KERKIMFALJE PUBLIKE, KOLONELI BISLIM ZYRAPI!

0
Fatura për 12 telefons satelitorë

Miran (Ibrahim) Kelmendi

Fillimisht të përgëzoj për energjinë që pate për të pëballuar dëshmi të gjatë dhe përmbajtjesore!

Më erdhi keq pse nuk ke pas kurajë për të kërkuar të dëshmoje në serbokroatisht, meqë ju ushtarakët jeni larguar nga vendlindja dhe nga Kosova në moshë 15-vjeçare për të frekuentuar akademitë ushtarake të JNA-së (ushtrisë Popullore Jugosllave). Synimin e kishi të bëheni oficer karriere në ushtri. Atje Ju nuk keni mund ta perfeksiononi oratorinë në gjuhë shqipe. Për këtë po thirrem në faktin që e kemi përjetuar bashkë më 17 mars 1998. Atëherë pata ndërmjetësuar, me ndihmën e Shemsi Reçicës, i cili ishte këshilltar i “kryeministrit” Bujar Bukosha (BB), që Ju ushtarakët që erdhet në Tiranë për t’iu bashkuar UÇK-së, të takoheni me BB në selinë e “ambasadës” se Kosovës në Tiranë. Gjatë debatit Koloneli Halil Bicaj, – i cili ua emërua në tetor 1998 nga BB t’i ushtronte përgjegjësitë që i kishte koloneli Ahmet Krasniqi, – pat bertit: më lejoni të flas në boshnjakisht, sepse në shqip nuk po mund ta shpreh mendimin siç dua, pasi nga Kosova jam largua në moshë 15-vjeçare…

Tani konkretisht: të kërkoj falje publike pse nuk t’i kam rrëfye ato që i dija mbi UÇK-në, gjatë dy muaj e gjysmë pritje që ishim bashk në Tiranë, prandaj në mungesë të informimit të kanë mashtruar e manipuluar marionetat komplotiste, të cilët ZPS-ja i ka quajt “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK); ajo NPK komandohej nga marionetat komplotiste Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi. Se nuk ishe informuar objektivisht u binda kur u përgjigje në pyetjen: “kush e ka emrua Azem Sylën komandant i përgjithshëm”? Ti u përgjigje siç të ka mashtrua NPK…

Meqë nuk të kam informuar gjatë marsi e prilli 1998, po të informoj kësaj radhe: unë në mars 1998 isha ngarkuar nga “shtabi qendror” i UÇK-së që të merrem me strehimin e Ju ushtarakëve që ishi ardh nga Perëndimi, nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Ju ushtarakët, duke u bazuar në profesionalizëm, patet bërë kërkesë që Shtabi i UÇK-së t’iu lejonte t’i bashkoheni UÇK-së, duke ua caktuar vendin dhe pozicionin e rekrutimit në UÇK në Kosovë. Fatkeqësisht UÇK-ja atëherë nuk kishte shtab, as qëndror, – siç e kanë emërtuar më 17 nëntor 1994 Kryesia Këshillit të Përgjithshëm (KP) e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Dega në Emigracion, – as shtab të përgjithshëm, që qenkësh formuar më 17 nëntor 1998, siç doli nga dokumentet që prezantoi ZPS-ja dhe nga dëshmia Jote, edhe pse NPK ka gënjyer publikisht përmes Zëdhënsit Jakup Krasniqi, i caktuar zëdhënës nga NPK, se Shtabi i Përgjithshëm (Sh.P) është formuar më 10 qershor 1998. Unë e dija që Shtabi Qendror (Sh.Q.) ishte një improvizim, i sajuar nga Ali Ahmeti, Azem Syla dhe Xhavit Haliti, i miratuar nga Kryesia e LPK-së më 27 nëntor 1994, është shpërdor për ta sabotuar e komplotuar UÇK-në. Ai Sh.Q. e kishte humb edhe atë lloj funksionaliteti që ka pas deri në fund të janarit 1997, kur ndodhi arrestimi në Prishtinë, nga policia e Serbisë, i “koordinatorit” Nait Hasani (që ka simuluar rrolin e komandantit të Sh.Q.).

Fatkeqësisht Kryesia e LPK-së nuk duhet të ketë pas informim për Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, prandaj i ka caktuar në Sektorin e Rendësisë së Veçantë (SRV), të cilin e ka formuar KP i LPK-së në dhjetor 1993, si strukturë për të ndihmuar konsolidimin e UÇK-së. Xhavit Haliti dhe Azem Syla, nga janari 1997 deri më 7 mars 1998, e ka mashtruar Kryesinë LPK-së, duke fol “në emër” Sh.Q., se Sh.Q. ishte funksional. Jo vetëm kaq. Xhavit Haliti dhe Azem Syla, e ka mashtruar Kryesinë e LPK-së, nga e cila ka pranuar të gjitha ndihmat financiare që i kemi grumbulluar për UÇK-në; fatkeqësisht rreth 90 % të atyre mjeteve financiare i ka shpërdoruar kryesisht Xhavit Haliti, duke mos ia përcjell UÇK-së në Kosovë!

