KUSHTETUTA E VITIT 1974, MË E FORTË SE MARRËVESHJA E BE-së, PËR KOSOVËN

0
Kurti - Vuçiq - Borrel - Lajçak - takim
Gani I. Mehmeti
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Pas 12 vitesh bisedime me Serbinë, doli erdhi Marrëveshja e BE-së e mbështetur edhe nga SHBA,

Duke parë pikat e kësaj Marrëveshjeje, dhe, duke u ndalur në pikën 7, shihet qartë se Serbia do të jetë pengesë në zhvillimin, përparimin dhe ecjen në mënyrë të pavarur të Kosovës Shtet.

Në Nenin 7 të Marrëveshjes së BE thuhet.

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Ta shoshisim këtë Nenin 7.

Në fillim thuhet: Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, por, në vazhdim, nuk flitet fare për të drejtat e shqipatarëve në Serbi!

Këtu vazhdon e shkruhet vetëm për sigurimin e vetëqeverisjes së serbëve në Kosovë, jo edhe për shqiptarët në Serbi. Nuk idihet se deri në çfarë niveli do të ketë të drejtë vetëqeverisje, ndoshta, këtu serbët mendojnë edhe deri në shkëputje, nëse nuk i vehet një pikë gjatë hartimit nuk e ndalom këtë si dhe referendumin. Nuk kam diçka kundër serbëve, por se nuk ju besohet, aq më shumë kur këtu ka gisht Serbia dhe kur u jipen aq shumë ingerenca Serbisë në hartimin dhe vendosjen e të drejtave aq të shumta, sa e rrezikojnë shtetin e Kosovës.

Vallë, si mund të jetë kaq dorëlirë BE dhe SHBA ndaj të drejtave serbe në Kosovë e të mos jenë po kaq dorëlirë edhe për shqiptarët në Serbi? A nuk është kjo një padrejtësi, a nuk po anohet kah i forti, a nuk ka gisht në këtë vetë Serbia me kërkesat e saja?

Nuk mund të jetë e aftë Republika e Kosovës në marrjen e vendimeve të veta, duke pritur nga miratimi i 2/3 të deputetëve serbë në kuvend të Kosovës, siç është sot sipas Kushtetutës së Ahtisarit për Kosovën. Nuk mund të funksionojë Republika e Kosovës në mbarë territorin e saj me pushtetin e tretë të serbëve në Kosovë.

Si mund të kuptohet kjo fjali e BE: duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës. Çka do të thotë të krijohet një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës? Kjo nënkupton se serbët me asociacionin e tyre, qenkan fare të ndarë nga Qeveria e Kosovës, por duhet t’u krijohet një kanal! Kjo të bën të kuptosh dhe të mendosh se SERBËT në Kosovë mund të shkojnë nga të duan, të bëjnë çka të duan dhe kurrë të mos japin llogari nivelit qendror, pra Qverisë së Kosovës! KJO ËSHTË ALARMANTE PËR KOSOVËN!

Tjetër, të gjitha investimet nga Serbia duhet të përcillen nga Qeveria e Kosovës se për çka do të shfrytëzohen, që assesi të shkojnë në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve e komuniteteve tjera, që nga këto investime të jenë shfrytëzues të gjitha komunitetet brenda komunave me shumicë serbe, jo vetëm serbët.

Prandaj, ne, që mbajmë mend Kushtetutën e vitit 1974 të Kosovës, e dimë se Kosova kishte funksionim të saj më të madh se sot si shtet me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me  statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, status, që nuk dihet çfare do të jetë, por dihet se kjo kishë nuk është kishë religjioze, por politike.

E, deri sa i përket dhe luan rolin politik e jo atë religjioz, nuk do të duhej të kishte fare një status të tillë. Përndryshe, në formulimin e këtij statusi, duhet të ketë edhe një pikë apo një nen të veçantë, se, po kaloi fushën religjoze kjo kishë dhe u fut në politikë, me çka do të përpiqej të ndryshonte politikën brenda Republikës së Kosovës, do të suprimohet statusi i saj, qoftë ngqa prokurori apo edhe nga organet gjegjëse tjera të shtetit.

Dhe, për deri sa feja është e ndarë nga shteti, asnjëra nuk do duhej të lejohej të ndërhynte në sistemin shtetëror politik. E drejtë e tyre dihet se çka do të ishte. Jo, assesi të merren me politikë në Kosovë.

Unë do propozojë që edhe të mos deshifrohet si kishë ortodokse serbe. Kisha duhet të jetë në shërbim të të gjithë ortodoksëve, pra edhe e ortodoksëve shqiptarë dhe e të tjerëve. Kështu shërbejnë xhamitë, ato janë e të gjithë myslumanëve, kështu veprojnë e funksionojnë edhe kishat katolike. Aty kanë të drejtën të luten të gjithë katolikët e të gjithë popujve, jo vetëm katolikët e shqiptarë, kroartë, italianë etj., por e të gjithëve.

Serbët në Kosovë janë më të mbrojtur  se serbët në Serbi.

Prandaj, kujdes në përpilimin e asociacionit  të komunave me shumicë serbe – të mos jetë me fuqi ekzekutive.

Kujdes edhe nga statusi i kishës ortodokse – assesi të krijohet me status Kishë Ortodke Serbe, vetëm Kishë Ortodokse. Kjo do të varet nga përpiluesit e tekstit, jo nga ajo se sa i shkon për shtati Serbisë apo jo.

Mbetet të shohim se kah po shkon Kosova…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.