11.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KRYEQENDRA E PENESTISË USKANA HEROIKE

KRYEQENDRA E PENESTISË USKANA HEROIKE

0
Bajram Çeliku - Bali

NGA BAJRAM ÇELIKUBALI

Për lokalitetin se, ku ndodhej Uskana e lashtë kanë shkruajtur shumë historianë të kohës, por edhe të sotëm. Në shkrimet e tyre thuhet, se: Uskana e lashtë ndodhej në lokalitetin e sotëm ku qëndron qyteti i Kërçovës. Konkretisht, pranë Kalasë të sotme të Kërçovës, te vendi i sotëm ku ndodhet fshati Biçincë. Nga të dhëna të ndryshme kuptojmë se, përballë këtij vendbanimi të lashtë Ilir ka qëndruar fortesa e Uskanës, në histori e njohur si kryeqendra e Penestisë, apo Penestëve një fis i lashtë Ilir. Nga disa historianë të tjerë, e sidomos nga historianët Kristo Frashëri e Mojsi Murra nga Shqipëria, gjejmë mendimin e tyre, se: Uskana e lashtë mund të jetë ndodhur në lokalitetin Grazhdan, jo shumë larg Peshkopisë. Enigma se, ku mund të ndodhej Uskana e lashtë, thonë ata do të zgjidhet vetëm kur do të hyjë në dhe kazma e lopata, e nga arkeologët të konstatohet se, ku është me të vërtetë ky lokalitet.

Sipas gjurmimeve dhe shkrimeve të historianëve të lashtë, por edhe mendimi im është, se: lokaliteti vërtetë i Uskanës, sigurisht do të jetë fshati Biçincë, dhe Kalaja e sotme e Kërçovës. Edhe përsa i përket popullatës që ka jetuar në këtë lokalitet, nuk duhet të ketë dilemë, ato ishin Ilir të fisit të Penestëve, dhe gjuha e tyre ishte Ilirishtja e ngjajshme me shqipen e sodit. Dhe, dallohej vetëm për nga dialekti i saj, sikur edhe sot që dallohen dialektet e gjuhës shqipe. Edhe veshjet e burrave dhe grave dalloheshin njëra trevë nga tjetra, por ishin Ilire. Për sa i përket besimit fetar, ata ishin të krishterë, duke kaluar nga katolicizmi te ortodoksizmi, dhe gjatë sundimit osman në periudhën e fundit të sundimit të tyre, një pjesë pranoi me dëshirë, ose dhunë postet e Perandorisë Osmane: pashallarë, ose agallarë dhe Fenë Islame.

Përçarjen fetare në mes shqiptarëve ortodoks më së miri e shfrytëzuan pushtuesit serb e bullgarë, duke bërë asimilimin e shqiptarëve katolik e ortodoks me kryqin mbi kokë në kisha dhe me gjysmëhënën në minare të xhamive pa flamurin kuqëzi shqiptar, duke ua ndërruar edhe identitetin kombëtarë dhe regjistruar si serb, bullgarë e “maqedonas”. Këto banorë ruajtën fenë e krishterë dhe Fenë Islame turko-arabe, por humbën identitetin shqiptar kombëtarë. Pavetëdije, e pranuan Islamin si fe të tyre, nuk e ruajtën identitetin e tyre pa thënë se janë shqiptarë. Një numër i vogël thonin, se: tani janë “turq”, serb, “maqedonas”. Fakt, që nuk qëndron aspak. Shqiptari, nuk mund të bëhet “turk”, serb, dhe “maqedonas” vetëm se pranoi fenë e Krishterë ose Islame, ai me gjak është shqiptarë, dhe nuk bëhet kurrë i krishterë, as “turk ehamdurila”.

Sipas regjistrimit të fundit osman, në trevën e Kërçovës nuk egziston grafë se, në territorin e Kërçovës kanë jetuar popullatë me emrin “maqedonas” sllavë. E, kjo na dëshmon se, popullata e krishterë në territorin e Kërçovës është shqiptare. Termi “maqedonas” u krijua në kohën kur ky territor ishte në kuadër të shtetit që quhej Republika Socialiste Federative e Jugoslavisë, kur president i sajë qëndronte mareshalli Josip Broz Tito. Territori i sotëm ku jetojmë ne u quajtë Republika Socialiste e Maqedonisë, ku shqiptarët ortodoks me poste partiake u deklaruan si “maqedonas”, e gjuha e tyre u tha se është gjuha “maqedonase”?! Edhe, pse: Gjuha e tyre e nënës, dikur ishte Gjuha Shqipe.

Për të demantuar se, nëpër fshatrat e tyre të Kërçovës së sotme, nuk ka “maqedonas” flasin faktet, se: nëpër këto fshatra deri vonë është folur Gjuha Shqipe, e jo gjuha e imponuar “maqedonase” (dialekti vjetër i gjuhës bullgare). Se, në territorrin e Kërçovës së sotme nuk ka pasur “maqedonas” flasin faktet, e ato i gjejmë te varrezat e tyre Ilire, te toponimet, kishat e rrënuara nga koha, enët që kanë përdorur dikur, që na tregojnë se datojnë që nga periudha Ilire. Se, me të vërtetë në territorin e Kërçovës kanë jetuar fisi i Penestëve të lashtë, besoj se do ta vërtetojë ADN -ja e cila do të bëhet sa më shpejtë, dhe do t’u mbyllet goja rrenave dhe shpifjeve historike të “vëllezërve”, kripura sllavo-“maqedonasve” me partnerët e tyre: rusëve, serbëve dhe bullgarëve…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.