I varfëri dhe Perla

1
172
Laboratoret e lutjes së jetës

(Swami Paramanada)

Perla me vlerë të madhe është e fshehur thellë.
Si një peshkatar perlash, shpirti im, zhytu, zhytu në thellësi,
zhytu akoma më shumë, dhe kërko!
Ndoshta nuk do të gjesh asgjë për herë të parë.

Si një peshkatar perlash, o shpirti im,
pa u lodhur, ngulmo e ngulmo akoma,
zhytu në thellësi, gjithnjë e më thellë, dhe kërko!

Ata që nuk e dinë sekretin,
do të tallen me ty,
e ti do të trishtohesh.
Por mos e humb guximin,
o peshkatar perlash, o shpirti im!

Perla me vlerë të madhe është pikërisht aty e fshehur,
e fshehur pikërisht në fund.
Është feja jote e cila do të të ndihmojë që të gjesh thesarin,
dhe është ajo që do të lejojë që çka ishte e fshehur
të zbulohet më në fund.

Zhytu në thellësi, zhytu akoma më shumë,
si një peshkatar perlash, o shpirti im!
E kërko, kërko pa u lodhur!

Përktheu nga italishtja:
Nikolin Sh. Lëmezhi

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.