Faleminderit shpëtimtari ynë!

0
Ibrahim Rugova

Shkruan: Florim Zeqa, 21.01.2025

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim
të shpëtimtarit të qenies sonë kombëtare

Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.

Veprat e tij i kemi kudo dhe kahdo në mesin tonë

Me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqesor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me besim të fuqishem në Zot dhe Atdhe.

Me veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqesore, si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Përjetësisht i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare, atit themeltar të shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikanët e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtët binar siq qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rugova na la shtetin amanet

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Themelet e forta të shtetit të Kosovës, të cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës aktive paqesore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për krijimin e vendeve të punës për të rinjët dhe shumë projekte të fushave të ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Ëngjëlli ynë, shpëtimtari i qenjes sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e tij, pasi i realizoj gjitha premtimet dhe përmbushi të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiell, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe besa me tradhti.

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!

Florim Zeqa, 21 Janar 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.