10.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Liria & Demokracia 1999-2026, Kosovë

Liria & Demokracia 1999-2026, Kosovë

0
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Po kalojnë 27 vjetët të çlirimit të Kosovës, që e bëri NATO, Amerika, Britania e Madhe, dhe forcat politike ushtarake UÇK, LDK si dhe popullata që jetoi në Kosovë.

Ky ishte intervenimi i parë dhe i fundit i NATO-s në 77 vjetët e ekzistimit.

Pilotët Amerikanë, dhe pilotët tjerë nga shtetet e NATO-s, rrezikuan jetët e tyre për çlirimin e Kosovës, duke u kujdesur të ketë sa më pak viktima civile-ushtarake edhe nga ana e agresorit.

Pilotët për veprën humanitare, dhe rrezikimin e jetës së tyre, meritojnē objekt memorial, dhe dekoratën më të lartë shtetrore të Kosovës.

12 Qershori 1999, ishte dita e lirisë dhe mrekullisë, pas afërsisht 500 vjetëve të okupimit Aziatik deri 1912, dhe 87 vjetëve të okupimit Europian 1918-1999.

Liria çë e ekzekutoi SHBA ua mundësoi qytetarëve të Kosovës të jetojnë ashtu si duan dhe dijnë:

Dikush punon dikush në pension. Dikush punon në postë, spital, në RTK, qeveri, në shkollë-universitet, në KEK, e dikush hapë posta, spitale, RTV dhe shkolla-universitete private.
Dikush shetitë, lavdon, privatizon, skijon, proteston, vjedhë, lakmon, adhuron, buzëqeshë, zgërdhihet, ndërton, urrenë, xhelozon, injoron, voton, votohet, citon, kritikon, predikon, gërzhitet, predikohet, shëron, lëndon, prodhon rrymë, vjedh rrymë, shet rrymë…

Dikush ankohet për gjthëçka, dikush kënaçet me gjithëçka. Dikush mëson-studion, lahet në pishinë, shkon në deti mbrenda 2 orëve, paguan tatim, aktron në teatër, aktron në parlament, grahë veturën normalisht e dikush si egërsirë.
Dikush e kalon vendkalimin për këmbësorë duke shfletuar instagramin, e dikush si baletan. Dikush fiton medale të arta olimpike, e dikush kalëron në Vali Ranch.
Dikush shkon në Gjermani, Zvicër, Amerikë e dikush në Siri, dikush bëhet ushtar, biznismen, ingjinier, polic, terrorist, minator, bujk, zjarrfikës, piroman, sportist…

Ndërmarrësit fantastik ndërtuan mijëra, fabrika, hotele, super shoping qendra si Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall etj. Vetëm një(1) agro-biznismen i mbjelli 1 milion trupa pemësh.

Disa luten në faltore, në auto-rrugë e trotoare, disa në kasino dhe bastore, e dikush i plaçkitë të gjitha… pa lutje.
Dikush bënë pastrimin kimik, pastron rrugët, pastron paret, dikush e pastron të kaluarën, e dikush e njollosë të kaluarën dhe të sotmen.

Dikush shet gështenja-kallamoq, e dikush patriotizëm, dikush ushqehet natën e dikush ditën e natën, e dikush kur ka mundësi, disa lirojnë gazra, e disa e “çlirojnë” Shtimjen e çliruar.

Disa themelojnë kompani gurëthyese, disa themelojnë parti politike gurëhedhëse, e disa bëhen gurëhedhës duke e gjuajtur dreqin, disa shesin dhe blejnë gurë të çmuar.

Dikush e shpallë e dikush e tallë pavarësinë. Dikush lypë pare te semafori, dikush lypë pare për OJQ, e dikush LQN gjithëkah. Dikush e hapë përfaçësinë e kompanisë H & M, e dikush veq H.M.

Liria vlenë për të gjithë, duke përfshi mos-mirënjohësit, sadistët dhe të poshtrit, çë e urrejnë lirinë, sepse është vepër Amerikano-Britanike.

Produkte të lirisë janë afërsisht 160 000 biznise, 420 000+ punëtorë të regjistruar, dhe afërsisht 200 000 të paregjistruar, 350 000+ nxënës-studentë, 200 000+ banesa, 170 000+ shtëpi, dy auto-rrugë fantastike…dhe 500 000+ automjete për ti shfrytëzuar këto rrugë.

Gjithsesi produktet më të mira të lirisë demokratike janë njerëzit e lirë.

Liria Amerikane ua mundësoi 1.4 milion Kosovarëve të diasporës, të larguar në periudhën 1953 – 1997 të kthehen në vendlindje, ose të e vizitojnë, e disave të luajnë futboll për Kosovën.

Liria ia mundësoi disaporës të zhvillojë turizmin duke e vizituar Kosovën, e disave të krahasojnë Kosovën me Zvicrën që i ka 734 vjetë pavarësi, dhe të pohojnë gjenialisht se: në Zvicër është më mirë se në Kosovë.

Liria themeloi mijëra OJQ, shumë prej të cilave lirisht gënjejnë me “surveja”, “strategjia”, “analiza”, dhe paguhen të “vërtetojnë” se në Kosovë gjithëçka është keç.

Liria dhe demokracia funksionojnë për të çeverisur si i: ndershëm, i meqëm, hajn monopolist, cubë-komitë, pragmatik, demokrat, socialist, sadist, i poshtër, diletant, akademik…

Liria ia mundësoi një ish kryetari socialist të Prishtinës ndalimin e festimit të 4 Korrikut në Prishtinë, ndërsa një protestuesi vandalist ia mundësoi lëndim-grithjen e ambasadores Amerikane.

Amerika ka investuar në siguri, liri dhe demokraci të Kosovës, çë ua mundësoi shteteve tjera përfitime duke investur mjetet financiare të Kosovës në : Aeroport, Elektro-Kosovë, faltore kulti…, ndërsa shteteve të BE-së të investojnë financat e tyre në KS.

Amerika dhe Britania s’kanë përfituar asnjë cent nga investimet (afërsisht 45 miliardë $), për 27 vjetë të sigurimit të lirisë, me prezencën ushtarake, dhe investimet ekonomike të USAID-it, DFID-it.
Amerika dhe Britania përfituan titullin humanitar: çlirues të popullit Shqiptar, që nuk e shijoi lirinë 6 shekuj. Kjo ishte kënaçësia dhe interesi Amerikano-Britanez.

Informatë për pohuesit se USA & UK kanë interes ekonomik në KS:
Kompania APPLE, është më e pasur se 96% të shteteve në botë. Agjencioni “Port Authority(New York)” për ura, tunele, hekurudha, aeroporte… në 2025 kishte bugjetin 10 miliard$. Britania nga produksioni muzikor në 2025 fitoi mbi 8 miliard euro.

Njerëzit që kurrë si kanë ndihmuar dikujt, nuk e kuptojnë ndihmën Amerikane, dhe pohojnë se: Amerika ka interes “gjeostrategjik”.

Nocioni: ”gjeostrategjia” keçpërdoret nga primitivët mos-mirënjohës, çë me perfiditet e minimizojnë-nihilizojnë ndihmën madhështore Amerikano-Britanike.

Amerika dhe Britania e Madhe do të ekzistojnë edhe pa i ndihmuar Kosovës.

Amerika dhe Britania 27 vjet pa lobime, e mbrojnë lirinë dhe demokracinë e Kosovës, prej egërsirave të jashtme dhe mbrendshme.

Amerikë & Britani,
…. faleminderit për 27 vjetët më të mira, në historinë e shkruar dhe të njohur të Kosovës.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.