Hera

0
Erika Kordha

Erika Kordha

– Shpeshherë e gjeja veten të “varur’ në atë trung mendimesh që po më bënin të rropatesha, po kaloja ! Harrova librat, shkollën, detyrat e shkollës, u bën kohë që po shkoja në shkollë sa për numër sa për të plotësuar bankën …humba interesin shkolla po më kthehej në fobi kur shihja sesi trajtohej një viktimë e abuzimit seksual, trajtohej më keq sesa halli që i ra, pra (mirë kali që ngordhi po s’të lënë as mizat) thotë një shprehje nga të parët tanë.

Më mësuan të urreja ! Aty mësova të urrej në shkollë që nga klasa e parë sesi bullizohej nxënësit nga mësuesit , sesi mësuesit të gjuanin në kokë sikur të ishe “kungull” apo kur të shanin me fjalë e të trajtonin si turrmë bagëtish …shkolla ajo më mësoj të urrej aty fillova t’a krijoj urretjen aty fillova se njeriu u dashke t’a duash me dallime nëse je ekselent në olimpiada shkollore je më i miri e nëse nuk je atëherë ti meriton të veçohesh nga të tjerët, se në këtë botë u dashka të jetosh i ndarë duke bërë dallime.

Ditët kalojnë e trauma bëhej më e thellë nuk po shërohej në kohë, unë mbyllesha në vetvete marrëdhëniet me njerëzit dita-ditës ishin të vakëta unë s’doja më askënd madje as veten, se aq shumë po ma fusnin në tru ata njerëz urrejtjen për veten …unë rrija gjithmonë tek ai cepi shkollës më binin rrezet e arta të diellit por dhe ai s’ma ngrohtë më zemrën isha bërë akull dhe kisha aq ftohtë në mesin e Pranverës, bëhesh akull me njerëzit kur sillen sikur të ishe diçka inekzistente, kur s’të trajtojnë si njeri, kur flasin për ty sikur të ishe një përmbajtje libri, kur shndërrohesh në një subjekt thashethemi dhe ti ndihesh keq e mënjanuar e distancuar dhe pastaj për dreq fillon të mos ndjesh as dashuri e as dhembshuri për shokët e shoqet e klasës që të trajtuan si inekzistente…

ata po më shanin përditë, dhe çdo ditë më vendosnin ndonjë nofkë të re, unë isha bërë një lloj asgjëje isha e padukshme për të gjithë, askush nuk i llogarit të çmenduritë.

Ishte e paimagjinueshme sesi njerëzit më bën pjesë të një mëkati parazit, dhe ti ishe një “gazelë” që askush nuk e besonte në pafajshmërin e saj … çdo ditë çmendeshe, derisa mendoje aktin më ekstrem që mund të ndërmerrje, e braktisur nga çdo gjë, dhe ndiheshe si një vemje apo një “skizofrene” e lënë vetëm në mëshirë të fatit dhe duke besuar tek Koha se ajo do shëronte çdo plagë tënden … E thjeshtë ti ishe një psiqike që ti morën mend ata përbindësha, ti vran trut e ty s’të ngeli asgjë përveçse të frymoje … Traum psikologjike ! Dramë që vështirë ta kapërdije ishte e fortë për t’u gëlltitur “stomaku” i vogël e një trup i ndjeshëm si i joti nuk mundi të thithte ngjarje tragjike …

Ti sëmureshe çdo ditë nga keqdashja dhe moskuptimi i njerëzve, ishte një histori e kokolepsur dhe si gjendej fillimi dhe fundi njeriu mirë thonë e ka fatin e keq dhe përfundon në psikiatri por ama ka dhe ndonjë rrugë që mund t’ja dalësh si dihet se kur mund të gjendet ajo rrugë por besoj se PO … Dhe pëshpërit me veten uroj mos të kem rënë në koma deri atëherë.

Mos prit mirëkuptimin e askujt do keqkuptohesh dhe keqintrepretohesh në këtë botë këllirash dhe kërma egoiste, jepi vetes atë që do dëshiroje nga të tjerët.

Mos u çmend, binde veten se nuk je skizofrene s’je e tillë por e vërteta është e hidhur dhe dramatike sa askush nuk mund t’a imagjinonte atë që ndodhi ty.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.