15.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj GJURMËT QË LËMË PAS

GJURMËT QË LËMË PAS

0
Evis Allushi

Shembulli i prefektes së Vlorës Dr. Evis Allushi

Nga Enver Lepenica

Gjatë udhës së jetës sime si nëpunës, që nga nëpunësi i thjeshtë deri te nëpunësi i lartë i administratës shtetërore kam çmuar rolin e administratës në përparimin e zhvillimin e vendit falë përvojës së jetës sime mbi 45 vjeçare u interesova për administartën e Vlorës.
Kush ishin dhe ç’kishin bërë ata për Vlorën? Këto mendime të përsëritura e ripërsëritura në procesin e kujtimeve gjetën së fundi pasqyrimin në dy libra për prefektët dhe kryetarët e bashkisë së Vlorës.

Shembulli atyre burrave që lanë gjurmë në historinë e Vlorës, mendoj se duhet të jetë dritë për nëpunësit e ditëve tona. Po përmend dy prej tyre
“Alem Agaj ish komandant i parë i xhandarmërisë të krijuar rishtazi në vitin 1912 dhe me gradën major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej” (Ago Agaj)

Mendohet që Alem Mehmet Tragjasi të ketë lindur më 1863 në Tragjas të Vlorës, kaloi një jetë plot bukuri e gjallëri, me shokë dhe miq të shumtë që si munguan asnjëherë, plot lavdi e famë që rrallë t’i rezervon fati në histori, dhe dorëzoi shpirtin e tij të bukur, po atje, më 1927…

Nuredin bej Vlora ishte i biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga personalitetet e shquar të familjes Vlora dhe të Vlorës. Me kulturë të gjerë, njohës i shumë gjuhëve të huaja. Në vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, por pa rrogë pasi nuk pranoi të paguhej… Kështu mund të vazhdonim me shumë shembuj të tjerë frymëzues.

* * *

Në administratën shtetërore kam takuar shumë karaktere njerëzish, por pakë nga ata që lenë gjurmë me punën, dijet dhe përkushtimin ndaj detyrës. Një nëpunës, njeri i detyrës duhet ta pyes veten: Çfarë kam bërë unë për të justifikuar pagën që marr, për të lënë gjurmë që kur të mos jem më në këtë detyrë emri im të përmendet me respekt?
Këta nëpunësja janë pak në kohën e sotme.

Është kjo arsyeja që prefektja e Vlorës Evis Allushi, vajzë e re, e emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2025 më tërhoqi vëmendjen pasi pa futur mirë këmbët në atë detyrë të rëndësishme doli para publikut me një libër “50 prefektët e qarkut Vlorë 1912 – 1925”, duke nderuar e përkujtuar ata nëpunës të lartë që kanë dhënë kontributin e tyre në përparimin e zhvillimin e qarkut të Vlorës në kohë shumë të vështira.

Libri u përurua më 5 dhjetor 2025 çka tregon se prefektja ecën me vrap për të lenë gjurmë në detyrën që i është besuar pra, për dy muaj ajo na ka dhënë një libër dhe bëri edhe një takim mbresëlënës me të ftuar të shumtë e veçanërisht me pasardhësit e atyre ish prefektëve që nuk jetojnë më dhe e zbukuroi takimin me fjalën dhe hijeshinë e saj si femër dhe qytetare.

Libri ndahet në periudha historike 1912 – 1938; 1939 – 1944, 1991 – 2025, ku përshkruhen gjithsej 50 prefektët që drejtuan qarkun e Vlorës e që fillojnë me Refo Çaparin e Çamërisë dhe përfundojnë me Plator Nesturin dhe Evis Allushin. Zonja Allushi ka shfrytëzuar me aftësi profesionale edhe librin tim “Prefektët e Qarkut të Vlorës 1912 – 2012” Tiranë 2013, pra ka ditur me zgjuarsi të harmonizojë përmbajtjen e librit të saj.

Kështu pra prefktja e Vlorës na mbush me gëzim e optimizëm për udhën në të cilën do të eci në të ardhmen e sajë dhe behet shembulli i mirë se si duhet të punojë një nëpunës i lartë i shtetit për të lënë gjurmë në atë detyrë.

Një personalitet i mençur ka thënë se më jepni në dorë edukimin e rinisë t’ju transformoj gjithë botën dhe një shembull i tillë nga ata që synojnë të transformojnë botën nga e mira është edhe vajza e Vlorës Evis Allushi.

Botimi i këtij libri nuk është i pari. Zonja Allushi ka shkëlqyer në studimet universitare ku është lauruar në Universitetin e Vlorës, e më pas si pedagoge në këtë universitet. Ajo do të jetë bashkeautore në botime si me prof. dr. Hito Jazaj etj, si dhe udhëheqëse për tema diplome dhe do të mbrojë gradën doktore e shkencave me temën “Rehabilitimi fizik si alternativë e rëndësishme në trajtimin e pacientëve me sklerozë multiple”.

Kështu pra Zonja Allushi nuk vjen si një befasi me librin “50 prefektët…” por si vazhdim i aftësive të saj e ndërgjegjes së lartë për të lënë gjurmë kudo ku e kanë hedhur rrethanat e kohës dhe aftësitë e saj intelektuale.

Do të përfundonim duke thënë se prefektja e Vlorës doktoresh Evis Allushi është një personalitet me vlera për shoqërinë tonë. Një nga elementet më të rëndësishme të shoqërisë janë vlerat, vlerat janë besime dhe parime të mbajtura thellë që udhëheqin zgjedhjet, sjelljet dhe vendimet e një individi në jetë. Ato përfaqësojnë atë që është më e rëndësishme dhe kuptimplotë për një person dhe shpesh shërbejnë si një busull në udhën e jetës.

Këto vlera kanë formuar tashmë identitetin e personalitetin e Dr. Evis Allushit duke ndikuar në zgjedhjet e karrierës dhe në përcaktimin e natyrës së marrëdhënieve personale dhe shpqërore.

Nuk mund të lemë pa përmendur edhe bashkëshortin e zonjës Allushi, Ergus Allushin, edhe ky nëpunës, studiues, publicistë e qytetar i nderur. E përmendin Ergysin pasi pa përkrahjen e tij Evis Allushi nuk do arrinte dot majat që ka arritur.

Urime doktoresh Evis Allushi për vepra të tjera më të mira.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.