Kosova me kryeministër si Abazoviqi

0
Albin Kurti - me shami

Peticion mbarëkombëtar kundër mbulesave turko-arabe

Gani Qarri

Mbulesat doket dhe shamitë turko-arabe përveçse cenojnë publikisht, kulturën, traditën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, ato cenojnë hapur edhe lirinë e prosperitetin, si dhe bëjnë diskriminimin publik të femrave shqiptare në Kosovë dhe trojet tona etnike kudo!

Ndaj para se të fillojë me këtë tekst, dua ti lus dhe bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, partive politike, organizatave, grupeve dhe individëve të cilët ia duan të mirën shtetit të Kosovës, kombit dhe atdheut tonë të vogël, të protestojnë në të gjitha mënyrat e mundshme, organizojnë demonstrata në rrugë e sheshe si dhe ta iniciojnë sa më parë, qoftë edhe on-line, një peticion publik kundër kësaj çmendurie turko arabe.

Peticion me pjesëmarrje masive nga të gjithë shqiptarët, drejtuar Presidentes së shtetit, Ambasadës së SHBA-ve, vendeve të QUINT-it, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve relevante edhe për të drejtat e njeriut, brenda e jashtë vendit, kundër çmendurisë më të re, të lanësuar nga islamistët ekstremist turko-arab dhe përkrahur nga anasi dhe sivëllai i Abazoviqit në Kosovë, Albin Kurti i cili duket të jetë vetëm një kryeministri aksidental i Kosovës, ndaj dhe insiston për rikthimin e mbulesave për vajzat shqiptare, pas gati një shekulli, në truallin tonë autokton, arbëroro-evropian.

Siç dihet, opiumi turko-arab fetar, në Kosovë, ka dy dekada me radhë, që po bënë kërdinë, duke u përdorur publikisht, si lavatriçe për shpëlarjen e trurit të të rinjve tanë, si dhe për shuarjen e çdo ndjesie evropiane dhe kombëtare, të shqiptarëve të Kosovës, aventure e rrezikshme, e cila është kthyer në kancer për popullin e shtetin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve në përgjithësi.

Edhe Albin Kurti, për nga origjina është anas i Abazoviqit, familja e tij ka ardhur nga Mali i Zi në Kosovë dhe përveç disa kushërinjve (Kurtöglu) që duket se i ka në Turqi, ai është i lidhur fort edhe me dorën e zgjatur të Erdoganit, Osman Atalay, anëtar i bordit të një të ashtuquajture organizate humanitare turke “IHH”, i njohur si anëtar i organizatës xhihadiste EL-Muhaxhid të lidhur ngushtë me mafien ruse dhe shërbimet e fshehta të Putinit në Rusi.

Por çuditërisht, përkundër të gjithave dhe vet faktit se edhe Prokurori amerikan nga Nju York-u, Andre C. McCarthy, ka dëshmuar publikisht se Osman Atalayi është financues i grupeve xhihadiste dhe organizatave terroriste anti-izraelite dhe anti-amerikane, si dorë e zgjatur e Erdoganit, Atalay është përherë shoqërues i kryeministrit Kurti, sa herë që Kurtogllu viziton Turqinë.

Metamorfoza mashtruese e Albin Kurti, është aq e madhe e trishtuese, sa që të krijon bindjen, se jo vetëm Abazoviqi, por të gjithë shqipfolësit me origjinë nga Mali i Zi, përveçse u shitkan shumë lehtë dhe që në ditët e para të marrjes së funksioneve shtetërore, tek të huajt, ata e paskan traditë edhe rrenën ordinere dhe mashtrimin publik të shqiptarëve.

Për aq më keq, Kurti është kthyer edhe në një hoxhë ahmak beduin, që pjesë esenciale të veprimtarisë si kryeminstër, megjithëse inflacioni vetëm këtë vit, ka arritur në mbi 14.2 %, nuk e ka zhvillimin, arsimimin as punësimin e të rinjve të cilët për shkak të pamundësisë për të jetuar në vend të vet, po ikin përditë nga Kosova dhe as mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit të Kosovës, por mbulesën turko-arabe, në mënyrë që pas ikjes së djemve, ta bëjë arabizimin edhe të pjesës së mbetur të vajzave shqiptare në këtë shtet, sikur ato të ishin robëresha të haremit politik të këtij Abazoviqi të Kosovës, të cilin ne, me votën tonë, aksidentalisht, e kemi ngritur edhe në kryeministër.