Ndërsa sa i përketë Azem Sylës, dyshoi se ai duhet të jetë emruar komandant i përgjithshëm nga një ekip klandestin, i policisë sekrete serbe, i quajtur Resor državne bezbednosti / Ресор државне безбедности (RDB oder kyrilisch: РДБ). Dushoj që edhe edhe NPK është formuar nga RDB-ja e Serbisë(?) Askush nga Sh.Q. dhe nga institucionet e LPK-së nuk ka (dez)informuar se e kanë zgjedh, votua apo emrua Azem Sylën komandant i përgjithshëm i UÇK-së!

Pas tragjedisë se Jasharëve në Prekaz më 5-7 mars 1998 edhe Kryesia e LPK-së tashmë u bind se UÇK-ja nuk e kishte as Sh.Q. e para janarit 1997, edhe pse ishte shtab që gjatë gjithë ekzistencën se tij e ka sabotua dhe komplotua UÇK-në. Kët bindje e kam formuar kur e kam analizuar aktgjukimin e Nait Hasanit & Co, me shifër protokolare P.nr.68/97.-, dhjetor 1997, Gjykata e qarkut në Prishtinë. Për këtë arsye Kryesia e LPK-së, – anëtarë të së cilës ishin Fazli Velia (kryetar), Muhamet Kelmendi (nënkryetar), Emrush Xhemajli (sekretar), Gafurr Elshani (arkëtar), Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti (anëtarë), – në mars 1998 improvizoi shtab koordinues/komandues të UÇK-së. Ajo Kryesi nga mesi i marsit 1998 me pat caktuar mua ndihmës të Ali Ahmetit për t’u marrë me strehimin dhe sistemimin të Ju ushtarakëve në Tiranë.

Fatkeqësisht, duke menduar se është në interes të UÇK-së, nuk ua kam rrëfyer të vërtetën për gjendjen e mjeruar të UÇK-së, as nuk iu kam informuar se UÇK nuk kishte shtab që të miratonte lutjen Tuaj, për të hy në Kosovë që ta ndihmoni konsolidimin e UÇK-së. Në vend që t’ua thosha të vërtetën, ju mashtroja: shpejt shtabi i UÇK-së do miraton kërkesës/lutjen Tuaj. Edhe për këtë mashtrim të kërkoj falje.

* * *

Edhe pse nuk ju kemi informuar, disa mundësi i ke pas edhe vet për të kuptuar mosfunksionimin ushtarak të UÇK-së, bile as në nivel të një OJQ-je. Ti, me kolegë të Tu, ndihmonit logjistikën e UÇK-së në Shqipëri, të cilën atëherë e koordinonin Ilir Konushevci dhe Qerim Kelmendi. Për Ilirin NPK mashtronte se ishte anëtar i Sh.Q., në vend të Zahir Pajazitit, i vrarë më 31 janar 1997, në rrugën Prishtinë-Vushtrri. Por, vet Iliri shprehte dyshim se po mashtrohej, meqë askush, gjatë një viti, nuk e kishte thirr për të marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Sh.Q.

Shpreh pakënaqësinë që Ti në dëshminë Tënde nuk ke fol fare për Ilir Konushevcin, i cili është vra më 9 maj 1998, në rrugën Tiranë-Bajramcurr, kur ishte duke dërguar armë për UÇK. Më shumë se njëherë, publikisht, kam shpreh dyshimin se Xhavit Haliti dhe Azem Syla duhet e kanë paguar vrasësin Bislim Demiri (atëherë shofer i shefit të Policisë Shqiptare në Bajramcurr). Nuk kam pas rast me të pyet, nëse ke qënë i angazhuar në ngarkim të kamionit me armë e municion në Tiranë, dhe në përcjelljen e Ilirit me shoqërues. Nëse ke qenë, do të dëshiroja të di nëse ke informua Hetuesinë e atij krimi, se kush kanë qenë shoqëruesit e Ilirit në atë udhëtim.

Tani po t’i përmend katër raste konkrete që të kanë dhënë mundësinë me kuptua se Xhavit Haliti ishte shef i NPK-së.
Rasti i parë: Ramusha Haradinaj, pas Betjejës se Gllogjanit, më 24 mars 1998, erdhi në Tiranë. Në ankesën e tij agresive, pse nuk po hynin në Kosovë oficerët që po rrinin në Tiranë, Xhavit Halitaj dhe Nasim Haradinaj e kanë dezinformuar Ramushin: “Ibrahim Kelmendi po i mban ata në Tiranë me të holla të popullit, që të mos hynë në Kosovë…” (përifrazim bazuar në rrëfimit e Ramushit që ma ka thënë në telefon.) Ramushi, i nxitur nga dezinformimi i Xhavitit dhe Nasimit, ka ardh te Hosteli “tafili” në Tranë (ku ju kisha sistemuar për 6 DM natën për person) dhe ju ka kritikua, bile edhe ju ka sha e kërcënua. Pas atij rasti u ktheva aty dhe e gjeta Mensur Kasamin të përlotun, ndërsa ju tjerët ishi të zymtë. U informova çfarë ju kishte ndodhur. I telefonova Ramushit. Ramushi m’i tha ato që ia kishin thanë Xhaviti dhe Nasimi. E sqasrova se oficerët po merziten duke prit përgjegjjen nga UÇK – për të hy në Kosovë…

