Skënder MULLIQI
1. Kosova në një luftë të pa parabartë më Serbinë fashiste u tregua më e sukseshme së në paqe? Shqiptarët më sukses mbrojtën tokën e tyre. Dhe, në këto 25 vite kur jemi shtet Sovran dhe i pavarur, nuk kemi arritur as për afër objektivat e synuara. Nuk jemi të bashkuar, më shumë të përqarë dhe kjo sigurishtë së i dërgojë proceset në stagnim. Nuk ishin aq shumë armet as tanket dhe armatimi modern që bënë ta largojmë Serbina nga Kosova. Njerëzit dhe vullneti për të qenë të lirë ishin faktori kryesor. Në paqe sikur Kosova po humb njerëzit. Me mijëra njerëz nga paknaqësitë e krijuara u larguan nga Kosova. Dhe, natyrishtë së nuk jemi duke krijuar shtet të fortë në të gjitha drejtimet e saja.
Gjithçka që ishte jo productive u manifestua nga organet e shtetit.Po manifestohet një polarizim dhe mos durim në shoqërinë e Kosovës.Dhe, në vend që të përgatitetemi nga ndonjë rast invazion të mundshem ushtarak të Serbisë, ne po hapim fronte dhe konfrontime nga mbrenda për pushtet, duke harruar shtetin dhe kombin. Nga e kaluara e lavdishme po jetojnë mirë ata të cilët nuk krijuar programe për të ardhmën. Nuk hapen përspektva për të bërë jetën më të lumtur në Kosovë.
2. Në 25 vjet të aktivitit publik dhe politik në Republikën e Kosovës, është grumbulluar një nivel i lartë korrupsioni dhe nepotizmi, përzgjedhje negative, ndjeshmëri e pamjaftueshme sociale dhe mungesë solidariteti, dominimi i privatit mbi interesin publik, rënia e kategorive morale dhe etike – të gjitha vlera të bazuara në ndershmëri dhe besueshmëri. Ndershmëria, transparenca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik janë imperativ në aktivitetin politik dhe në ushtrimin e detyrës publike. Kodi i etikës përcakton parime dhe rregulla etike që janë të detyrueshme për të gjithë dhe janë baza për çdo lloj bashkëpunimi me parti dhe subjekte të tjera politike dhe shoqërore.
Kodi etik dhe ndërshmëria po i mungojnë Kosovës që shumë kohë. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetuten dhe ligjet e Republikes të Kosovës, e jo të ngriten mbi to, siq po ndodhë që shumë kohë dhe tash në Kuvendin e Kosovës. Ata që po zotohen gjatë zgjedhjeve së do t’i kryejnë obligimet partiake dhe publike, më ndershemeri dhe transparencë në zgjedhje, ne vend të interesit publik, përparësi iu dhanë interesave private.
Nuk i kryen dëtyrat publike as për afër ndaj qytetarëve. Abuzuan më gjithqka që iu ra në dorë. Udhëhoqen nga parimet e jo profesionalizmit dhe përgjegjësisë në aktivitetet e tyre politike, duke mos krijuar mirëqenie të përgjithshme dhe mbrojtjen dhe promovimin e interesit publik.Nuk po ekzistojnë të kjo klasë politike parimet e kolegjialitetit, respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë, mos dhunës, besimit, durimit dhe solidaritetit…
z. Skënder!
Lexova me kujdes shkrimin e Juaj, dhe me la përshtypje, ndaj po jap koment:
E vërtetë që shtetitt dhe pushtetit të Kosovës i mungon ndërshmëria dhe kodi etik. Përveç kësaj po i them cxa fjalë lidhur me profilin dhe karakterin e shtetit tonë, qeverisë dhe organeve të pushtetit shtetëror, Sikurse shteti e demokracia që janë të brishta dhe fluide, edhe organet e pushtetit janë të tilla. Pavarësia është e mangët, e cunguar dhe, mbi të gjitha e kushtëzuar. Fjalën përfundimtare e kanë institucionet ndërkombëtare…
Mbretëron shumëpushtetëshmëria dhe anarkia pushtetare. Nga ana tjetër, korrupsioni, varfëria dhe papunësia kanë marrur përmasa… Rinia janë të dezorijentuar, e paralizuar. Popullsia, poashtu është e painteresuar dhe indiferente me rrjedhat aktuale të proceseve; ajo është e zhgënjyer dhe skajshmërisht e pakënaqur…etj.