FTESA NË GJUHËN SHQIPE PËRMES TELEGRAMIT QË I DHA NJË MUAJ BURG, SKËNDER HOXHËS

2
Nuk e pranoj në shqipet

Gani I. Mehmeti

Një shkrim para 55 vitesh në “Rilindje”, më 4 gusht 1967

Skënder Hoxha
Skënder Hoxha

Nuk ishte i rastësishëm konflikti i tij në moshën 20-vjeçare me punëtorin e postës. Skënderi kishte shkuar në postën e Podujevës për ta ftuar një shokun e tij përmes telegramit. Kur postieri e sheh të shkruar në gjuhën shqipe, e kundërshton, gjoja se vetëm në gjuhën e “shtetit” duhej të shkruante.

Skênderi ngul këmbë që telegrami t’i shkojë shokut tê tij në gjuhën shqipe, postieri ngul këmbë të mos ia dêrgojë pse ishte shkruar në gjuhën shqipe.

Hap procedurën postieri, dhe gjykata e dënon Skënderin me një muaj burg, pse po kërkonte të dërgonte në gjuhën e vet telegramin. Për këtë, Skënderi kishte vuajtur dënmin prej një muaji.

Më poshtë, po ua sjellim edhe shkrimin në “Rilindje” të datës 17 gusht, ndërsa konflikti kishte ndodhur më 4 gusht 1967.

Kjo është drejtësia e serbëve; të cilët ankohen për të “drejtat” e serbëve në Kosovë. Këta do të jenë të kënaqur dhe të pajtuar, vetëm kur të mos ketë shqiptarë fare në Ballkan.

2 KOMENTE

  1. Koha kur mendjet e ndritura vepronin ne ringjalljen e shqiptareve ne kosoven e atehershme. Edhe ky shkrim i vitit 1967 ne kontekstin e kohes ishe nje veper sado simbolike por e fuqishme per faktorizimin e gjuhes shqipe ne ish jugosllavi. Lufte psikologjike kunder gjuhes shqipe andej por nje mbrojtje e saj nga ana e lexuesit, qe e fakton me kushtetuten e atehershme.

  2. Skënder Muharrem Hoxha, ka qenë një aktivist i hershëm i çështjes sonë kombëtare. Ai poashtu ishte edhe njëri nga mësuesit e parë në shkollën 8-vjeçare “Meto Bajraktari” të Gllamnikut. Kisha nderin ta kem Arsimtar të lëndës së Muzikës, gjatë viteve 1972 – 1973.

    Shquhej për butësi dhe mirësjellje me nxënës. Sigurisht pozita e volitshme gjeografike e fshatit bënte që kjo shkollë të mbledhë ajkën e mësuesve dhe arsimtarëve të Llapit.

    Në kujtesën time përveç Skënderit mbetën edhe Arsimtarët si; Raif Ramë Shala, Muhamet Behrami, Hilmi Kastrati, Rasim Ibrahimi, Selim e Rexhep Syla, Nefi Rexhepi, Bislim Qamil Ejupi, Nuhi Tahir Osmani, Hashim Aliu, Shemsi Raçi, Hamdi Mustafa – Lala, Kadri Kadriu gjograf i diplomuar, Avdi Jusufi etj.
    Mbresa që s#mund t’i harroj derisa të ndahem nga kjo jetë tek unë la mësuesi im i klasës së – III dhe IV – Sabri Raçi, të cilëve të gjithë u detyrohemi.
    Asnjëherë nuk kishte ngjarë që mësuesi Sabri të ketë çuar dorë në ndonjë nxënës.

    Me këshilla tamam prindore na motivonte për mësime dhe na bënte solidarë me njëri-tjetrin. Me një fjalë, ishte pedagog i mirëfilltë që të krijonte dashuri për shkollën. Kjo armatë mësuesish e arsimtarësh la gjurma të pashlyeshme suksesi edhe në shkollat e qytetit të Podujevës.

    Meqë zoti Gani Mehmeti flet në rastin konkret për Mësuesin e Popullit Skënder Muharrem Hoxha, dua ta plotësoj edhe me një të vërtetë tjetër.

    Në mesin e organizatorëve të Demonstratave të 68-ës, të mbajtura më 27 Nëntor, po të këtij viti në Podujevë, ishte edhe Skënderi.
    Madje ai u dënua së bashku me disa shokë me 1 muaj burgim. Atdhedashurinë e përgjoi edhe tek ne nxënësit. Dëshmori i kombit Mehmet Maliq Ejupi, vrarë nga forcat pushtuese të Serbisë, më 27 mars 1989 në Podujevë, ishte nxënës i Skënder Hoxhës.

    Krahas kontributit në Arsim, Skënderi ndihmoi edhe në bekatimin e jetës kulturore. Ai është njëri prej instrumentistëve të parë të shoqërisë kulturore dhe argëtuese “Josip Rela” të Podujevës.

    Skënderit dhe të gjithë atyre që na orientuan në udhën e shkronjave shqipe, që i paska pasur ferrë në sy kyfarë konguri Pavle Millanoviq, përjetësisht mirënjohës!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.