KADRI OSMANI
Haki Ibrahimi, Sherf Ibrahimi, dhe Feri Arifi, dhe e I-6 kujdestar klase e kishim Profesorin Kadri Osmanin, nga Prishtina. Pas mbylljes se Kadriut në burg, të dyten ditë në gazetën Rilindja lexuam që Prof. Kadri Osmani, ishte arrestuar nga policia e sigurimit Shtetnorë Jugosllav.
Për ne ishte ky një lajm tronditës nga i cili lajm mbetëm disi të shtanguar, por jo nga frika, po nga urrejtja që kishim ndaj asaj policie famëkeqe dhe nga dhimbja e madhe e respekti i madh qe kishim për profesorin tonë Kadri Osmani, ku kishim vazhduar mësimin, dy ditë me radhë pa profesorin e Gjuhes Shqipe, i cili nuk erdhi që të mbaj orët mësimore në klasë.
Kështu ditën e tretë, pasdite ne u muarem vesh në mes vete që Haki Ibrahimi, shoku ynë nga Debelldehu si nxënës nga ne që ishte pak sa me i rritur një vit me i madh se ne, të shkoi në Prishtinë te familja e profesorit Kadri Osmani, për të parë nga afër se çfar i ka ndodhur familjës së tijë. Ja pra se çka thot njeriu që ishte në Prishtinë:-Rrëfim i Haki Ibrahimit, mbi ndodhit e asaj pasdite!
Me të mbrritur në shtëpinë e Kadri Osmanit në Prishtinë, gruaja e tijë Shukrie Osmani, si një grua shumë fisnike dhe si grue e një burri të madh dhe një patrioti të paparë nga historia e kohes (me që ajo me njofte mirë) i cili e tregon ngjarjen në pika të shkurta, për tmerrin që kishte përjetuar familja e Kadriut, gjatë asj dite të burgosjes. Po ashtu, Hakiu, thot: Bashortja e Kadriut hapi dyertë për të parë edhe shkatrrimin apo demolimin që kishin bërë policia famëkeqe jugosllave për brenda shtëpisë së tyre. Tmerr, nuk ka kufi, bile thot Hakiu edhe sot tmerohem nga ajo që kam parë në shtëpijën e profesor Kadriut!
Në oborr të shtëpisë se Kadriut, gjithçka ishte rrotulluar e bile me kujtohet e ka patur të ndërtuar edhe një WC me drrasa druri në oborr. Aty pash që edhe atë WC policia e kishte shkatrruar në tërsi, duke menduar se në vendin e asaj janë fshehur arhivat, aty kishin hapur një gropë të madhe, polica duke menduar që ndoshta edhe aty do të gjejnë ndonjë material të ilegslesë siç ishte Zeri Kosovës.
Para se me u larguar nga ajo pamje trishtuse, bashortja e Kadriut më tha: Haki, nuk është mirë që ti të gjendesh këtu, sepse ti je shumë i ri në moshë dhe me ndodh e me të arrestuar policia, atëherë ata të detyrojnë me treguar çdo gjë, edhe juve ju burgosin për punët në Viti, e ti ate që din patjeter ke me u tregu policive, kështu që i bënë keq edhe vetvetës edhe Kadriut.
Kështu sa me përcolli bashortja e Kadriut, pa u larguar as 150 metra, nga shtëpia e Kadriut, më ndaluan dy veta me veshje civile. Njëri nga ta më pyeti! Pse ishe te ajo shtëpi atje ?
Unë u përgjegja : E pyta atë gruan si si mundem me shkua te stacioni i autobusave, sepse e kam humbur rrugen. Sa interesant vazhdoi tjetri të me pyet: A je i këtuhit apo i kahit! U pergjegja: Jo nuk jam i këtuhit. Por pyetjen tjetër që me bëri ishte!
Pse je ardhun në Prishtinë!?
U përgjegja thot Hakiu: Nëna ime e ka një kusheri këtu profesor Rashit Alidemin, dhe ajo më ka derguar ta thrras profesorin Rashit, me vajtur te ne, se të dielen e kemi një gëzim familjar në famile!
Pas kësaj ata u binden se unë nuk isha i implikuar me Kadriun dhe më udhëzuan mirë se si shkohet te Stacioni i Autobusave, ashtu bash si e dijsha edhe une vet Stacionin e Autobusve. Kështu unë ika pa as të vetmen therr në këmb nga ata Udbashët.Në mbramje po sa arrita në Viti, ende pa vajtur të shokët në banes, sepse kisha vdekur nga uria, shkova te gjelltorja e Nexhatit, për me ngrën darkë. Hyra brenda edhe e porosita një Pasul pa mish dhe u ula. Aty kishte qenë edhe profesori Fazli Hajrizi, i cili pas pak më pyeti: O Haki, a ke dëgjuar që profesorin Kadri, e kanë burgosur?
Unë u përgjegja: Po, profesori Fazli, edhe veç sa erdha nga familja e Kadriut, u çudit ai. Pasi më pyeti i trgova krejt nga ajo që kisha parë edhe që kisha dëgjuar te familja e prof.Kadri Osmanit. Ai profesori Fazli, iu drejtua bacit Nexhat, dhe i tha: Sjellja Hakiut, pasulin me mish edhe une e paguaj!
Në ndërkohë, deri sa une isha duke ngrënë, baca Nexhat, më solli një satljaç me një tullumb në te dhe më tha: Këtë ëmbëlsirë e ke nga unë-të bafshin mirë!
Unë i friguar ende isha nga fjalet e bashortes se Kadriut e sidomos nga inspektoret qe e ruanin shtëpin e tij nga larg, po edhe sa e sa ushqim të haja nuk me bante mirë por ja që -nga ajo natë, profesorin Fazli, nuk e pata parë e që rastin që ta shof vetëm e pata pas disa vitesh, në dasmen e Enver Shaqirit, në fshatinë Tërpezë. Ndërsa sot plot njerz mburen me Prof. Kadriun, po qe as të dera shtëpis nuk kan guxuar të shkojnë, histori kjo sa guximtare po aq trishtuse.