Në vend të debatit
Shkolla shqipe dhe figura e mësuesit është e shenjtë për kombin shqiptar! Përmes Abetarës të gjuhës shqipe dhe vatra e shkollës, nëpër vite, u bën projekti kombëtar se si duhet të bëhet atdheu dhe Liria e Kosovës…!
Po,kategorisë kushtetuese të grevës në Kosovë! Për mësuesit e shkollës shqipe të miratohet ligji për pagën me tipare ekonomike të denjitetshme, ndonëse shkollës shqipe dhe superstrukturës së dijes të arsimtarëve u duhet trajta e jetës me dinjitet!
Po,reformës me tipare akademike dhe me modele të kohës të shekullit të ri për shkollën shqipe në Kosovë; Të miratohet në parim ligji i kontratës për çdo katër vjet; Mos të kemi kontratë të përjetshme deri në pension, ndonëse në vendet e zhvilluara (po e përmendi shkollën dhe edukimi i brezave në Amerikë,-v.j.), ku për çdo katër vjet debatohet për rezultatet në punë të arsimtarëve dhe, tevona bëhet kontrata e re e punës.
Një model i shkollës amerikane, natyrisht me standardet e rrogës për arsimtarët në Kosovë me tipare ekonomike në rrafshin e dinjitetit dhe të profesionit të shenjtë, të bëhet në parim me ligjet e shtetit.
Për këto parime në rrafshin kombëtar e shtetëror për shkollën shqipe në Kosovë, duhen të bëhen pjesë e debateve tona dhe, jo me aktin e fundit me një fjalë të vetme: Kemi grevë dhe shkollat janë të mbyllura…!
Në ketë rrafsh të vijave të trasha për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, të veprojmë me programet me frymë të re të tipareve të shekullit të ri, ku e kemi hisen dhe vendin si kombi shqiptar më i ri në mesin e popujve të Evropës.
Në nderim të shkollës shqipe dhe të mësuesëve të Kosovës…!
Prishtinë, më 8 shtator 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com