Milazim Zeqiraj
Pse po i mungon guximi znj. Gërvalla të synojë postin e kryeministres së vendit?
Zonja Gërvalla më bagazh patriotik e politik duhet që tani ta synoj postin e kryeministres së vendit.
Pse ajo guximin e hargjon duke kritiku LDK dhe duke lavdrusr politikat e majta dhe Z. Kurti.
Qëndrimi i saj me Listën Guxo brenda LVV-së, në fakt po del në dëm të vendit dhe të emrit të saj politik.
Kritikat ndaj LDK-së janë të kota, sepse ish partia e saj nuk ka faj në këtë bllokadë që është krijuar nga z. Kurti.
Përkunder, ajo duhet të ushtrojë presion mbi ish kryeministrin Kurti për krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e institucioneve.
Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, rruga e saj politike është e qartë: të tërhiqet e të qëndrojë e pavarur, ose të bashkohet me LDK-ti len inatet e vjetra për hirë të vendit për të ndërtuar shumicën në Kuvend dhe vetë ta merrte postin e kryeministres së vendit.
Nëse vazhdon të qëndrojë nën hijen e Kurtit, atëherë përgjegjësia për dëmin nga bllokada politike bie mbi të dhe mbi Listën Guxo.
Znj. Gërvalla duhet ta këtë të qartë se roli i saj tani është kyç në krijimin e shumicës për formimin e qeverisë dhe posti i kryeministres.
Por, pse po i mungon guximi?
Në fund, dilema mbetet e hapur: a është Donika Gërvalla ende ruajtëse e vijës rugoviane, apo është bërë një instrument i politikave të majta të Albin Kurtit? Përgjigjen do ta japë koha.
Megjithatë, çdo qëndrim i saj i zgjatur pranë LVV-dhe mbrojtja e politikave të majta duke sulmuar LDK-si „Dorë e zgjatur e Serbisë”, jo vetëm që e rrezikon fatin e vet politik, por edhe besimin e votuesve.
Ajo duhet të shperthen si dikurë dhe ti merr frejt në qëverisjen e vendit.
Ajo kur ishte në pytje Kosova a familja, ajo është përcaktu për Kosovën.
Ajo e ka guximin, por duhet ta ngre guximin, se përkrahja nuk i mungon.
Shënim: Se nuk i ka marrë votat Donika, por Albini… /AÇ
z. Milazim,
lexova shkrimin e juaj lidhur me “guximin” e Donika Gërvallës, por dy fjali më bërën përshtypje:
1. Përkunder, ajo duhet të ushtrojë presion mbi ish kryeministrin Kurti për krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e institucioneve.
2.Shënim: Se nuk i ka marrë votat Donika, por Albini… /AÇ
… z. Kryeministër Albin Kurti NUK ËSHTË ISH KRYEMINISTËR, por Kryeministër në dëtyrë;
… /AÇ – nuk sqaroni se të kujt janë këto iniciale
Keni edhe “gabime” tjera, por po e lë me kaq.
——
Shënim: /AÇ – botuesi i Fjala e Lirë. Donika nuk i ka votat për kryeministre, si mundet ta pretendojë atë post? Si Lumiri a? Apo si Doarsa? Politika i ka rregullat e veta, ka votat. Merr votat e bëhu kryeministër, etj. Se nuk ta lëshon kush kollaj.
I nderuari Arben,
… nuk e paskeni kuptuar drejt komentin tim!
1. Unë kam komentuar në fjalinë e M. Zeqiraj, ku e ka shkruar “ish Kryeminstri”, e Albini ende është Kryeminstër (në dëtyrë), dhe
2. Inicialat /AÇ në fund të shkrimit të zotit M.Zeqiraj, nuk dihet të kujt janë!?
3, M.Zeqiraj ka edhe gabime në shkrimin e tij, po hajt!
Shënim: Ismet, nuk hyra me i ndreqë shkrimin Milazimit por në fund shtova njé shënim, për me i kujtua se nuk bëhesh kryeministër se ke guxim, por se ke vota!
Përshendetje te sinqerta z. Çokaj dhe z. Hasani.
Në lidhje më opinionin tim
Z. Kurti është një deputet nga ata 120 burra e gra aty.
Kryemistri i Kosovës zgjidhet më marrëveshje ne koalicione. Atë post mund ta merr çdo deputetë i zgjedhur nese i bind 61 depute në rundin e dytë.
Lista Guxo ka fuqi të mirë politike. Ajo në vitin 2021 dhe 2025 LVV e ka sjell në vendin e parë, kurse LDK në vendin e tretë. Pa Listën Guxo LVV do të ishte një parti normale.
Me respekt MZ.
Shënim: Milazim, e kuptoj arsyetimin tënd parimor, por politika është reale, jo edhe aq parimore. Parimisht as Rusia nuk duhet ta sulmojé Ukrainën, por e sulmoi e jaku jemi tani. Guxim në politikë duhet të keshë, por në demokraci duhen edhe vota! A mundet Donika që nuk u zgjodh kryetare Kuvendi se nuk ka vota të zgjidhet kryeministre? Presidente?!
Shumë i nderusri z. Arben Çokaj
E kuptova drejt shkrimin tënd. Është e vertetë se nuk mjafton guximi por edhe vota.
Në Kosovë postet kryeminister, kryetar i Kuvendit dhe pozita e Presidentit zgjidhen më marrëveshje politike.
Z. Ramush Haradinaj është zgjedh kryeminister kur i kishte vetëm 6 deputet.
Z. Kurti ka gjasa ta humb postin e kryeministrit se refuzoj z. Limaj kryetar të Kuvendi që i kishte vetem 3 deputetë.
Këtu luan rol matematika e marrëveshjeve.
Faliminderit dhe përshendetje