Diçitura: Thaçi, Rama e Vuçiq po ndajnë Kosovën
Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Sa herë ishte në pushtet partia socialiste në Shqipëri, punonte kundër interesave shqiptare dhe shtetit të Kosovës”, publikuar në ”Drini.us”, më 12 maj 2025 dhe ”Fala e Lirë”, 13 maj 2025
Pjesa e katërt (4)
Sot e kisha ndërmend të vazhdoj edhe pakëz me disa ”heronj” të tjerë, tash të krahinës time, Llapushës por zgjedhjet e 11 majit (2025) në Shqipëri dhe ngërçi (fig.) politik për konstituimi e Kuvendit të Kosovës, kryetarit, më shtyri ti them disa fjalë.
Jo vetëm për Shqipërinë si shtet por edhe për shqiptarët, në përgjithësi nuk ka ku shkon më keq se sa të fitoj vëllai i Vuçiç-it, Edi Rama.
Shpresoj se kjo qeveri e Shqipërisë do të ketë jetë të shkurtë shkurtër.
Partia socialiste e Shqipërisë, trashëgimtare e PPSH-së me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, ishin dhe janë të lidhur me partinë demokratike të Kosovës, me Hashim Thaçin si zingjiri dhe partitë simotra serbe, ish partinë socialiste të Slobodan Milošević dhe tash së fundit, me Aleksandar Vuçiç.
Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Grenell (Richard Allen Grenell,18 shtator 1966 në Jenison, Michigan, është politikan dhe diplomat amerikan), janë si këmbët e shkëmbit, pünojnë për interesat e Sërbisë
E përbashkëta e Hashim Thaçit, Edi Ramës, Aleksandar Vuçiç dhe Grenell-it ishte dhe është ndarja e Kosovës e afrimi i Shqipërisë me Sërbinë fashiste, dalja e Sërbisë në det.
Në çdo paraqitje publike, Edi Rama mbron pa të drejtë Hashim Thaçin. Si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama përzihët në punët e brendshme të Kosovës duke e akuzuar Kuvendin e Qeverinë e Kosovës se s`po bëjnë asgjë për ta zhbërë gjykatën speciale që Hashimi, është i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit, padrejtësisht, sipas tij.
Grenell – Thaçi
“Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë”
Ai në një takim në Pejë do të deklaronte: ”Rama: Kushdo që e quan Thaçin tradhtar është gomar”
Reagimet kundër kësaj deklarate ishin të shumta
” …unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky (Hashim Thaci plot. mi) bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal” (Berat Buzhala).
Por më i ashpër ishte Milazim Krasniqi *)
“Gazetari Milazim Krasniqi shpreh mosbesimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave të bëra pas mbledhjes së qeverive në Pejë. Krasniqi thotë se “kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar.”
Krasniqi e akuzon Ramën se po çon përpara idenë e Aleksandar Vuçiçit, president i Serbisë, që parashikon shkëputjen e veriut të Kosovës dhe pjesa tjetër t’i bashkohet Shqipërisë, por jo si shtet sovran.
Sipas gazetarit, Edi Rama duhet të deklarojë zyrtarisht nëse kërkon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, me kufijtë aktual, në të kundërt duhet të ndërpresë diversionin”.
Edi Rama, ishte për ndarjen e Kosovës. E thotë edhe Enver Hasani, ish kryetar i gjykatës kushtetuese të Kosovës (Enver Hasani)
” Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideator për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo ka qenë ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë Hasani në T7.”
