(Kushtuar Zahir Pajaziti — hero i kombit dhe themelues i celulës së parë të UÇK-së.)
Zemrën e kishe gurëthyes
që dhembjen bluan,
ujëvarë që plagën pastron.
Frikën e pate vrarë në djep,
guximin ua pate rrëmbyer luanëve.
Syrin e kishe dylbi,
dorën shigjetë, që shponte tej për tej.
Vdekjen e bëre me armë në duar, duke zanuar
ata që mendonin se Kosovën e shndërruan në
Shumadi.
Shumëherë pate thënë:
“Në vdeksha pa marrë hak për ty, Kosovë,
mos qofsha biri yt.”
Betimi kurrë nuk të mbeti peng.
Ishe e mbete kandil mbi Gallap e Pashtrik!
ARIF EJUPI
Gjenevë, 4 shkurt 2026











