Figura poetike në poemën “Nënë Shqipëri” e poetit Dritëro Agolli, sipas kritikës letrare është gjymtyrë e mendimit dhe ndjenjës, madje jo rrallë ajo na paraqitet si organizëm i plotë [1].
Në dritën e kësaj poeme, është personifikuar Shqipëria në një figurë aq të dashur, të afërt për kohën shqiptare, siç është nëna, kur e kur tërë sistemi figurativ letrar i nënshtrohet logjikës së figurës në brendi të poemës. Për këtë konceptim, kritika latrare thekson se Shqipëria është thirrur nënë gati një shekull më parë nga rilindësit.
Vargu i poetit D.Agolli me tipare të novatorisë qëndron në mënyrën e krijimit të portretit poetik të Nënës Shqipëri, të lidhjeve të saj me bijtë në mote të ndryshëm, në kushte e rrethana të kohës. Bota poetike që hapet në këngën e parë të poemës: “Lermë të bie në prehrin tënd të ngrohtë,/o hallemadhja ime shekullore” mbushet me asociacione konkrete e të gjalla, nga kënga në këngë [2].
Në gjithë perceptimin figurativ, poeti Dritëro Agolli i qëndron besnik përsonifikimit, kur e kur ai në kohën zbrazjes së shpirtit me poemën, ai nuk u drejtohet më fushave dhe maleve, lumenjve e liqeneve, gurëve të Shqipërisë, por gjymtyrëve të pjesëve të trupit të Nënës:
Të puth duart e tua, më të mirat në botë,
i ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;
duart e tua u regjën nga puna dhe gishtërinjtë,
që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve,
dhe supet që u varën nga xhoka e nga guna,
dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,
dhe ballin që u rrudh e u lërua nga mendimi,
dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,
dhe këmbët, që u zmadhuan nga ecja e mundimi,
dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa…
Për fund le të ndalemi në vargjet që cituam, kur e kur, çdo varg i poemës “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit, ka kryefjalë nga një emër prozaik: duar, gishtërinj, supe, mes, ballë, bebe, syri, këmbë dhe për të përmbyllur me kallzuesët e këtyre kryefjalëve që shprehin aq fuqishëm jetën dhe bëmat e shqiptarit në shekuj.
_______________
[1] Xhezair Abazi, Jeta dhe procesi letrar, Tiranë, 1984
[2] Po aty, faqe 263
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com