Guximi që e zgjoj këngën

0
37
2-korriku 1990 - Kosovë

Milazim Zeqiraj

( Kushtuar 2 korrikut 1990 )

Kurreshtje për ta ndëgjuar fjalën e pa thënë
Në kalendarin e ngjarjeve historike.
Fjala e rujtur në kockë,
e rritur në lulën e mollës,
e mollë e ndaluar për tu ngrën.

Kosova Republikë kurr e paksuar
Një stuhi e pa përshkruar
më një qëllim dëri në pafundësin e sajë.

Për vite Kosova Republikë aktakuzë e rëndë
në sallat e gjygjeve për ata që e thanë
edhe për ata që që e mënduan ta thënë.
Dënime drakonikë hiq pa dhimbjë
për rininë shqiptare.

2.
Kjo ditë historike
2 korrik 1990
shumë vite e pritur,
do të shënohet më gërma të arta
në hstorinë e Kosovës.

Më mundime i kaluam turturat e përgjakshme
erdhem dëri në këtë moment.

Nga janari 1990 në Kuvendin e Kosovës
fjala e deputetëve të përsazgjedhur
muar tjetër melodi.

3.
Një zë i ndaluar dëri atëhere
përherë i mënduar por i pa thënë,
Një ënderrë e përgjakshme ndër vite
fillon të mbrohet në Kuvend.

Njëhere pas një debati në televizion
kur deputete serb e lshuan punimet në Kuvend
Babai u shpreh ma në fund ma mbrrini ymri
që deputete serb të iken nga paralamenti
po ma kujton kohë kur më 1941 iken nga Kosova.

4.
Më 1990 kur u zgjodhë ligjestaturë e re në Kuvend
askush nuk prit risi nga këta deputetë,
populli kishte humbur bësimin në politikë,
mendonim se janë të zgjedhur të Sebisë.
Thonin shkuan ata erdhen këta.

Por nuk ishte realitetë
Zëri i tyre në Kuvend si në kor brohoriti e muar dhenë.
Nuk pranojmë që Kosova e populli i saj
të jetë i shtypur më fajin tonë.

Delegatetë për vendimet e marrura më dhunë
hapen sytë dhe i ndezën mëndjët e fjetura
kur më zë të lartë thanë:
„Vendimet e Kuvendit Krahinor më 23 mars 1989
janë të pa pranuara për ne
dhe menjëhere ne duhet mi zhvlersu“.

Ishte fjalë e madhe të jemi a mos te jemi
që populli e priti më gëzim.

5.
Në kujtesën tonë do të mbëtetë e pa harruar
qendrësa e tyre në Kuvend,
dëri në dhunë më përballjë më armikun fjalë për fjalë.

Një histori e shkruar më lot për decenje nga pushtuesi.
Deputet në Kuvendin e Kosovës
më 2 korrik 1990 bërën një hap të madh.

Sejcili ishte një yll i veqantë,
për mija yj që kishin kaluar burgjet e dhunën
për fjalën Kosova Republikë që ishte e shejtë.

6.
Thekshëm zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës jehon
deputete që në fillim të mandatit kur muarën detyrën
për ate që ishin zgjedh, ata e obliguan vetën
ne duhet ta çfuqizojmë vendimin e padrejtë të marsit 1989.

Vendimi i marsit 1989 më dhunë është aprovu,
nën hijën e dhunës e tytave të armeve
e më dhunë nga pushtuesi u aprovu.

Deputete shqiptarë në Kuvend theksuan
do ti çfuqizojmë të gjitha vendimet e paligjshme,
e vendime të pa ligjshme kurr skemi më votu.

7.
2 korrik 1990 datë e madhe në histori
Deputet thyen heshtjën
Hapen rrugë vendit drejt Lirisë e Pavarësisë.

Në oborrin i Kuvendit të Kosovës
Vendi ku guximi e mundi heshtjën
Më fjalën e naluar të pa thënë
Kosova Republikë e muar formën e plotë.

