Milazim Zeqiraj
Stuhitë kanë trazuar qiellin
në çdo cep.
Vendi po vuan,
për një dorë që ledhaton.
Dikush duhet të jetë dikush,
edhe pse hijet u mbytën
në hijet e tyre.
Një dritë ende shkëlqen —
ajo duhej të ishte një zë pa hile,
me një qëllim:
Kosova përherë të jetë e para.
Realiteti duhet vlerësuar pa dorëza,
për të mos e braktisur diellin
në qiellin e trazuar.
Zëri i saj duhet të jetë jehonë
në mes të burrave
që bëjnë zhurmë për asgjë.
Ajo duhet ta dijë
se heshtja
dhe konferenca për shtyp,
nuk sherojnë zemërat e lenduara.
Në kohë krize,
vendi mund të udhëhiqet,
nga zëri i sinqertë
dhe guximi për të thënë të vërtetën.
29.10.25



![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)







