Skënder MULLIQI
Në mënyrë përmanente po bëhët e rrezikshme siuata në rajon, kur fqinjët janë vu në shënjestër të krimineleve të luftës në pushtetin e Serbisë. Madje, asgjë më pak e rrezikshme nuk është situata nga koha e Millosheviqit. Edhe regjimi i Vuqiqit, po dëshiron ta kthen kohën e spastrimeve etnike në republikët e ish-Jugosllavisë. Po synohet të kthehet koha vdekjëve të njerëzve në të gjitha anët dhe krimet brutale. Aleksander Vuçiq, Sheshel, Nikoliq, Daçiq dhe Vulin janë paradigmë e të keqës. Kurrë nuk bënë të harrohën së si nga Serbia na erdhën historikishtë dhe në luftën e fundit çlirimtare të keqijat më të mëdha njerëzore e materjale.
Nuk duhet harruar gjithashtu se bëhët fjalë për ish ministrin e informimit të kohën e Millosheviqit, i cili për një serb, ka kërkuar kokën e 100 boshnjakëve në BH. Dhe, presidenti serb edhe pas 35 vitesh të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, nuk dallohet për asgjë pozitive. Ky më ndihmen e Putinit, është duke bërë hapa të rrezikshem për realizimin e projektit fashist për Serbi të Madhe. Ndarja e Kosovës është synim i kahmotshem i Serbisë më ideatorin Dobrica Qosiq. Dhe, për çudi në mënyre shumë pa drejtë deri më tash në proces bota perëndimore, mori masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës! Këto janë pa dyshim rënje nën brez të një shteti i cili po dënohet për mos ndëgjueshëshemmeri politike.
Kjo është e quditshme për këtë shekull. Një shteti mund ti vihen embargo ekonomike për gjera krejt të tjera, por jo edhe për mos ndëgjueshmeri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbron ligjshmërine dhe kushtetushmërinë vendit të vet. Ky po bashkëpunon më bashkësinë ndërkombëtare në menyrë të drejtë e parimore, duke mos shkelë asnjë rregull të mardhënjëve ndërkombëtare, dhe duke mos e cenuar asnjë shtet për rreth, dhe as Serbinë, e cila u ka shumë borgj shqiptarëve. Po përkrahet një shtet më hipotekë të gjenocidit, po përkrahet në regjim kriminale dhe luftënxitës në rajon i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiq.
Gadi në mënyrë të hapur u përkrahë nga Borrel e Lajqak një invazion politik dhe ushtarak serb në veri të Kosovës, për të legjitimuar ndarjën mbi baza etnike, që nuk ka qenë përcaktim i deritashem i faktorit ndërkombëtar. U harrua shumë rasti i terrorizmit shtetëror serb në Banjskë, që u aktualizua më të drejtë në takimin e Brukselit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. U formua komision hetimi nga BE-ja por deri më tash nuk kemi ndonjë rezultat.Kjo si ka reflektuar Evropa deri më tash në procesin e dialogut, nuk është angazhim për paqe në Ballkan. Kjo është sjellje iracionale. Vuqiqi më mos zbatimin e marrveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, ka treguar së nuk është i interesuar për dialog.Këtë e tregoj edhe takimi trilateral i fundit në Bruksel.
Dhe, e kam thënë edhe më herët, së e kan humbur kuptimin bisedimet më Serbinë .Vuqiqi po kërkon luftë më çdo kusht përmës projektit të “Zajednicës” jo konforme kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne, duhet të krijojmë mekanizma mbrojtës në situatën e krijujar më fajin Vuqiqit dhe të strukturave kriminale serbe në veri, në veprimet e tyre të pa rreshtuara subversive. Kosova po dëshirohet të dobësohet deri në dorëzim, që të gjejnë zbatim planet për ndarjën e veriut të Mitrovicës, më pasuri të madhe nëntokësore dhe në këtë plan është edhe Liqeni i Ujmanit.
Këtë të keqe të madhe për Kosovën e ka planifikuar magnati majtist Gjorgj Soros, i cili plan po gjënë përkrahje nga BE-ja, dhe nga amerikani Eskobar. Largimi i tyre nga ndërmjetësit në bisedime, hapë shtigje për një proces parimor, nese dëshirohet që të arrihet normalizimi i marrdhënjëve të ndërsjella mbi bazat parimore të pranimit të pavarësisë dypaleshe. Kosova e amputueme, është gadi krejtë e pavlefshme për shqiptarët!Serbia dhe më tutje mbetet si dele e zezë në Ballkan.Deri kur se…!