Hapja e dosjeve si kusht për integrim në BE

0
Politikanët në Kosovë

Skënder MULLIQI

Në biseda të ndryshme që i kemi më njerëz, ndëgjon duke thënë, po “bre filani e ka pasur babanë apo dikënd tjetër nga familja UDB-ashë”. Të etiketosh dikend pa pasur argumente është ligësi madhe dhe e pa pranueshme. Disa i ndëgjon duke thënë së ka kaluar tashmë ajo kohë, dhe nuk duhet të shtrohet kjo temë. Por, një kategori shoqërore nuk pajtohen që mos të elaborohet gjerësisht tema e udbashve, natyrisht këtu e kam fjalën për ata shqiptarë të cilët janë gjendur në radhët e para të veprimit kunder popullit të vet.

Dihet së struktura e UDB-së në ish Jugosllavi na ka shkaktuar dhëmbje të mëdha, por edhe dëme të pariparueshme si komb. Më së keqi është kur mbeturinat e UDB-së pas luftës çlirimatre, na janë infiltruar në sisteme. Kan kaluar 22 vite pas përfundimit të luftës, dhe hapja e dosjeve do të ishte e shëndetshme për Kosovën. Zaten hapjën e dosjeve e kemi edhe si kusht për integrim në strukturën e BE-së. Nuk do të ishte dashur të këtë amnestim të udbashve në radhët tona, nese ende ka, e mendohet së ekzistojnë.

Nuk ka falje për të gjithë ata të cilët kan bërë zullume mbi popullin e vet. Ende në Kosovë, dukët së nuk kan mbetur relikt i të së kaluarës së hidhur shqiptare. Nuk do të kishim këtë gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale, madje edhe politike, po mos të vepronin ende njerëzit më biografi të dyshimtë. Dihet së UDB – ja, kanë bërë krime mbi shqiptarët, dhe kjo nuk bën të amnistohet. Unë kur po flasë për këtë temë nuk i fusë të gjithë në një thesë, së dihet së ka pasur njerëz që më nder dhe moral e kan kryer punën në atë sistem, duke mos ju shkaktuar dhëmbje popullit të vet.

Hapja e dosjeve mendojë së do tu jepte fund ndarjeve shoqërore dhe politike në Kosovë. Shumë do të pushonon edhe intepretimet e ndryshme të natyrës ideologjike. Dosjët do të largonin mjegullën, së kush çka ishte dhe çka është në të vërtetë. Në luftë kan marrë pjesë ata që e kan dashur shtetin dhe kombin, e kanë qenë shumica. Udbashët famoz u infiltruan edhe nëpër partitë politike, më ideologji të ndryshme, duke i krijuar vetit status dhe fuqi politike. Dhe, për atë i patem gjithë këto manipulime.

Ish nomenklatura e sistemit ish komunist, e ka kontaminuar pas luftës ambientin shoqëror dhe politikë. Ka ardhur koha që ky kontaminim dhe kjo mjegullnajë të hiqën përfundimisht, për të mirën e shtetit të ri të Kosovës, dhe për të mirën e gjeneratave që po vijnë…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.