Kurti me qëndrimet e ti fundamentale, turko-arabe ka befasuar shumë jo vetëm shqiptarët por edhe mbarë faktorët ndërkombëtar, një transformim galopant prej 360 shkallësh, i cili përveçse ka hequr plotësisht dorë nga projekti i bashkimit kombëtar, ai si prioritet në planet e veprimtarisë së vet politike, ka vendosur shamitë turko-arabe.

Dhe në fushatën e vet turkofile, po tenton që ta mbysë çdo gjë shqiptare; kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare, me tradita e dukje mesjetare turko arabe, njëjtë siç e vrau pabesisht, edhe bashkë-anasi i tij, Abazoviq, kulturën, historinë dhe traditën shtetërore e kishtare të Malit të Zi, duke ua shitur ato fare lirë, popave të Serbisë.

Ndaj pa e zgjatur, më shumë, Albin Kurti, i cili me vetëdije, serish e mori përsipër këtë aventurë të rrezikshme për shtetin dhe popullin tonë edhe ashtu, nga më të vegjlit në Evropë dhe rajon, ai qysh në fillim, duhet t`ua shpjegoi në detaje, të gjithë shqiptarëve, pse është kaq me rëndësi mbulesa turko-arabe për vajzat e tyre minore, çfarë simbolizon shamia arabe për popullin shqiptar, çfarë të mirash i sjellë kjo simbolikë mesjetare turko-arabe shtetit të Kosovës, ç`dobi “përrallore” i garanton mbulesa e huaj beduine, popullit tonë evropian dhe pse u dashka patjetër të mbulohen edhe shqiptaret, nëse u mbuluakan arabet në Afrikë e Azi, me të cilat përveç ndarjes me distanca prej mijëra kilometrave largësi fizike, gjithmonë na ka ndarë gjithçka dhe nuk na ka bashkuar kurrë, as nuk na bashkon as tani, bash hiq asgjë.

E nëse Kurti, njëmend është dashuruar aq shumë në veshjet beduine turko-arabe, le ta mbulojë gruan e tij norvegjeze Rita Knudsen Augstadt, që ti tregojë përfundimisht kësaj zonje të lirë perëndimore, se çfarë është ai në të vërtetë, e cila me siguri, kur është martuar me Kurtin, ka besuar fort, se njëmend po martohej me një patriot të flakët “shqiptar”, të “djegur” për atdhe e bashkim kombëtar dhe jo me një turkofil, kaq të vuajtur për fe të huaj dhe shallvare turko-arabe, siç po dëshmohet Kurtogllu tash e disa vite më parë.

Dhe përderisa bashkë-anasi i tij i serbizuar, shqipfolësi Abazoviq, i cili sapo erdhi me manipulime në krye të Qeverisë malazeze, punën e parë që bëri, ishte shitja e kulturës, historisë dhe traditës kombëtare e kishtare të popullit dhe shtetit të Malit të Zi, popave të Serbisë, duke ia lënë këtë tradhti, Serbisë si derë të hapur dhe vegëz kobzezë, që ajo, së shpejti, të njëjtën ta kërkojë edhe për kishat në Kosovë, edhe biri tjetër shqipfolës me origjinë nga Mali i Zi, Albin Kurtogllu, duket se ka marrë përsipër ta bëjë arabizimin komplet të Kosovës dhe përdhunimin brutal të kulturës, dokeve e traditës kombëtare shqiptare, për ta vrarë e masakruar barbarisht çdo gjë autoktone, me dukjet beduine turko-arabe.

Qëllimi i vërtet edhe i Albin Kurtit, sivëllait të Abazoviqit, duket të jetë, kthimi i mbulesave turko-arabe, pas 70 vitesh, të çlirimit të femrës shqiptare nga shamitë dhe ferexhetë talebaneske, në mënyrë që ta bëjë Kosovën, të duket si një Afganistan i vogël në mes të Evropës dhe hap rrugën e ripushtimit të shtetit tonë të brishtë nga Serbia, në emër të përhapjes së rrezikut arabo-talebaneskt në Ballkan.