Në mes tensioneve nën hijene e dhunës
Më vëndosmëri deputet ngritën zërin e shpresës.
Nuk pranojmë diktat nga pushtuesi,
Kosova Republikë krijon jetë të Re në vend.

8.
Më 2 korrik 1989 në oborrin e Kuvendit të Kosovës
Përplasje furtunashe për jetë të re.
Deputetët ndriqojnë rrugën e shpresës për popull,
Bukurija e fjalës Kosova Republikë nuk ka të ndalur ma.

Në mes tensineve të deputetve dhe pushtuesit
Parlamenti e Prishtina rrethuar më polici e ushtri
Në kuvend vlonte nacionalizmi serb,

9.
Më 11 Mars 1981 bota ishtë e shurdhër
guximi mundi frigën
kur rezhimi hante hekur më dhëmb.

Brohoritja kushte e Kosova Republikë u ndëgju larg.
Bota demokratike e kuptoj
se populli i Kosovës Republikën e donë.

10.
Politikaj shqiptarë nuk deshtën ta kuptojnë mënjëhere
Studententët në mbramjën më 11 mars 1981
në mensë e në oborrin e Kuvendit Krahinorë
Kushte, kushte e Kosova Republikë kërkuan.

Ata treguan se kupa është mbushë e loja mbarojë,
Demostrimi i studntve e popullit ishte apel tregusë
së Rendi i ri Botërorë filloj.

11.
Pushtusi mundohej ti mbyllë rrugët e shpersës
duke e shafitë dëshirën e popullit më dhunë
Flamujt e kohës së re filluan të valvitëshin cdo kund
së një e ardhmë e re dual në skenë.

Fjala Kosova Republikë e lindur nga populli
për shumë kohë e mbajtur në majë të gjuhës
e rritur në zemër nën hijën e dhunës,
Më 2 korrik 1990 në oborr të Kuvendit
u brohorit nga deputete e Kosovës,
u mvesh më petkun e lirisë për vëndin.

12.
Republika e Kosovës u brohorit shumë herë,
por edhe studentetë më 11 mars 1981
në oret e mbramjësu në oborr të Kuvendit Krahinorë
brohoritë kushte, kushte
e Kosova Republikë.

13.
Më 2 Korrik 1990 deputetët i zhvillonin punimet
në oborrin e Kuvendit të Kosovës
pasi objekti ishte mbyllur nga pushtuesi.

Mbledhja e Kuvendit zhvillohen
si një simfoni e pa dëgjuar ndonjëherë
më notata e kompozitorit Profesor Gazmend Zajmi,
më dirigjenit deputetin Bujar Gjyrgjalla
e Tenorin deputetin Muharrem Shabani.

Populli rreth Kuvendit më vesh në krah
Në obiorr të Kuvendit parlamëntar e musafir
Nuhi Bytyqi më kamerë e mikrofon
merr prononcime për Radio televizion.

Adem Mikullovci nuk ka të ndalur
sa më deputetët sa më policin fyt për fyt.

14.
Policia rreth Kuvendit e në kuvend
snjperistat duke shiqu,duke prit urdhërin më vepru.
Zëri i deputetëve jehon dëri në qiell
Deklarata kushtëtuse
pa problem më u lexu e nënshkru.

15.
Bujar Gjurgjall filloj më diregju
Unë e hapi mbledhjen e kuvendit në këtë vend.
Tani e ka fjalën deputeti Muharrem Sahabani.

Lëxoje Deklaratën Kushtetuese për Kosovën Republikë
ore Muharrem Shabani se na plasi zemra duke pritë.

Muharrem Shabani u ngit në këmbë e filloj më këndu
nga deputete tjerë ishte rrethu
kur mbaroj këngën më durëtrokitje u përshëndetë.

16.
Muharrem Shabani më guxim e zë të larte,
Diktat nuk pranojmë.

Menjëhere po i çfuqizojmë
vendimet e pa ligjshme për Kosovën
që janë marr në mbledhjën e Prizerënit më 1945
dhe në kuvendi i Kosovës më 23. marsit 1989.

