HILL: LOGJIKA PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS DUHET TË JETË NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE

0
Christopher Hill

Gani I. Mehmeti

Mendoj se pikërisht nga kjo logjikë për niormalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kanë filluar bisedimet, ndryshe, nuk  do të kishin fare kuptim  bisedimet.  Mirëpo, kush është që po iu ikë bisedimeve duhet gjetur, e atë është fare e qartë dhe e lehtë për ta gjetur, sepse flet e tregon haptas se nuk do të zbatojë atë që e ka pranuar, Marrëveshjen e Ohrit më 2023, përveç atyre pikave që i shkojnë asaj për shtati.

E, kjo sa është e logjikshme, duhet logjikuar tani, pikërisht nga Lajçaku, i cili u përpi[qka të fusë logjikën se Kosova paska nevojë për një logjikë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, pikërisht ky Lajçaku është që e ka penguar normalizimin, ky mund të themi e ka sabotuar punën e tij, duke mos i thënë e as kërkuar Vuçiqit se Kosova është shtet, është sovrane dhe se ai duhet të heqë dorë nga copëtimi I Kosovës, siç pretendon ai në veriun e Kosovës.

Ne nuk e dimë’ se çfarë I thuhet prapa skene Vuçiqit nga Lajçaku, por me gjasë, sikur i ka premtuar diçka, deri sa nuk i thot haptas e preras se Kosova është e Pavarur, për çka edhe Vuçiqi shpreson që t’I kthehet Kosova sërish, ndoshta nga vetë Lajçakët, që zvarrisin bisedimet, nuk janë kategorikë e as të drejtë, por gjithsesi Lajçak ëshjtë I njëanshëm gjatë bisedimeve, duke e quajtur vazhdimisht Vuçiqin si konstruktiv në bisedime, edhe mbasi I dërgon letrën BE-së se nuk do zbatojë marrëveshjen e Ohrit! Kjo është një tallje e shantazh edhe me BE-në nga ana e Serbisë. Ndërsa, Kosovës, edhe kur është në të drejtën, i vënë masa! Kjo është e patolerueshme, por mjeri I ligu, sa I forte është.

Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme. Logjika duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve,” Tek tani e ka thënë ashtu si duhet edhe për Serbinë pra, se nuk ka nevojë për tensiopne të vazhdueshme, por deri tani e akuzonte vetëm Kosovën Hill, prerj kur ka ardhur ambassador në Beograd. Sikur ta dinte Serbia se Logjika është normalizimi i marrëdhënieve, ajo me kohë do t’I kishte normalizuar, të paktën që nga GJND-ja, por edhe disa shtete e kanë përkrahur, të cilat ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, prandaj Serbia bën lojëra, herë thotë se është për bisedime e herë tregon muskujt me armatrimin e saj modern. Prandaj ajo nuk e kupton logjikën, deri sa t’ia thotë dikush tjetër.

Për fund, Kosova e di logjikën e marrëdhënieve për normalizim, por jo duke u dëmtuar me territor, e Serbia do të kënaqej vetëm duke e dëmtuar Kosovën. Shih për këtë, ndërmjetësuesit, sikur të ishin të paanshëm, me kohë do ta kishin detyruar Serbinë në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.