Shpalime
Në krye të herës, serbët në histori njihen si popull dinak, lajkatar, i përlotur dhe, i buzëqeshur me zor para të fortit. Kështu e thojnë burrat e Drenicës, që, në luftërat e përgjakura me Serbinë, ua kanë mësuar nga afër historinë “vraj natën e qaj ditën”!
Dikur, diplomacia e Nikolla Pashiqit në Beograd, në pentagramin e vet anti-njeri për krejt popujt(jo)serb dhe për shqiptarët e Kosovën, e barti deri të dera e presidentit në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Nikolla Pashiqi, njihet në orët e historisë shqiptare si dora e fortë e xhelatit, të vrasësit, të skenarëve për shfarosje (lexo: përmes Elaboratit të shkrimtarit kroat Ivo Andriq, që e mori Çmimin Nobel për Letërsi-nënvizimi im) të popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocidit.
Në një vizitë në Washington në Shtëpinë e Bardhë, Nikolla Pashiqi, thuhet në kronikat e kohës, e pati thyer portokolin zyrtar të diplomacisë amerikane, ku, para se të hynte në zyrën e presidentit amerikan, ai i dathi këpucët dhe para se të përshëndertej me presidentin amerikan, ai iu drejtua me ulje të kokës:
– Shkelqësi, ma shpëtoni kombin dhe Serbinë!
Kështu janë dje dhe sot, Serbia e diplomacisë, urtë e butë para të fortit, duke u munduar të fshehë krimet ndaj popujve (jo)serb të shqiptarëve dhe Kosovës…!
Serbia me gënjeshtrën si formë e patriotizmit, sipas pohimeve të Dobrica Qosiq, që mori fund në vitin 1999 kur shqiptarët dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë nga tutela fashiste…!
Kjo është Serbia me një mijë fytyra, që të vret natën e të qan ditën, thonë në Drenicë.
Nëntor, 2024
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com