KY ËSHTË HEC-i IM… – mesazh promocional dhe motivues!

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Impiant panelesh mbi ndërtesën time, që prodhon maks. 8,2 kWp. Me një smartmeter mat sasinë e prodhimit të rrymës nga paneli dhe me sistemin On Grid, në rrjet, i jep rrjetit të OSHEE-së tepricën e energjisë, pasi llogarit në kohë reale konsumin e ndërtesës.

Kështu që në fund të muajit, një matës dy drejtimësh tregon sa ke prodhuar, sa ke marrë nga rrjeti i OSHEE-së dhe sa ke dhënë rrjetit, dhe nëse i ke dhënë më shumë se ke marrë, fatura e energjisë elektrike bëhet zero. Secila familje që ka mundësi financiare, 6-7 mijë Euro, mund ta bëjë një impiant të tillë dhe shpëton nga faturat e energjisë elektrike. Meqë diellin e kemi pa lekë. 🙂

Llogaritet që kostoja e impiantit të paneleve me gjithë pajisjet e tjera, të likuidohet për 7-8 deri në 10 vjet. Panelet Fotovoltaik PEIMAR OR10H545M, monokristal, italiane, që kam vendosur unë, kanë garanci për 25 vjet dhe prodhuesi jep garanci deri në 30 vjet. Kështu që pasi i paguan shpenzimet e impiantit, keni edhe nja 20 vjet tjera, të paktën, për ta shfrytëzuar impiantin pa shpenzime. Mundet se del ndonjë shpenzim rrugës, por nuk e di. Ka banka në Shqipëri, që japin para borxh, pa interes, për ata që duan ta bëjnë një impiant të tillë, e kush nuk ka para, mund t’i drejtohet edhe bankës.

Unë zgjodha kompaninë Vega Electric shpk., Tiranë, dhe jam i kënaqur me punën e tyre. Inverteri i panelit, Fronius, që bën fuzionin e rrymës së rrjetit me rrymën e panelit, lidhet edhe me internetin, dhe kështu ju mund ta shikoni në kohë reale prodhimin e panelit dhe më gjerë nga celulari smart i juaji.

Bën Stefani, që erdhi për të ndërruar transformatorin, se e kishte tensionin e lartë, më tha: “Pse në Shkoder asnjë nuk ka vënë panele, kurse ju në Malësi po vini kështu?”. Ia ktheva me humor, se Shkodra ka mbetë mbrapa në histori, po merret me Luizin e BBVIP e marrina tjera, kurse ne kemi ecë përpara, jemi europianizuar… :p

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.