KOHA E SË VËRTETËS

0
Atdhe Geci - libra

KOHA E SË VËRTETËS

Shumë shekuj ka pritur Kosova dardane
që Adem Jashari, fatin e atdheut të tij ta
ta vështroj përmes thëllimeve të pushkës
në kauzë dhe nevojë do të jemi së bashku
por, përpara s´e të jetë fundi i këtij vendi
secili nga ne do ta japë gjakun për atdhe,
që hiri i kohrave të ketë prushin e gjakut!
Koha e së vërtetës për shqiptarë jemi ne,
u thoshte trimave të tij në malet e Ilirisë.
që Kosova të jetë vetë zot i fatit të vendit.
Ky vend ynë i copëtuar nga fqinjët tanë
në katër molla të gjakut: gegë dhe toskë,
lab ( llap ) dhe çamë janë kauzë e lirisë!
Ai që do t´ia kthej emrin atdheut në Iliri
do ta nderon Pirron e Gjergj Kastriotin
do ta nderon Naimin dhe Ismail Kadaren
do ta nderon Fishtën e, Adem Jasharin
do ta nderon gjuhën shqipe dhe arsimin,
si dhe katër Mollat e gjakut të Atdheut…
I lindur në ditën e flamurit Kombëtar
i tërë kombi ynë tani feston dy ditëlindje:
Ditën e Flamurit dhe të Adem Jasharit!

Atdhe GeciPoezi nga libri në botim, “Iliada shqiptare”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.