Ilir Ferati
Milazim Zeqiraj
Komuna e Istogut, shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kosovës, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, me një siperfaqe 450,00 km2, 51 fshatra dhe afër 40.000 banorë. Istogu dhe rrethina janë të pasura me burime ujore. Fusha pjellore, burimet ujore, bjeshkët dhe traditat e bëjnë teritorin e Komunës së Istogut një vend të veçantë.
Vlersimi i qeverisjës
Edhe unë si qytetar i Istogu me ipet e drejta ta bëjë një vlersim për qeverisjën e Istogut. Një qeverisje nuk vlersohet në bazë të premtimeve, por nga projektët e realizuara.
Komuna e Istogut nën udhëheqjen e kryetarit Z. Ilir Ferati ka përjetuar një transformim të dukshëm.
Ai si vazhdimsie e qeverisjeve të suksëshme, qeverisjën e vet e ka orjentuar në turizmin malor, në bujqësi dhe blegtori, duke mos e lën anash as arsimin, shëndetësin, sportin dhe jetën kulturire në nivel komune.
Infrastruktura e Komunës
Një nga fushat ku vërehet ndryshimi është infrastruktura.
në qytet dhe fshatra. Gjatë qeverisjës së Z.Ilir Feratit, projektët e filluara më parë i ka përfunduar, por edhe ka filluar projekte të reja në përmisimin e infrastrukurës në fshatra dhe lagje që janë projektet e asfaltimit të rrugëve, rregullimin e trotuareve dhe hapësirave publike.
Qasje tjetër ëdhtë përmisimi i kushteve në shendetësi, arsim, sport dhe jetë kulurore.
Qyteti i Istogut ka marrë një pamje moderne, kurse fshatrat janë afruar më shumë me qendrën komunale falë lidhjeve rrugore të përmirësuara.
Turizmi malor – një prioritet i ri
Z. Ilir Ferati turizmin malor e ka vendosur në qendër të programit të tij. Zonat e Moknës, Lugut të But dhe Shoshanit janë promovuar si destinacione të reja për blegtori, pushim dhe turizëm familjar.
Po ashtu, burimi i lumit në Istog, burimi në fshatin Vrellë dhe Banja e Pejës me burim ternal, janë shndërruar në zona tiristike me atraksione të veçanta që tërheqin vizitorë nga gjithë Kosova e më gjerë. Ky zhvillim po i jep komunës një profil të ri ekonomik dhe kulturor.
Bujqësia dhe blegtoria
Mbeshtetja e fermerëve është një shtyllë e rëndësishme e programit të tij. Istogu është i njohur për kultivimin e pemve dhe perimeve si dhe tradita në blegtori dhe bujqësi ka marr qasje moderne. Përkrahja e fermerve për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve vendore ka marr përkrhje.
Kjo ka ndihmuar që bujqësia për shumë familje të mbetet burim kryesor jetëse dhe të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e saj.
Qeverisja pa polarizime politike
Një veçori e qeverisjës së Z,Ilir Feratit është shurja e polarizimit politik në nivel lokal, si dhe largimi i politikës nga shkollat. Ndryshe nga shumë komuna të tjera në Kosovë, Istogu që nga pas lufta fal kryetareve me bagazh patriotik dhe politik është instaluar një frymë bashkëpunimi, ku interesat e qytetarëve kanë marrë përparësi ndaj ndarjeve partiake. Kjo traditë e qeverisjës ka krijuar stabilitet politik dhe shoqëror, duke e bërë komunën istogut më të qetë dhe më funksionale.
Shikimi nga e ardhmja
Me projektet e realizuara deri më tani, kryetari Z. Ilir Ferati ka fituar besimin e qytetarëve për të vazhduar programin e tij në mandatin e ardhshëm. Në prezentimet publike, ai ka theksuar se prioritet do të mbeten infrastruktura, zhvillimi i turizmit dhe mbështetja e sektorit buiqësor.
Ai në programin e vet ka premtuar realizim e pikave të cekura siq janë përmisimi i shërbimeve në administratë dhe tutje përmisimi i kushteve po duke filluar nga niveli pararashkollorë, shkollorë. Edhe sporti dhe jeta kulturore ka përparsi të veqant.
Komunikimi më qytetarë është i sinqertë, pra z. Ilir Ferati bënë politikë për qytetarin.
Përfundim
Istogu sot shihet si një komunë që po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe modernizimit. Qeverisja e Ilir Feratit po përmendet shpesh si shembull i një menaxhimi ku puna dhe transparenca janë vendosur mbi interesat politike e përsonale. Kjo qasje e ka bërë Istogun një model të qeverisjes lokale në Kosovë


