HILL: SHBA-ja NUK DO TË NDËRHYJË MË SI DIKUR – KOSOVA DHE SERBIA T’I ZGJIDHIN VETË PROBLEMET

0
Christopher Hill

Gani I. Mehmeti

Ka plot 14 vite që zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjoja për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve, por ai normalizim as që është duke u parë.

Vuçiq ia lë fajin Albin Kurtit sepse ky kërkon zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës, për çka Vuçiqi është  « i nevrikosur », duke u bërë sikur nuk e ka ditur se Kosova është shtet tani. Por, Vuçiqi ishte në krye të skenës politike të Serbisë po gjatë gjithë këtyre viteve, kur  i ishin falur të gjitha, në emër të pajtimit të dy popujve – shqiptarëve dhe serbëve, por vetë Vuçiq  ishte ai që nuk pranonte të bënte as pajtimin mes dy popujve dhe as normnalizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, sepse nuk ishte i gatshëm të pranonte Pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq edhe në të kaluarën e derisotme ishte dhe mbeti i njëjti në marrëdhëniet me shqiptarët, një kriminel i përhershëm ndaj shqiptarëve, dhe i njëjti ka mbetur edhe sot.

Prej vitit 2011 kanë qenë ndërmjetësuesit mes bisedimeve Kosovë – Serbi dhe nuk është bërë normalizimi as që është në dukje. Ndërkaq, Hill, ambasadori i SHBA në Beograd thotë se duhet të zgjidhin vetë problemet! E, ashtu do të kishte qenë më së miri, por deri sa ndërmjetësuesit e BE nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në detyrimin e Serbisë për zgjidhje, si do të bëhet zgjidhja e problemeve pa ndërmjetësues, siç deklarohet Hill.

Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit t’i zgjidhin vetë problemet.  – thot Hill. Nukl e merr parasysh se asnjëherë nuk kanë mundur t’i zgjdhin problemet vetë vendet e Ballkanit. Ai nuk ndalet të mendojë se edhe kur Kosovën ia dhanë Serbisë si dhe trojet tjera shqiptare, ishin po vetë fuqitë e mëdha. Tani, edhe për t’i çliruar këto vende, është normale të bëhet me ndërmjetësues, duke i treguar mirë e qartë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë serbe, dhe se deri tani ishte e pushtuar nga Serbia.

«Kosova, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet vërtet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj». Vendet tjera i kanë më të rregulluara punët edhe me fqinjtë. Për gjithë këto vite dhe as ndërkombëtarët nuk mundën ta bindin Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Këtë do duhej ta shihte edhe Hill.

Është e pakuptimtë të akuzosh Kosovën për ngecje të diaklogut me Serbinë, kur vetë Serbia është ajo që ka bllokuar bisedimet dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit si dhe të aneksit të Ohrit në vitin 2023.

«Ne duhet ta shohim atë marrëveshje të realizuar plotësisht dhe pjesë e saj është edhe ideja që serbëve në veri të Mitrovicës t’u garantohet një autonomi e kufizuar. Bëhet fjalë për një asociacion që merret me çështje si arsimi dhe spitalet, pra tema të kësaj natyre ».

– Këtu na del qartë Hill se çka është asociacioni i komunave me shumicë serbe, pra ajo na qenka një autonomi, sipas tij, në arsim dhe shëndetësi. Mirëpo, serbët nuk janë kënaqur vetëm mer arsim dhe shëndetësi, ani që arsimi gjithsesi duhet të jetë nën planprogramet e Reopublikës së Kosovës, jo sipas planprogrameve serbe, sepse ato janë programe shoveniste, në veçanti ndaj vendeve shqiptare.

«Dhe, që kur kryeministri i atëhershëm [i Kosovës, Hashim] Thaçi e ka nënshkruar atë, ajo është dashur të zbatohet ». – vazhdon Hill. Por, po të mos ishte aq i dëmshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, do ta kishte formuar vetë Thaçi sa ishte kryeministër i Kosovës si dhe kryetar. Dëmet e tij janë parë pas nënshkrimit, kur Serbia nuk pranonte të ishte një shoqatë, por një asiociacion me fuqi ekzekutive, sa do të bëhej një Republikë Serbe e Bosnjes dhe nuk do e lejojë të ecte përpara Kosovën si shtet.

«Serbia nuk po e sfidon territorin e Kosovës. Në fakt, të gjithë njerëzit në Ballkan flasin për territor, flasin për tokë. Por, problemi i vërtetë në Ballkan, që njerëzit duhet ta kuptojnë, nuk është toka – janë njerëzit». Ne do i themi Hillit se problemi është toka, pastaj njerëzit që duan tokën e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Serbia po bën mjaftueshëm [për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën]? – ishte pyetja e radhës, së clës i bishtnoi, duke thënë se « nuk do të hyjë në këtë debat »! – dhe nuk foli, duke mbajtur krahun Serbisë në gjithë intervistën e tij.

E si mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, nëse nuk e njohin njëra-tjetrën, që Hill thotë se kemi folur për normalizim, e jo për njohje ?!

Kur i përmendet Serbia, ai e mbron. Kështu ndodh edhe në lidhje me Ukrainën, se gjoja ajo e ndihmuaka, për çka kuptohet arsyetimi i tij na marrëdhënie të [mira me Serbinë, përkundër mosvënies së sanksioneve ndaj Rusisë pas agresioit në Ukrainë, duke cekur edhe interesat e SHBA me Serbinë, duke arsyetuar favorizimin e Hill me Serbinë, kupto Vuçiqin.

Hill thotë se nuk është këtu për të kritikuar politikat e Serbisë e as të Kosovës, por, derisa nuk kërkon asgjë nga Serbia që të zbatojë në raport me Marrevshjet ndaj Koasovës, dhe deri sa nga Kosova kërkon të themelojë Asociacionin…, mbetet të kuoptohet se e kritikon vetëm Kosovën e jo edhe Serbinë për mospranimin e Kosovës shtet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.