Rasti i dytë: Ilir Konushevci pat kërkuar nga Ju oficerët të përgatitni një plan për organizim të Logjistikës së UÇK-së. Ti me kolegë e keni përgatit. Iliri e ka takuar Xhavit Halitin, – i cili krekosej se është bosi i UÇK-së, – pas Hotel Titranës në Tiranë. Nga distanca i kam pa, meqë isha i ulur në terasë të kafehanes “Çaplin”. Kam vërejt që Xhaviti e ka gris atë plan dhe i ka hedh copat e letrës në trotuar. Pastaj Iliri më tregoi çfarë kishin fol. Ndër tjetra, Xhjaviti duhet t’i ketë thënë: “nuk na duhen oficerë titistë të të JNA-së…” (përifrazim.)

Rasti i tretë: në fund të marsit 1998, brenda dy netëve, patën ardh ilegalisht në Viçidol të Tropojes (Shqipëri) mbi 1400 kryengritës nga Kosova. Ata kërkonin armë dhe municion që të kthehen menjëherë në Kosoëv. Xhavit Haliti, që i kishte “grabit” ndihmat financiare të UÇK-së, nuk dha të holla as për bukë (edhe pse Kryeministri Fatos Nano kishte urdhruar Policinë Shqiptare t’i izolonte ata kryengritës, duke i detyruar me uri të regjistrohen si refugjatë dhe të shpërndaheshin në kampe në Shqipëri). Edhe “qeveria” e BB nuk pat pranuar të jepte të holla për të ble bukë. Xhaviti e pat arsyetuar kundërshtimin e tij: “nuk na duhet kryengritje e armatosur popullore, le t’i ushqejnë ata që duan kryengritje”. (përifrazim)

Rasti i katërt: Më 14 prill oficeri Naim Maloku, me ndërmjetësim të Muhamet Kelmendit, takohet me Xhavit Haliti në Hotel “Tirana” në Tiranë për të biseduar, pse oficerët nuk po marrin përgjegjje nga Shtabi i UÇK-së për të hy në Kosovë? Xhaviti edhe Naimit i ka thënë se UÇK-së nuk i duhen oficerë titistë të JNA-së…

Pas atij takimi Naimi më ka lut ta shoqëroja deri në Tropojë për t’ia krijuar mundësinë për të hy ilegalisht në Kosovë. Kemi udhëtuar për në Bajramcurr, pasi Naimi u konsultua me Ty dhe kolegë të tjerë, duke shpreh mendimin se Naimi do krijon mundësi që UÇK në Kosovë t’i ftonte të gjithë ushtarakët që po pritnin t’i bashkohen UÇK-së. Naim Maloku hyri më 17 prill 1998 në Kosovë, i shoqëruar nga guerilë të Sektorit të logjistikës.

Në fund të prillit 1998 unë jam larguar nga Shqipëria në Gjermani, që mjetet financiare që hynin në xhirollagari të Shoqatës DVAD e.V., e cila e koordinonte Fondin Vendlindja thërret në Gjermani, të mos i dorëzoheshin më NPK, por vetëm Sektorit të logjistikës dhe shtabeve të zonave në Kosovë.

U befasova kur dëshmove se nuk kishe pa telefon satelitor deri në nëntori 1998. Mendoja se ke shkuar në Tropojë për të ndihmuar Sektorin e Logjistikës dhe atje ke pas mundësi të përdorësh telefonin satelitor që e mbante shqiptaro-gjermani Fanol Bardhaj, sepse dinte si ta përdorte. Më 16 mars 1998 DVAD e.V. i ka pas ble 12 telefona satelitorë. Kanë kushtuar 45.000 DM. 11 prej tyre u janë dërguar shtabeve të zonave dhe shtabeve lokale në Kosovë. Njërin e ka mbajt Sektori logjistik në Tropojë. UÇK-ja në Kosovë është informuar se u dërgojmë telefona satelitorë sa kanë nevojë. Deri në fund të Luftës i kemi ble rreth 160 telefona satelitorë…

Përmbyllje për këtë radhë: NPK përherë është angazhuar ta saboton UÇK-në dhe Luftën çlirimtare në Kosovë, sepse ishin marioneta që duhet t’i ketë rekrutuar policia sekrete serbe SDB / RDB-ja, prandaj kanë vepruar sipas komandës se specialistëve të RDB-së serbe. Indicie për këtë janë është edhe fakti grotesk, që askush nga pjesëtarët e shtabeve të UÇK-së nuk di apo nuk do të tregon, kush i ka formulua komunikatat e deklaratat që lëshoheshin në emër të shtabeve pothuajse vetëm virtuale…

TUNG

[vijon]

(Ibrahim Kelmendi)

[Tekstit nuk i është bërë korrektura drejtshkrimore.]

* * *

Për ilustrim kësaj radhe po përdor faksimilin e faturës për 12 telefona satelitorë, e datës 16 mars 1998.

(Pjesa e dytë)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.