Fatkeqësisht fati i Kosovës ka qenë dhe është i keq, pasi kemi fqinj si Serbinë, Greqinë (dhe Malin e Zi e Maqedoninë), ndërsa ”nëna” Shqipëri në vend se të na përkrah, se ndihmë, jo se jo, ajo bëhet bashkë me armiqtë tanë, sllavë e grekë për faljen e tokave të bukës, maleve, bjeshkëve e detit:
Literatura:
“Presidenti Thaçi uron Edi Ramën për fitoren në Shqipëri“, 28.06.17 gsh.al
https://gazetashqiptare.al/2017/06/28/presidenti-thaci-uron-edi-ramen-per-fitoren-ne-shqiperi/
”Hashim Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje”
https://exit.al/hashim-thaci-uron-ramen-per-fitoren-ne-zgjedhje/
“Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë”, TEMA, 20 Dhjetor 2024
”Rama: Kushdo që e quan Thaçin tradhtar është gomar”, Epoka e re, 26 nëntor 2018
https://www.epokaere.com/rama-kushdo-qe-e-quan-thacin-tradhtar-eshte-gomar/
“Berat Buzhala: Rama, f*ck off“, Tema, 27 Nëntor 2018
https://www.gazetatema.net/2018/11/27/berat-buzhala-rama-fck-off/?replytocom=4766941#respond
”Flet gazetari Kosovar: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar”, Gazeta Telegraf, 30 Nëntor, 2018
https://telegraf.al/aktualitet/flet-gazetari-kosovar-kush-i-beson-edi-rames-vertet-eshte-gomar/
“Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”
“Kur Hashim Thaçi i ftonte deputetët të vepronin si ai, ta votonin Gjykatën Speciale”
”Hashim Thaçi i kishte quajtur patriotë të rrejshëm ata që votuan kundër Gjykatës Speciale”, 26.9.2020
https://ajetebeqiraj.org/shqetesime-rreth-demarkacionit-te-kufirit-kosove-maqedoni/
”Demarkacioni me Maqedoninë-Kosova humbet 2500 hektarë”
https://abeqiraj.blogspot.com/2019/02/demarkacioni-me-maqedonine-kosova.html
”Haxhiu: Thaçi, Mustafa e Veseli e kanë ditur se Malit të Zi iu falën 8000 mijë hektarë”
03.08.2016
”Ata që i dhuruan ‘bakshish’ 8300 hektarë tokë Malit të Zi, nuk kanë ftyrë ta akuzojnë qeverinë”
”Marrëveshja që i fal detin dhe Çamërinë Greqisë”, Gazeta Telegraf, 14 Korrik, 2018
https://telegraf.al/politike/marreveshja-qe-i-fal-detin-dhe-camerine-greqise/
”Greqisë iu falën 354 km2 det”, rrëfimi i negociatorit: E vërteta për marrëveshjen e 2009”
Feb 9, 2018
”Deti që nuk falet: të fshehtat e paktit detar Shqipëri-Greqi”
“Greqinë, djalli tek detajet”, August 30, 2020
https://gazetadielli.com/marreveshja-e-detit-me-greqine-djalli-tek-detajet/
“Greqia po rritet” ndërsa zgjeron sovranitetin në 12 milje në detin Jon deklaroi të mërkurën kryeministri grek QiriakosMicotaqis, bën të ditur https://greece.greekreporter.com/ sipas së cilit vendi do t’i zgjerojë ujërat e tij territoriale nga 6 në 12 milje detare në Detin Jon, ndërsa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky lajm nuk përbën shqetësim pasi është në bazë të Ligjit Ndërkombëtar të Detit”.
Nuk e kisha ndërmend të flas për Edi Ramës e as Hashim Hashim Thaçin, dy figurat më të dëmshme të shqiptarëve, veçanërisht e Kosovës. Por qe, të dytë për disa mandate ishin kryeqeveritarë në Kosovë e në Shqipëri e tokat shqiptarer po tkurren, falë këtyre dyve, nga veriu, lindje dhe në jug.
*) Milazim Krasniqi është babai i Memli Krasniqit, kryetarit të partisë demokratike (partisë së ish kryetarit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte)
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 13 maj 2025
sinankastrati09@hotmail.com
I respektuari z. Sinan!
Lexova me kujdes shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj vendosa të jap koment.
KOMENTET që i kanë dhë të mësipërmit, gadi në secilin pajtohen me emrin “GOMAR”
Qe nji anekdotë për gomarin:
“I kish pas hup Nastradin Hoxhës magari e kojshitë e tij kujtojnë që Nastradini asht merzitë shumë, e shkojnë m’i pá, kur shkojnë e gjojnë Nastradinin tuj kesh’ e çuditën! Po ja bojnë:
– Nastradin, a u merzite që t’kish hup magari? Nastradini ju përgjegjet:
– Jo vallahi hiç s’jam mezit, po shyqyr Zotit që s’jam kon’ hipun n’to, se isha hup edhe une me gjith magar!”
*
IMH
e-mail: ekspertimh@hotmail.com
Shkrim i qëlluar! Fatëkeqsisht po perseritet historia dhe armiku po na i okupon tokat tona në menyre “diplomatike” me bashkëpuntorë tradhëtarë.