Largimet nga Kosova po bëhën nga korrupcioni dhe shoqëria e shkatërruar?!

0
Emigrantët

Skënder MULLIQI

Çdo hulumtim për shpërngulje nga Kosova, na tregon së këto po bëhën nga korrupcioni dhe shoqëria e shkatërruar. Të larguarit e ri të pas luftës, po ikin nga krimi dhe korrupcioni, po ikin nga gjendja e e parregulluar shoqërore dhe politike, po ikin nga mungesa e shtetit të së drejtës, po largohen masovisht nga primitivizmat dhe provincializmat, nga politikat dhe politikanët të cilët nuk po lirohen nga logjika e kaluar komuniste. Shumica mendojnë së nga këto fënomene negative nuk kan mundësi të bëjnë jetë më të mirë, dhe së nuk ka mundësi të prosperimit dhe as të punësimit në Kosovë.

Kur shteti organizohet dhe udhëheqët dobët nga politikanët e pa aftë, nga politikat pa vizion e të pa shpresa, natyrisht së njerëzit nuk dëshirojnë të kalojnë më jetën aty. Lidhur më këtë temë askush nuk po merret edhe pse është njëra ndër temat e rëndësishme, që lidhët edhe më ekzistimin e shtetit të ri të Kosovës. E kur bëhët fjalë për partitë tona politike, kurrë nuk kan menduar deri me sot, ta qesin në Kuvendin e Kosovës temën e të ikurëve nga vendlindjët e tyre.

Nuk ka dyshim së më heqjën shkaqëve njerëzit edhe mund të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës. Krahas ndryshimve substanciale shoqërore dhe politike, duhet ndryshuar edhe mentaliteti ynë lidhur më këtë pyetje. Kosova dhe qytetarët e saj mjaftë gjatë kan lejuar të robnohen në konstruktin e saj të mbrendshem…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.