Deputete një zëri këtë vendim e aprovuan,
vendimet e tilla u çfuqizuan.

17.
Deklaratën Kushtetuese që tani po e lëxojë
është një thirrje për Kosovën Republikë
një ënderr që nuk vdiq kurrë.
Tani po e mveshim më liri e demokraci prendimore
për popullin e sajë.

Populli shqiptare po kërkon të jetoj i lirë
Në Kosovën e pavarur sebashku më popujt tjerë.

Ne jemi këtu në vendin tonë
duam të jetojmë të lirë si popujt tjerë.

18.
Shqipëria më 28.11.1912 në rrethana të vështira
mvetësinë e ka proklamu.

Edhe atëhere mvetësia e Shqipërisë
në kuvend nga Ismajl Qemajli shpejt e shpejt është lexu
nga 49 delegat në shpejtësi është nenëshkru.

Pas nënshkrimit të mvetësisë Ismaj Qemajlli
e ka marr mvetësin shpejt e ka palu
e ka fut në xhep dhe e ka mshefë
se armiku ka qenë afër aty në sheshë.

19.
Shqiptaret e Kosovës në mës dhunës e vdekjës
nuk e ndërprejnë rrugtimin drejt lirisë.
Popull që nuk pranon pushtuesin e meriton lirinë.

Policia serbe e bejnë punën e vet
Po mbroj dryrin në derë të Kuvendit të Kosovës.

20.
Rrini e knaquni ju pushtus mbrenda e jasht kuvendit.
Këngët tonë do ti këndojmë në kullat tona kudo.

Deputetët bëhën tenorë të fjalës se thën tinzisht.
Ju pushtues pushkën top bëjëni
se Kosovën njësi të pavarur sot po e shpallim.

21.
Fjala e pa thë e rujtur në zemër tani po jehon
vendimet e mbledhjës së Prizerenit më 1945
23 marsit 1989 për Kosovë u zhvlerësuan.

Në pikë të ditës nen qiellin e kaltertë
Më 2 korrikut 1990 në Prishtinë
Kosova shpall Deklaratën Kushtetuese.
Akti madhorë që nuk harrohet kurrë
i popullit më shpirtë të lirë.

Mir u takofshim në Kaqanik
aty e vejm mbi shkronjë i një pikë.

22.
Policija serbe uredhërin e Beogradi e zbatojnë
Kuvendin e mbyllen më dry.
Pas 2 korrikut 1990 Kuveni Krahinorë
tutje nuk funksionojë
së Kosova avansoj në Republikë.

Deputet bëjnë punën e vet
Deklarata Kushtetuese u lexu
nga deputete një zëri më ngritjë dorë u aprovu.

Nuk kishte diskutime, kundërshtime e abstenime
111 deputet ishin prezent,
Deklaratën kushtetuse e kanë nënshkru
Askush kunderë, nuk ka abstenime.

Unanimisht Deklarata Kushtetuse u pranu
Në aktetë e Kuvendit të Kosovës në mbramjë u deponu.

Kosova njësi e pavarur në Jugosllavi
në aktet e Kuvendit të Kosovës u shkru.
Populli më gëzim vendimin e deputetve e ka pranu.

23.
Kushtetutën duhet më shkru.
Ekspertet u mblodhën,
Kushtetutën më e përpiluan.

Më 7.9.1990 deputetët në Kaqanik
Miratunë Kushtetutën
më të cilën shpallen Kosovën Republikë.
Në historri nifet si Kushtetuta e Kaqanikut.

24.
Referndumi për pavarësin e Kosovës
nga 26 deri më 30 shtatoru 1991 u organizu.
Më kushtetutë e referendum
Kosova shtetë sovran u proklamu.

Nëse mbetet Jugosllavia e m. shtet
ne jemi Republikë e pa varur në Federatë ose Konfederatë.
përndryshe Pavarësia është kompromisi i jonë.

Akti madhorë për Kosovë u përmbush
Kthim prapa nuk ka.
Rrugtimi i Kosovës u trasu.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.