. KONCEPTI I DEMOKRACISË,
7. LLOJE/ TIPET E DEMOKRACIVE PERËNDIMORE,
8. DEMOKRACIA DIREKTE DHE INDIREKTE,
9. PARIMI I SHUMICËS,
10. LEGJITIMITETI I PUSHTETIT NGA POPULLI,
11. DISA VARIANTE DHE KRITERE TË KONCEPTIT TË DEMOkRACISË ,
12. DEMOKRACIA NË BASHKIMIN EVROPIAN.

IV. LIRIA DHE DEMOKRACIA NË CIVILIZIMIN (QYTETËRIMNIN) ISLAM

1. VLERËSIME HYRËSE,
2. KONCEPTI I DEMOKRACISË DHE LIRISË NË ISLAM,
3. DIALOGU-RRUGË E AFRIMIT MES CIVILIZIMEVE,

V. RAPORTI MES AMERIKËS DHE EVROPËS LIDHUR ME DEMOKRATIZIMET DHE PAQEN GLOBALE

1. “KULTURA STRATEGJIKE” EVROPIANE DHE AMERIKANE,
2. ËNDRRA AMERIKANE DHE EVROPIANE
3. PËRZIERJA E STRATEGJIVE.

VI. LIRIA DHE DEMOKRACIA: RAPORTI I NDËRSJELLË

1 KRITIKAT SISTEMIT DEMOKRATIK,
2.DISA QËNDRIME MË TË THELLUARA ANTIDEMOKRATIKE NGA HANS-HERMANN HOPTE,
3.A SJELL DEMOKRACIA LIRINË?,
4.DISA ELEMENTE THEMELORE TË TË KUPTUARIT TË DEMOKRACISË PERËNDIMORE

VII. PËRFUNDIME

Krejt në fund të kësaj vjen një SHTOJCË shkrimore shumë interesante dhe përmbajtësore me titull:

PËRPJEKJET PËR LIRI DHE DEMOKRACI TEK SHQIPTARËT,
ku janë përfshirë këto njësi shkrimore siç vijon:

1. DISA ASPEKTE TË ZHVILLIMEVE NË EVROPA JUGLINDORE -BALLKANIT,
2. SHQIPËRIA -VLERËSIME HYRËSE,
3. SISTEMET POLITIKE QË.PËRJETOI SHQIPËRIA,
4. MENDIME MBI LIRINË DHE DEMOKRACINË NË PROCESIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË,
5. KOSOVA BËHET PJESË E JUGOSLLAVISË,
6. JUGOSLLAVIA KOMUNISTE DHE KOSOVA NË PERIUDHËN 1945-90,
7. KOSOVA NËN ADMINISTRATËN NDËRKOMBËTARE-LIRIA DHE DEMOKRACIA ,
8. DISA MENDIME PËR FUND.

*LITERATURA, *LIT. PËR THELLIM

Nga paraqitja e titujve të mësipërm që janë përfshirë dhe trajtuar në këtë vepër, kuptojmë se sa e rëndësishme dhe me vlerë është kjo vepër jo vetëm për lexuesit por edhe për studiuesit dhe për ata që merren me politikë.Prandaj lirisht mund të konstatojmë dhe vlerësojmë pa fije dyshimi se vepra në fjalë ka vlera shumëdimensionale dhe si e tillë është kontribut i paçmueshëm në mjedisin tonë kulturor dhe shkencor.

Pasqyra e literaturës së shfrytëzuar në këtë vepër ,që është dhënë në fund të librit, si dhe mënyra e trajtimit të problematikës së shtruar, dëshmon për një autor dhe studiues shumë serioz i kulturës dhe shkollës gjermane ndër ne ,do thoshim të rrallë ,në shkencën e sotme shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.