Koment
— Këta politikanë po fshihen nga përgjegjësia. Nuk po zotohen detyrimet e marra ndaj shtetit dhe qytetarëve të cilët janë lodhur me skena të tilla. Ky është vetëm një akt bosh marketingu politik. Nuk po vihen në rënd të ditës çështjët e sigurisë dhe politikave të jashtme, në këtë krizë globale lufte. Serbia po armatoset dhe kjo tregon se regjimi fashist i Beogradit është duke u pëgatitur për luftë…
Skënder MULLIQI
Gjendja me kriza politike është shëndrruar në një situatë tragjikomike për vetëpromovim. E gjithë kjo është e trishtueshme saqë të vjen keq për të dhe të vjen turp ta kritikosh ? Kosova ka nevojë vertetë për mbrojtjën e vlerave kushtetuese dhe vlerave njerëzore. Ne vend që të lidhemi më këto vlera dhe Luftën Çlirimtare po lidhemi me betejat e interesit për pushtet përsonal, me betejat selective ideologjike. Kemi ardhur në një situatë që të mbrohemi nga vetja, në vend që të mbrohemi nga krijuesit kriminalë të ideologjisë së Serbisë të Madhe. Këta politikan po fshihen nga përgjegjësia. Nuk po zotohen detyrimet e marra ndaj shtetit dhe qytetarëve të cilët janë lodhur me skena të tilla.
Ky është vetëm një akt bosh marketingu politik. Nuk po vihen në rënd të ditës çështjët e sigurisë dhe politikave të jashtme, në këtë krizë globale lufte. Serbia po armatoset dhe kjo tregon se regjimi fashist i Beogradit është duke u pëgatitur për luftë. E ne jemi të zënë më aventurat politike herë për formim të qeverisë, e tash për president-e në këtë moment jashtëzakonisht të dëmshem për Kosovën. Vendi nuk ka nevojë për përformanca të dëmshme, po ka nevojë për pjekuri të vërtetë politike dhe vendime të qarta që do të mbrojnë vlerat themelore të shtetit. Ne vend që të mbrohen ato, po rrënohen! Qytetarët janë lodhur nga debatet politike dhe debatet mediatike të cilat atyre nuk ju sjellin asgjë të dobishme. Madje këto debate janë duke na shkaktuar dëme të mëdha në të gjitha sferat e jetës dhe të punës.
Është mbushur kupa nga ata që nuk po I sjellin asnjë të mirë shtetit, madje janë duke i dëmtuar rënd të gjitha proceset zhvillimore. Vesi është shëndrruar moti në virtyt! Kemi bllofe politike e mediatike pa asnjë përmbajtje, të cilat po mbulojnë paaftësinë e tyre për të marrë vendime të vërteta. Janë kaluar tashmë të gjitha kufijtë e sjelljës normale politike, duke marrë parasysh detyrat që iu janë besuar nga populli. Lojëra të tilla të turpshme politike zor që mund të shihen në ndonjë shtet demokratik. Po dëshirojnë të forcojnë pozicionet e tyre, që është blasfemi e pastër. Pozicionet e tyre të larta politike po i abuzojnë në mënyrën më të keqe të mundshme ! Aventurat e tilla politike, janë aventura me qytetetarët, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, dhe kjo duhet duhet të thuhet gjithmonë…!











