8.5 C
Tirana
E martë, 27 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Fragment poetik dhe i bukur

Fragment poetik dhe i bukur

0
Ilir Muharremi - Ti

Ai Diell, ai bar i thatë dukeshin si oqean i metaltë që më vlonte. Në horizont vëreja ca re avujsh që kalonin dhe e kapa me cep të syrit njollëzën e zezë, sepse shikimi im nuk ishte ndarë për asnjë çast nga tymi i shtëpive dhe veshët e mi mblidhnin zëra fëmijësh, të cilët qanin, dhe ulërimat e njerëzve pak para vdekjes. Dua thjesht të largohem nga këtu dhe nuk ndiej sikur kam bërë diçka dhe arritja ime e vërtetë ishte të mos vdisja. Të gjithë ushtarët më falënderuan për pjesëmarrjen time në luftë dhe më lavdëruan për misionin e përmbushur…

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.