Ju të mjerë kuvendarë Atdheu nuk është “Gropa juaj septike”!

1
Parlamenti i Republikës së Kosovës

Koment

Skënder MULLIQI

Për Kosovën errësira nuk është e nevojshme, vetëm budallënjët e politikës aktuale po e preferojnë këtë. Kosoves i duhet drita si kurrë më parë. Na kanë ërresuar të ardhmën të pa diturit dhe lakmitarët për pushtet. U bë aktuale tema e kuvendarëve se e prun vendin në rrezik, që ende nuk ka kaluar. Në vend të vertetës po iu shërbën këtyre parlamentrave, kan marrë shkopin për të idealizuar rrënen dhe mashtrimin. Kjo është si mjet i tyre për të ruajtur pushtetin, apo për ta kthyer pushtetin që e humbën së dolen mbi popullin dhe ligjet. Këta po ngjasojnë shumë në “prohibicionist” se sa në njerëz serioz të politikës. Këta më dijen apo pa dijen e tyre po sulmojnë lirinë e fituar më shumë gjak. Veprimet e tyre nuk meritojnë më të regjistrohen si lajm. Po përballemi më një standardizim të ri që gjithqka që është e turpshme, ta bëjnë të vetëkuptueshme. Thjeshtë ky është një iluzion. Këta janë avangardë e ideve megallomane të se kaluerës. Kanë krijuar tashmë distancë të madhe më popullin.

A mund të quhet ndryshe ajo që po ndodh në Kosovë përveçse shtypje? Domethënë, a është liria kaq e pavlerë saqë ua lëmë kujdesin për shtetin, këtyre të pabesëve të politikës? Këta po ia bëjnë jetën edhe më të mjerueshme shumicës të popullatës. Ju, o të mjerë kuvendarë Atdheu nuk është “Gropa juaj septike”! Kretenoizmi juaj tashmë ka arritur kulmin. Për të mirën e Atdheut dhe Kombit është mirë që të largoheni nga jeta politike, sa nuk na keni bërë dëme të pakthyeshme. Kosovës dhe popullit të saj nuk i duhet një shoqëri e korrptuar dhe kriminalizuar. Atdheut i duhte qetësia rendi dhe ligji. Me këto veprime në Kuvend po e mallkoni Atdheun tuaj! Çfarë janë ato veprime dhe ulurima të mjera? A po ju shkon mendja të korrigjoheni? Deri më tash jo. Treni për në Evropë po na kalon para syve tanë… Mjerim!

1 KOMENT

  1. O Skënder!

    Shkrimi i yt është pak sa fyes për deputetët dhe i rëndë për ta kuptuar.
    Për ta njohur POLITIKËN nëvojitet:
    1. Shkollë politike,
    2. Rang – pozitë politike, dhe
    3. Më vullnet (dëshirë) me u marrë me politikë.
    Edhe një: Mos të harrojmë se në Kosove, punën në dorë e kanë institucionet ndërkombëtare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.