Për ju që shkoni të votoni katraurën
Të dhëna për Fredi Belerin në gazetën “Egnatia”, në Athinë, prill 1995 shkruar nga Kolec Taboini
SË PARI KUSH ËSHTË MAVI ?
MAVI, bashkim i inicialeve të fjalëve Metopo Apolefteroseos Vorio Epiro, eshte nje organizate e cila u shfaq vitin e kaluar me disa komunikata që u botuan ne shtyp dhe mori përsipër incidentin e Peshkëpisë në të cilën u vranë 2 ushtarakë shqiptarë. Ajo gjithashtu ne shtypin vendas, botoi dhe fotografine me armet e marra ne gazermen e Peshkepise gjate incidentit te 10 prillit të kaluar. Në një intervistë te tij në Televizion, ministri i Rendit S. Papathemelis tha se emri i kesaj organizate del nëpër arkiva që gjysmë shekulli më parë. Fjala është për organizatën MAVI të krijuar në verë 1942 në Tiranë nga Anastasio Kokaveshi, Vasil Shahini, Spiro Daci, Jorgo Taso, e Ilia Konça, e cila pas një vit e gjysmë veprimtari u shpërndava sepse antarët e saj pjesa më e madhe u vranë ose u burgosën.
Fundi i saj shënohet në nëntor 1943. Ndër drejtuesit e kësaj organizate u ekzekutuan J. Taso, K. Labovitiadhi, J. Karathana, H. Babi, J. Gjyzeli, B. Martopulo, An. Ikonomi, Evangj. Gjika, K. Evangjeli dhe L. Papa.
Po kështu nje grupim MAVI ka qenë në vitin 1946 nga ekstremistet e djathte. Ne vitin 1983 eshte dukur prap ndonjë proklamate e nenshkruar me këtë emër. Ndërsa më 11 tetor 1994 MAVI i ri lëshon proklamaten duke marrë përsipër incidentin e Peshkepise, si dhe duke deklaruar se do të vazhdonte me akte vrasje të vazhdueshme. Por të gjitha këto u konsideruan si një dorë e huaj dhe se ishte disi e pabesueshme qe ekzistonte kjo organizatë.
KUSH JANË TË 7-tet?
Në njërën nga dy makinat e ndaluara ne Delvinaq, në mes të rrugës Kakavijë Janinë, policia greke gjeti 9 automatike kallashnikov, nga të cilët 6 prodhim sovjetike e 3 kineze, 897 fishekë, 2 pistoleta Tokarev si dhe veshje ushtarake. Personat e armatosur, sipas njoftimeve të para kishin hyrë në territorin shqiptar dhe pasi nuk kishin mundur të kryenin ndonjë incident, ishin kthyer përsëri.
Grupi përbëhej nga 7 vete: Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, banues ne Nea-Smirni Athine, grek, oficer ne rezerve, Apostolos Karvelas 36 vjeç, banues ne Ymitos Athinë, grek, deri ne vitin 1986 shërbente në polici, Marios Kutulas 25 vjeç, banues ne Athine, nenshtetas shqiptar nga Himara, Foti (Fredi) S. Bileri 23 vjeç, nënshtetas shqiptar nga Himara, Jorgo P. Kristo 26 vjeç, banues në Halandri Athinë, nënshtetas shqiptar nga Himara, Harallamb Papa 21 vjeç, banues në Kalithea Athine, minoritar nga Dropulli i Gjirokastres si dhe Jorgos Papas 29 vjeç banues ne Nea-Liosion Athine grek pa nenshtetesi. Ne shtepine e Apostol Karvelas u gjend nje makine shkrimi e arme, ndersa ne ate te Jorgo Anastasulit komunikata te organizates se fshehte MAVI.
ZGJIDHJA E ENIGMËS:
NË OBORRIN E SHTËPISË SË DR. ANDON KOKAVESHI
Nga kërkimet intensive ne Athinë nga policia greke, ne pjesen verilindore te kryeqytetit grek gjeten ne oborrin e nje shtepie, te groposur ne nje fuqi plastike 7 arme te tipit kallashnikov. Ai ishte oborri i shtepise se Doktorit Andonis Kokaveshis, nip i njerit prej themeluesve te organizates MAVI ne vitin 1942, Anastasio Kokaveshit. Po ashtu U arrestua dhe nipi i tij Evangjelos Kokaveshi dhe qe te dy ju kaluan prokurorise. Sipas te dhenave qe jep policia, armet u fshehen ne ate vend nga nipi i doktorit dhe kreu i grupit të të shtatëve Anastasuli.
Natyrisht kjo çon në a një zhvillim të ri të ngjarjeve dhe e vë grupin e sipërpërmendur përballë akuzave e tepër të rënda si autorë të ngjarjes tragjike të Peshkopisë. Menjëherë pas kësaj ministri i Rendit Papathemelis deklaroi se lidhja midis këtyre armëve dhe Peshkopisë është më se e mundur. Pas një kohë të shkurtër policia merr sinjalizim nëpërmjet një telefonate se në një rrugë në periferi te Kesarianise kishin hedhur një qese plastmasi dhe brenda një automatik Kallashnikov. Qesja u gjend dhe automatiku ishte i prodhimit kinez. Antena dha në lajme se Nr. i Kallashnikovit ishte 525764. Se përse është hedhur ky automatik në rrugë, nga kush dhe çfarë qëllime do të arrijë me këtë veprim mbetet enigmë.
Megjithatë policia e ndjekjes së krimeve bëri hetime intensive dhe kontrolle te vazhdueshme tek ato rrethe që mendohen se janë të lidhur me të arrestuarit. Ndërkohë në intervistë dhënë televizionit Dr. Kokaveshi tha se nuk e dinte se në oborrin e tij ishin fshehur armët. Megjithëse vazhdimisht dalin fakte të reja, të arrestuarit nuk i pohojnë lidhjet e tyre me organizatën MAVI. Mesa duket për zgjidhjen e enigmës së ngjarjes tragjike të Peshkopisë vendos rakordimi i të dhënave të organeve sepse ata nuk i pohojnë lidhjet e tyre me organizatën MAVI. Mesa duket për zgjidhjen e enigmes se ngjarjes tragjike te Peshkepise vendos rakordimi i te dhenave te organeve kopetente te dy vendeve.
Keshtu del nga erresira misteri i nates se 10 Prillit 1994, qe solli ftohje e grindje ne mes te dy vendeve, shqetesime tek njerzit, shqiptare e minoritare, ndersa tek emigrantet solli mundime e vuajtje madje dhe viktima ne ato situata te tensionuara, te cilat kurrsesi nuk duhen te perseriten. Njerëzit duan paqe, miqesi e mirekuptim me njeri tjetrin. Mendojme se tashme politikanet e te dy vendeve ne baze te ketyre konsideratave po veprojne. Dhe kjo është një gjë e mirë, është diçka me shumë se shpresë.
Ditën e doreheqjes së tij, z. S. Papathemelis iu përgjigj në një intervistë me po, pyetjes se a janë të njëjtë numrat e armeve kalashnikove të kapur nga policia, me ata te rrëmbyer në incidentin e Peshkopisë, çka përfundimisht vërteton se të 7-et i përkasin organizatës MAVI.
Kolec P. Traboini
Egnatia, Athinë nr. 20 prill 1995.
Përcillet pjesërisht.