FESTA E FLAMURIT, SIMBOL I BASHKIMIT TË POPULLIT SHQIPTAR

0
Shpallja e pavarësisë - pikturë

Diaspora shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër atdhe, pos tokës së shqiptarizmës! Në faqet e gazetës “Dielli”, e kemi më afër tokën, diellin, gjuhën, flamurin shqiptar

Prof. Skënder Karaçica

Sot,populli shqiptar dhe diaspora në Amerikë ka festë të gëzimit, të kujtesës historike, në betejat e shekujve të përgjakur në kërkim të frymës së lirë në tokën tonë. Festa e Nëntorit për Pavarësinë e Shqipërisë-Dita e Flamurit po hedhë dritë në faqet e gazetës “Dielli” më e vjetra e fjalës dhe të lajmit shqip, këndej detit në Amerikën e largët.

Popull im i dashur Shqiptar! E keni ruajtur ndër shekuj tokën, diellin, gjuhën, flamurin të prëgjakur për Ty Shqipëria jonë…! Të duam e bukura e dheut, me emrin Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosovë (term Dritëro Agolli) Dhe, diaspora shqiptare këndej detit në Amerikë, bënë thirrje me dritën e diellit,ne nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës…!

Thirrje para diellit për Tiranën dhe Prishtinën, merrni frymë bashkë dhe nisuni në udhën e demokracisë e të shtetit ligjor,që në shekullin e ri, mos të vonohemi në histori, tashti me fajin tonë! Me flamurin kuqezi do të participojmë tipare të vlerave kombëtare të kombit shqiptar me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën!

Gëzuar Festa e Nëntorit – Dita e Flamurit Shqiptar!
Me gazetën “Dielli” festa bëhet më mashështore!

Çikago, më 28 nëntor 2025
Skënder Karaçica - logo
Skënder Karaçica

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.