KUJTIME NGA SHQIPËRIA!…

0
Isak Ahmeti - Shqipëri

(Takime dhe ndeja miqësore me shkrimtarët dhe studiuesit e mirënjohur në Shqipëri)

Nga: Isak A H M E T I

Gjatë qëndrimit tim më shumë se një dekadë në Shipëri, kryesisht në Durrës, në Tiranë, në Lezhë, por edhe në Kukël ku kaluar një pjesë të jetës i madhi Ndre Mjeda, kam pasur takime fizike dhe miqësore me shumë shkrimtarë dhe studiues të mirënjohur dhe me peshë të veçantë. Madje edhe në kohën e pandemisë, disa shkrimtarë dhe studiues të mirënjohur nga Durrësi dhe Tirana, falë organizimit të poetes Marina Prenga nga Durrësi dhe shkrimtarit Isuf Dello nga Tirana, falë respektit dhe kujdesit që kishin ndaj meje si krijues, patën organizuar një takim miqësor të përbashkët në Durrës, me ç’rast kemi pasë një ndejë shumë të këndshme dhe mbresëlënëse, gjithsesi të pa harruedhme.

Në atë Takim kemi debatuar dhe diskutuar gjerë e gjatë për artin, për letërsinë, për kulturën jo vetëm në hapësirat shqiptare por edhe më gjërë. Gjatë takimit kemi këmbyer edhe libra me dedikime të veçanta, për çka jam shumë mirënjohës dhe falëndeues për të gjithë ata që ishin prezentë në atë takim që ishte shumë miqësor, mbresëlënës dhe i pa harrueshëm. Aty ishin ishin prezent emrat e njohur si Kadri Tarelli, Delo Isufi, Merita Kuçi, Shpend Topallaj, Viron Kona, Marina Prenga, Bashkim Saliasi etj.

Shkrimtari i njohur nga Tirana, Viron Kona, që ishte në Takimin në fjalë (14 gusht 2020), pas botimit të disa shkrimeve të mia për shkrimtarët e Shqpërisë dhe veçmas pas botimit të shkrimit tim për librin: “PARNASI NË BISHT TË SYRIT” të Bashkim Saliasit,botuar te Bota Sot, do më shkruaj si vijon, citoj “Ky artikull por edhe të tjerët që ua kushton kolegëve, që u ndodhen në atë Takim të bukur buzë Adriatikut, janë të shkruara nga një penë e mprehtë dhe inteligjente por edhe me shumë ngrohtësi dhe dashamirësi”!…

Vlen të theksohet se gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, kam pasur shumë takime, shumë ndeja miqësore, biseda, debate, diskutime shumë të rëndësishme, mbresëlënëse dhe me vlerë. Ndër emrat që duhet përmendur këtu në mënyrë të veçantë, veç atyre që i përmenda më lart, janë: Mentor Quku, Tonin Çobani, Ndue Dedaj, Hyqmet B. Hasko, Vlash Prendi, Gjon Marku, Muça Vladimir, Alisa Velaj, Behar Gjoka, Bruna Gjoni Pervathi, etj. etj. të cilët janë emra shumë të njohur në letrat shqipe dhe shumë të repektuar nga ana ime.

Nga takimet që kam pasur me shkrimtarët dhe studiuesit në Shqipëri, ruaj kujtime shumë të bukura. Madje edhe disa fotikujtime të veçanta, disa prej të cilave po i postoj këtu në shenjë nderimi dhe respekti.

Një nga tatikimet më të veçanta dhe më mbresëlënëse për mua ishte ai në Kukël, manifestim kulturor kushtuar Ndre Mjedës, me ç’rast m’është dorëzuar edhe Çmimi prestigjioz “NDRE MJEDA” që ma kishte ndarë Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës me motivacionin”studiues i letërsisë,i dalluar në kërkimet shkencore për jetën dhe veprën e N. Mjedës”.

Janë këto vetëm disa nga kujtimet e mia të paharrueshme gjatë qëndrimit tim në Shqipëri !…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.