11.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Formimi i organeve të reja, dhe lënja mbrapa i skenave të lodhshme...

Formimi i organeve të reja, dhe lënja mbrapa i skenave të lodhshme politike

0
Vjosa - Albini

Skënder MULLIQI

Shumë vajtuam më të drejtë për mos konstituimin e organeve te shtetit në vitin 2025, kur u përballëm më krizë politike dhe institucinale. Opozita ishte ajo që nuk deshiroj të këtë asnjë bashkëpunim më LVV si fituese e zgjedhjeve. Disa herë Albin Kurti kërkojë koalicion më LDK, por ky subject nuk pranojë më motivacion së i lëshohet rend bllokut opozitar për të formuar qeverinë. As kjo formulë nuk erdhe në shprehje, dhe erdhëm deri të zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit, të cilat ishin befasuese për opozitën sepse më këmbngulje kërkuan zgjedhje të reja. Ishte ky një debakël i madh që shumë gjatë do të mbajnë në kujtesë.

LVV fitoj në mënyrë plebishitare, dhe tash e formoj Qeverinë Kurti 3, pa ndihmen e tyre. Ka një logjikë në gjithëqka. Për 20 vite sa e kan mbajtur pushtetin PDK dhe LDK më ndonjë koalicion, për aq vite edhe do të mbesin në opozitë. Pse? Sepse nuk punuan mirë për shtetndërtim dhe mirëqernje. Organët e reja u zgjodhën, e tash do të fillojnë bisedimet për vazhdimin edhe një mandati të presidentës Vjosa Osmani, e cila ka paraqitur vullnetin politikë për rizgjedhje. Autoriteti në botën demokratike dhe zotësia e zonjës Osmani nuk mund të vihen në diskutim.

Ajo është përsoni i duhur në vëndin e duhur që të zgjedhet edhe për një mandat, së ja ka ba hyzmetin për të qenë e para e shtetit. Blloku opozitarë koritet siq thotë një fjalë e popullit nese nuk e voton zonjën Osmani, sepse e, meriton dhe Kosova nuk ka alternativë më të mirë. Sigurisht kur jemi të kjo temë, edhe faktori ndërkombëtar do të jetë pro zgjedhjes të Vjosa Osmanit edhe për mandatin e dytë. Ka krijuar imazh të mirë si përson dhe për Kosovën të shtetet e BE-së dhe në Amerikën mike, ku kishte arritur të takohet edhe më presidentin amerikan, Donald Trump.

Sigurisht se kjo është diqka madhore për Kosovën e vogël, kur dihet për problemet e mëdha siq janë lufta në Ukrainë dhe lufta në Gaza. Nuk është nevoja që të përballemi më ndonjë krizë të re politike dhe institucionale që Kosovës do ti kushtonte shumë, siç edhe i kushtojë kriza e kaluar për 9 muaj më radhë. Ne jemi shtet miniaturë në këtë botë, e vetëm uniteti politikë dhe miqët në botë na shpëtojnë si shteti i dytë e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Kurgjo mos të kishim tjetër e qe kemi punë të mëdha para nesh, e kemi për fqinjë të përhershem Serbinë ende më logjike fashiste të Aleksander Vuçiqit, më të cilin shtet ende nuk kemi mbaruar punë krejtë.

Na presin bisedimet jo të lehta për normalizmin e marrdhënjëjeve të ndërsjella se Thaqi dhe Mustafa na lanë kopilin të dera, formimin e Asociacionit famoz si një detyrim i dalë nga marrveshjët ndërkombëtare. Le të besojmë së shtetet e BE-së, të cilat deri më tash bukur shumë ia mbajtën anën kriminelit të luftës në bisedime, Aleksander Vuçiqi, do të kanë qëndrim ndryshe, kur dihet se edhe Amerika e presidentit amerikan Trump ka pru një project ligj për mos ndryshim të kufijve në rajon, dhe se duhet pasur një marrvshje politike për njohje reciproke. Kjo ia mundëson Kosovës që mos të implementon asociacionin e firmosur nga Thaçi e Mustafa përveq ndonjë asociacioni siç e kanë serbët në Kroaci.

Implementimi eventual i asociacionit më kompetenca ekzekutive do të ishte thikë pas shpine shtetësisë të Kosovës.Formimi edhe i një “Republika Serbe” në Kosovë, është hapi tjeter për realizimin e projektit për Serbi të Madhe. Këtë project të Millosheviqit nuk e lejoj për tu realizuar NATO në vtitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e besojmë fortë së nuk do të lejohet as tash. Kur dihet së Rusia Putinit dhe Serbia e Vuqiqit pikërishtë synojnë të realizojnë idetë e “botën ruse” në Evropë dhe të “botës serbe” në Ballkan.

Vuçiqi zatën të gjitha kërcënimet për luftë po i bënë në këtë drejtim për aneksimin e veriut të vendit. Ai bëri përpjekje të hapur të pushtojë këtë pjesë të vendit më rastin terrorist në Banskë, por që mori katër të vdekur dhe të tjerët ikën me bishtë nën shalë. Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës, dhe mu për ate na nevojitet uniteti përhershem politikë më së shumti, jo vëtëm të shqiptarëve të Kosovës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.