Por që ta di mirë ai dhe bashkëmendimtarët e tij, Kurtogllu nuk ka të bëjë asgjë me femrat shqiptare, madje as me shtetin e Kosovës edhe pse për momentin është kryeministër aksidental, i cili nëse nuk di, apo nuk do, të sillet si shtetas i saj, nuk e mbron vendin, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare si nga Serbia ashtu edhe nga arabizimi dhe islamistët turko-arabë, familja e tij, nëse jo dhe ai vet, është i ardhur në Kosovë dhe nëse në çfarëdo mënyre, qoftë edhe përmes kamuflimit fetar, qëllimisht insiston për futjen e dukjeve dhe traditave mesjetare turko-arabe për ta vrarë çdo gjë kombëtare dhe rrezikuar të ardhmen e populli dhe shtetit tonë, nesër mund të dëbohet për tradhti kombëtare e shtetërore me plot arsye në Mal të Zi!

Prandaj zgjidhja më e mirë për te, nëse vërtetë është dashuruar aq verbërisht në mbulesat dhe simbolikat beduine aziatiko turko-arabe, efendi “bini” mund ta mbulojë vajzën e vet dhe bashkëshorten e tij Ritën me shami, dhe jo ato të jetojnë në liri dhe kushte evropiane, kurse mbulesat turko-arabe t`ua imponojë femrave minore shqiptare, që nuk i lidhë asgjë me arabët, madje nuk kanë lidhje gjaku as me vet ardhacakun Kurti, vetëm pse fushata e tij zgjedhore, siç përflitet në kuloare, qenka financuar nga beduinët dhe organizatat e dyshimta islamike si ato të xhihadistit turk Atalay, tani u dashka t`ua lajë borgjet ekstremistëve islamiko-arab, duke ua imponuar femrave shqiptare, mbulesat me shamia e shallvare beduine…

Me këto sjellje Kurti po bind, përfundimisht faktorin e brendshëm dhe atë të jashtëm ndërkombëtar, se përveçse është ende i parritur dhe tërësisht i papjekur për udhëheqje shtetërore, ai është edhe një politikbërës tepër naiv dhe shumë i lodhtë e i keq-kurthuar në detyrime të mëdha ndoshta jo vetëm financiare, por edhe më tepër, ndaj islamistëve ekstremist dhe vahabistëve turko-arab.

Probleme për të cilat vajzat minore shqiptare, nuk kanë asnjë detyrim, Kurti duhet ti laj vet borxhet e tij dhe jo ti detyrojë vajzat tona të pafajshme ti paguajnë ato duke flijuar liritë e të drejtat e tyre njerëzore, të cilat janë të interesuara të jetojnë të lira e pa imponime dhe në mënyrë tërësisht evropiane.

Prandaj jo vetëm Kurtogllu, por edhe të gjithë politikanët e cekët e islamistët antikombëtar brenda dhe jashtë VV-së, të cilët kanë “simpati” të paguara me para të majme për mbulesat beduine, si ardhacaku i natyralizuar, tani fatalisht edhe “kryeminstër” në Kosovë, le ti mbulojnë gratë e vajzat e veta dhe jo ato të bëjnë jetën që duan, pa asnjë barrë të dukjes beduine, kurse vajzat e shqiptarëve, pas mese 70 vitesh, serish edhe në shekullin XXI, të mbulohen me veshje të imponuara turko-arabo.

Kështu që, pa u ndikuar as interesuar fare nga pazaret e kryeministrit aksidental të Kosovës, të lidhur këmbë e kokë, me islamistët ekstremist dhe turko-arabët e xhihadit, vajzat shqiptare jetojnë në Evropë dhe kanë të drejtë, të bëjnë jetë të lirë evropiane, duke vendosur ato vet, për vete e fatin e tyre dhe shkolluar e bërë karrierë njëjtë si femrat në Gjermani, Angli, Francë e kudo tjetër në Evropën demokratike, kur dihet mirë nga të gjithë, e edhe nga vet shqiptaro-malazezi Kurtogllu, se për fatin e madh të vajzave shqiptare, Kosova as që gjendet në arabi, por mu në zemër të Evropës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.