Xhelal Zejneli
- “Bibla”, janë shitur apo janë shpërndarë 3 miliardë e 900 milionë kopje;
- “Kurani” është botuar, është shitur apo është shpërndarë në numër të madh kopjesh;
- “Citate“, Mao Ce Dun (1893-1976); janë shitur apo janë shpërndarë 820 milionë kopjesh;
- Ëndrra në dhomën e kuqe (The Dream of red chamber, Cao Hsiocin), roman kinez i shekullit XVIII. Është shitur në 100 milionë kopje;
- Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës (El ingenioso hidalgo don Quijote de la Manche, pjesa I më 1605; Pjesa II më 1615), Miguel de Servantes Saavedra (1547-1616), shkrimtar spanjoll. Është i parti roman modern i historisë së letërsisë, është shitur mbi 500 milionë kopje;
- Tregim për dy qytete (A Tale of Two cities, 1859), Çarlz Dikinz (Charles Dickens, 1812 – 1870) i romancierit anglez. Flitet për Londrën dhe Parisin pas Revolucionit Francez (1789). Janë shitur mbi 200 milionë kopje të kësaj vepre;
- “Iku bashkë me erën” (Gone with the Wind, 1936), roman i shkrimtares amerikane Margaret Mitçell (Margaret Munnerlyn Mitcell, 1900-1949). Janë shitur 33 milionë kopje. Në vitin 1937 autorja u shpërblye me çmimin “Pulitzer”. Në vitin 1939, sipas motiveve të këtij romani u xhirua edhe filmi i cili konsiderohet si më i shikuari në historinë e Hollywood-it. Filmi u vlerësua me disa çmime Oscar;
- Princi i vogël (Le Petit Prince, 1943), Antuan dë Sen-Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry, 1900-1944) romancier dhe tregimtar francez. Roman ose përrallë për të rritur dhe për fëmijë. Është përkthyer në 250 gjuhë dhe dialekte. Janë shitur 200 milionë kopje;
- „Mendo dhe pasurohu“ (Think and Grow Rich, 1937) i autorit amerikan Oliver Napoleon Hill (Oliver Napoleon Hill,1883-1970). Si autore e librit figuron edhe gruaja e Hillit, Rosa Lee Beeland. Libri flet për zhvillimin personal dhe përmirësimin vetanak. Janë shitur 30 milionë kopje;
- “Ditari i Ana Frank“ (Anne’s diary), Ana Frank (Annelies Marie Frank, 12 qershor 1929 – shkurt / mars 1945)). Ishte një vajzë hebraike e lindur në Gjermani. Humbi jetën në Holokaust. Janë shitur 27 milionë kopje të ditarit;
- Kryezoti i unazave (The Lord of the Rings, 1954 -1955), Xhohn Ronald Reuel Tolkien; Bloemfontein, Republikë e Afrikës Jugut, 1892 – Bournemouth,1973) romancier, tregimtar dhe filolog anglez. Prej moshës katërvjeçare jeton në Angli. Diplomoi në Universitetin e Oksfordit. Romani i sipërthënë është shitur në 150 milionë kopje. Është një roman i përbërë prej tre vëllimeve: Besëlidhja e unazës, Dy kullat dhe Kthimi i mbretit.
- Hari Poter dhe guri filozofal, Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling; Yate, Mbretëri e Bashkuar, 31 korrik 1965- ) shkrimtare britanike, autore e romanit “Hari Poter” (Harry Potter, 1997). Vepra përbëhet prej shtatë vëllimeve. Janë shitur 520 milionë kopje. Më së shumti është shitur vëllimi i parë;
- Luani, shtriga dhe gardëroba (The Lion the Witch and the Wardrobe, 1950), Kliv Steplis Luis (Clive Staples Lewis, 1898-1963) shkrimtar britanik. Mbajti pozicione akademike në letërsinë angleze, si në Magdalen College, Oxford dhe Magdalene College Kembrixh. Vepra e sipërthënë është shitur në 85 milionë kopje;
- Një histori e aventurës (A History of Adventure,1887), Henri Rider Hagard (Sir Henry Rider Haggard, 1856 – 1925) shkrimtar anglez. Romancat e trilluara aventureske i vendos në vende ekzotike, kryesisht në Afrikë. Romani i lartpërmendur ka ushtruar ndikim mbi shumë shkrimtarë anglezë. Është në 83 milionë kopje;
- Kodi i Da Vinçit (The Da Vinci Code, 2003) është roman misterioz triler i shkrimtarit amerikan Den Braun (Daniel Gerhard Brown, 1964- ). Ky autor është i njohur për romanet triler. Romani i lartpërmendur u botua në vitin 2003 dhe është një nga veprat amerikane më të shitura të të gjitha kohëve;
- “Alkimisti“ (O Alquimista, 1988), Paulo Koelho (Paulo Coelho de Souza, 1947- ) lirik dhe romancier brazilian. Romani i sipërthënë është parabolë shumë-shtresore e ekzistencës njerëzore, himn për shpresën, për ëndrrat për të ardhmen dhe për dashurinë. U bë bestseller ndërkombëtar. Janë shitur 65 milionë kopje;
- „Muzgu“ (Twilight, 2005), Stefani Majer (Stephanie Meyer, e lindur Morgan, 1973- ). Roman romantik për vampirët për të rinj. Janë shitur 160 milionë kopje. Është përkthyer në 37 gjuhë.
* * *
Me kalimin e kohës, të dhënat e lartpërmendura ndryshojnë. Veprat e sipërthëna ribotohen, shiten, shpërndahen dhe lexohen prej lexuesve të rinj. Krahas këtyre veprave, dalin në dritë edhe vepra të reja. Lista të këtilla hartojnë botues të ndryshëm të botës.












z. Xhelal!
Ju lumt për shkrimin, por me pak vërejtje:
A. Titulli i shkrimit: LIBRAT MË TË LEXUAR NË BOTË… ; ndersa shkrimi i juaj përmban LIBRAT MË TË SHPËRNDARË – SHITUR
1). Nën 2. Për Kur’anin nuk keni shkruar se sa kopje janë shpërndarë – shitur- lexuar?!
2). Keni numëruar 17 libra me të shpërndarë – shitura.
3). Përse nuk keni shënuar për librin me titull: “100 personalitetet më të shquara në historinë njerëzore” të shkrimtarit amerikan Majkël H. Hart, në të cilin shkrimtari në vendin e parë e shënon Muhamedin – para Shën Palit, Budës, Jezu Krishtit e të tjerëve dhe jep sqarimin përse e ka vénë në venin e parë Muhamedin, e gjer me tani asnjë shkrimtar, mendimtar etj. NUK KANË DHENË VEREJTJE, KUNDËRSHTIME etj.