Gjergj Fishta dhe Faik Konica janë figura madhështore të letërsisë shqiptare, të cilët kanë shkruar vepra letrare në kohërat e okupimit dhe pavarësisë të shqipërisë.
Në disa momente të dëshprimit të tyre dy kolosët e kombit i kanë shkruar edhe vargje kritike çë përgjithësojnë një lloj njerëzish kryesisht pro-otomanët dhe pro-grekofilët, me tërë kombin shqiptar nē kontekstin negativ.
Këto mendime disa anti-shqiptarë i përdorin dhe i citojnë duke iu referuar edhe shqiptarve të kohës së tashme, duke i pergjithsuar të gjithë shqiptart me cilësime negative.
Si lexues modest i veprave të Fishtës dhe Konicës, vërejta se sa here që shkruajtën negativisht, apo me kritikë për shqiptarin me karaktere të dobëta, në realitet këto mendime apo kritika iu kanë drejtuar “shqiptarve” çë ishin pro-otomanë dhe pro-grekë, ose çë ishin mbeturina otomanike dhe greke, per nga karakteri dhe identiteti i tyre.
Shumë rrallë ndodhë çë të citohen veprat dhe mendimet monumentale pozitive të Fishtës, për shembull nga një ndër kryeveprat e letërisë shqiptare :”Gjuha Shqipe”.
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue…
Pastaj fillimi epokal nga vjersha “Shqypnija” :
Edhè hâna do t’a dije,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.
Ose përshkrimi mbi heroizmin e shqiptarve nga Gjergj Fishta, në kryeveprën e letërsisë shqiptare “Lahuta e Malcisë”:
M’kambë Shqiptarët atëherë t’janë çue.
Sa mirë n’armë na janë shtërngue!
T’fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n’ato kohë t’Gjergj Kastriotit:
Ose mendimet pozitive të Konicës:
“Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin.” (Albania 8, 1897).
“Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës”. (Albania 3, 1897).
“Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.” (Albania 15-30 janar 1899
“Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare)”.
Ndërsa nihlistët dhe anti-shqiptarët citojnë vetëm ndonjë mendim negativ të këtyre kolosëve të letërsisë dhe diplomacisë shqiptare, të cilat mendime kishin cak të kritikës mbeturinat otomane apo grekofile mbrenda shqiptarve.
Këta “citues” negativ në realitet flasin për vehten dhe e përshkruajnë vehten, e jo kombin shqiptar, dhe “citimet” e tyre të Fishtës dhe Konicës janë maskë apo kërkim i alibisë për anti-shqiptarizmin e tyre perfid.
Besim Prishtina